Raportohet për sfidat në zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut

TAKIME 26.11.2018

KDI ka ofruar asistencë për Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal për të ftuar në raportim institucionet e sektorit të energjetikës për të diskutuar rreth zbatimit të Marrëveshjes së Energjisë që u mbajt sot.

Në takim morën pjesë përfaqësues të MZHE-se të udhëhequr nga z. Halit Hoxha, përfaqësues të KOSST të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv z. Ilir Shala si dhe përfaqësues të ZRRE-së të udhëhequr nga z. Arsim Janova, dhe u diskutua rreth hapave të ndërmarr në zbatimin e Marrëveshjes për Energji të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013 si dhe sfidave që po e përcjellin këtë proces që nga fillimi.

Në këtë takim u diskutua rreth hapave të ndërmarr në zbatimin e Marrëveshjes për Energji të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013 si dhe sfidave që po e përcjellin këtë proces që nga fillimi. U raportua që para 10 ditësh, kompania Elektroserver, degë e kompanisë EPS të Serbisë, ka marr çertifikatën e biznesit në ABRK. Ky regjistrim vjen pas 3 aplikimeve të dështuara që nga viti 2015, për shkak të siç u tha në këtë takim, mosrespektim të kritereve të aplikimit dhe legjislacionit të shtetit të Kosovës nga kjo kompani.

Pritet që kompletimi i regjistrimit dhe fillimit të operimit të kësaj kompanie në Kosovë, të bëhet pas aplikimit të saj në ZRRE dhe marrjen e licencës nga e njëjta. ZRRE vuri në dijeni që një përgjigje nga pala serbe lidhur me aplikimin e kësaj kompanie pritet të mërkurën e kësaj jave.

Në raportim gjithashtu deputetët u vunë në dijeni që më 25 tetor 2018, ENTSO-e ka vënë një propozim të balancuar para operatorëve të sistemit transmetues të Evropës Qendrore në të cilën është propozuar një zgjidhje e përkohshme deri më 31 mars 2018 për ndaljen e devijimeve që KOSTT po i shkakton Sistemit Elektroenergjetik të Evropës Kontinentale.  Me këtë propozim KOSTT do të njihej de facto si bllok i pavarur rregullues, ndërsa hidrocentrali i Ujmanit do të vendosej nën kontrollin e Serbisë

Komisioni u njoftua se pala kosovare kishte refuzuar këtë propozim të ENTSO-e. KOSTT gjithashtu njoftoi Komisionin se po vazhdon devijimet në Sistemin Elektroenergjetik të Evropës Kontinentale për shkak të mospagesës së energjinë së konsumuar në komunat veriore të vendit. Kjo shumë e borxhit të KOSST-it deri më tani ka arritur vlerën prej 11.5 milion EURO.

KDI i ka dorëzuar këtij komisioni edhe një dokument informues për këtë marrëveshje.

Asistenca e KDI-së për Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal u ofrua në kuadër të projektit “Perspektiva Evropiane – ndërtimi i konsensusit kombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” që përkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë.