Sami Kurteshi

Sami Kurteshi

Krahaso me deputet tjetër
  • Vendi i lindjes Gjilan
  • Data e lindjes 05.06.1960
  • Kualifikimi Drejtësi

Pjesëmarrja në seanca plenare

90%

95 nga 106 seanca

Rangimi: i 12-ti

Shfaq detajet

Lojaliteti ndaj grupit parlamentar

92%

22 nga 24 votime

Rangimi: i 19-ti

Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve

100%

1 nga 1 pyetje

Rangimi: i 1-ri

Pyetjet drejtuar deputetit

  • 31/01/2019 Pyet: Jehona Krasniqi Prishtinë

    Përshëndetje i nderuar z. Kurteshi, pyetja ime është në lidhje me rritjen e pagave të bashkëpunëtorëve profesional në Këshillin Gjyqësorë dhe Prokurorial. Nga disa raporte që kam lexuar nga shoqëria civile, kam parë se keni ngritur zërin që bashkëpunëtorëve profesional të këtyre dy institucioneve t'iu rritet paga. Pyetja është kjo, çka ka ndodhur me rritjen e pagave për këta bashkëpunëtorë profesional, pasi që është diskutuar në Komisionin për Legjislacion që të ketë rritje pagash për këtë kategori, apo jo? Shpresoj të marr përgjigjen e pyetjes sime!

    03/02/2019 Pas 2 ditëve

    Ne si LVV dhe unë personalisht e kemi ngritur në çdo rast të mundshëm, në çdo diskutim nëpër institucione, çështjen e bashkëpunëtorëve profesionalë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës.  Ne jemi të lumtur që kemi arritur që në ligjet e posamiratuara për gjykatat, KGJK-ën dhe KPK-ën, të pranohet pjesërisht propozimi i LVV për rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve profesionalë për gjyqtarët dhe prokurorët. LVV dhe unë personalisht kemi kërkuar nga 2 bashkëpunëtorë profesionalë për çdo gjykatës dhe prokuror. Kuvendi ka miratuar nga një bashkëpunëtor profesional. Ky është një përmirësim i pjesërishëm, por relativisht pozitiv.

    Sa i përket nivelit të pagave, LVV, respektivisht deputetja Albulena Haxhiu ka kërkuar koeficientin 5 për bashkëpunëtorët profesionalë në gjykata dhe prokurori. Fatkeqësisht, fatkeqësisht, në ligjin e pagave ky propozim i LVV nuk ka kaluar. Kuvendi ka miratuar një kofeficient 3.5 për bashkëpunëtorët profesionalë, që sipas mendimit tonë  dhe timin, është një lëshim dhe gabim shumë i madh. Kjo nuk do të inkurajojë studentët-juristët e mirëfilltë të synojnë profesionin e bashkëpunëtorit profesional, sepse përgjegjësia, përgatitja dhe vëlllimi i punës nuk përputhen aspak me kompensimin dhe motivimin material, sidomos kur merret parasysh dallimi i madh në të ardhura midis gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë. Ju informojmë se vlera e koeficientit në Ligjin e posamiratuar në lexim të parë për pagat është 239 Euro. Pra, paga e bashkëpunëtorit profesional do të arrijë 836  Euro, që është dallim i madh me atë të prokurorit respektivisht gjykatësit.

    Me nderime!

  • Të gjitha pyetjet

Pyet Deputetin

Sami Kurteshi

LVV

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e KDI-së para se të ju drejtohen deputetëve. KDI mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyet Deputetin

Votimet e deputetit

Filtro
Data Titulli Vota Lojal/Rebel ndaj grupit parlamentar

Udhëtimet e deputetit

Filtro
    Vendi Arsyeja e vizitës Periudha kohore Buxheti