KDI organizon shkëmbimin e përvojave në mes të parlamentit të Zvicrës dhe atij të Kosovës

20-21 shkurt 2018 - Prishtinë

Një delegacion i shërbimeve të jashtme të Parlamentit të Zvicrës ka qëndruar në një vizitë dyditore në Prishtinë, përkatësisht ka zhvilluar takime në Parlamentin e Kosovës. Delegacioni i shoqëruar nga Ambasadori i Zvicrës z. Jean-Hubert Lebet u prit nga Kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli.
Gjatë kësaj kohe, delegacioni zviceran zhvilloi takime edhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të administratës së Kuvendit, ku shkëmbyen përvojat e të dyja Kuvendeve.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, për zbatimin e projektit “Për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë”, me financimin e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.