KDI organizon vizitën e parë të deputetëve të Kuvendit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes për drejtësi

27-11-2017 - Mitrovice

KDI organizoi  sot, vizitë për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Xhevahire Izmaku, Sami Kurteshi, Shkumbin Demaliaj në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës ku u pritën nga kryeprokurori, Shyqyri Syla.

Kryeprokurori Syla, njoftoi deputetët rreth hapave të ndërmarrë për zbatimin e marrëveshjes së drejtësisë, integrimin e sistemit prokurorial dhe sfidat me të cilat po përballen. Ai tha se janë të angazhuar 21 prokurorë, përkatësisht 10 prokurorë serb dhe 11 prokurorë shqiptar të cilët do të operojnë në bazë të ligjeve të Kosovës. Ai shtoi se ndarja e lëndëve në Prokurori do të bëhet me short dhe tashmë është filluar të punohet.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës takuan edhe prokurorët nga të dy komunitetet, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të ndjekur në vazhdimësi procesin e integrimit të sistemit të drejtësisë, duke kërkuar që ky proces të bëhet në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.