Shqipe Pantina

Shqipe Pantina

Krahaso me deputet tjetër
  • Vendi i lindjes Klinë
  • Data e lindjes 23.02.1974
  • Kualifikimi Studime Evropiane

Pjesëmarrja në seanca plenare

89%

94 nga 106 seanca

Rangimi: e 13-ta

Shfaq detajet

Lojaliteti ndaj grupit parlamentar

86%

18 nga 21 votime

Rangimi: e 31-ta

Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve

67%

2 nga 3 pyetje

Rangimi: e 2-ta

Pyetjet drejtuar deputetit

  • 06/02/2019 Pyet: Qendresa Prishtinë

    Përshëndetje deputete e nderuar, uroj të jeni mirë dhe punët po ju ecin mirë! Kam një pyetje rreth ligjit të sapo aprovuar në Kuvend, Ligji për zyrtarët publik. Tek Ligji për zyrtarët publik, ajo çka po më intereson më së shumti (e di që gjatë sesioneve informuese që i mbante ministri i MAPL-së, e pati theksuar që me këtë pako eleminohet edhe një element shumë me rëndësi që ka qenë për të papunësuarit, e që është përvoja mbas diplomimit), po dua të më marrë një përgjigje konkrete. A është në këtë pako që ka kaluar në Kuvend dhe kjo pjesa e përvojës mbas diplomimit dhe që ka qenë një hendikep shumë i madh për profesionist, për të sapo diplomuarit dhe të diplomuarit po që nuk kanë arrit që të bëjnë përvojë mbas diplomimit dhe që janë penalizu nëpër konkurse në institucione publike. Nëse mundeni të më jepni një përgjigje definitive, sepse tek Ligji për zyrtarët publik ka qenë ajo pikë që e ceka dhe nëse vlen zbatueshmëria me ligjin e ri, a hyn në fuqi edhe kjo mbas 9 muajve apo hyn në fuqi menjëherë?

  • 28/01/2019 Pyet: Gëzim Salihu Vushtrri

    Përshëndetje e nderuar deputete zonja Shqipe Pantina, fillimisht vlerësoj lartë punën tuaj që jeni duke bërë në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  punë e cila ka bërë të ndryshoj shumë praktika jo të mira të Kuvendit. Në saje të kësaj unë kërkoj nga ju që këto ditë që është aktuale Projektligji për Paga të keni parasysh dhe të mos i lëni anash nenet dhe pikat që rregullojnë koficientin, rrezikshmërinë dhe shtesat e punës në Policinë e Kosovës.  Kjo pasi që në Polici për momentin asnjë organ - sindikat nuk është duke lobuar apo artikuluar kërkesat e policëve e në veçanti njësive të specializuara ku ne të veprojnë.  Njësi kjo që e kanë rrezikun ekstrem siç është njësia për trajtim të eksplozive që çdo moment rrezikon jetën personale gjatë kryerjes së detyrës, andaj e vetmja shpresë është tek autoriteti dhe niveli juaj që mund t’i merrni parasysh kushtet e policëve. 

    30/01/2019 Pas 2 ditëve

    I nderuar zotëri Salihunga

    Faleminderit për pyetjen dhe për vlerësimin tuaj. Sa i përket pyetjes suaj për ligjin për pagat, kërkesat ë ju I keni parashtruar tashmë janë shqyrtuar më shumë kujdes nga komisioni për administratë publike  në projektligjin për pagat dhe shumica prej tyre janë marrë parasysh dhe janë përfshi në draftin final të ligjit i cili pritet të miratohet së shpejti në Kuvend. Policia e Kosovës do të ketë një trajtim dinjitoz ashtu siq e meriton edhe në ligjin për zyrtarët publik edhe në ligjin për pagat.

    Suksese në punën tuaj!

  • 27/01/2019 Pyet: Agim Prishtinë

    E nderuar deputete znj.Shqipe Pantina, sa ka avancuar Projektligji për Pagat? Kur do të filloj të implementohet, në rast që arrin të votohet në enjten (afatet ligjore)?

     

    28/01/2019

    I nderuar Agim, faleminderit për pyetjen. Komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe media është në përfundim të shqyrtimit të pakos së ligjeve të Reformës në Administratë Publike pjesë e së cilës është edhe Projektligji për Paga. Besojmë se gjatë kësaj jave pra deri me 31 janar edhe komisionet tjera të përhershme do e shqyrtojnë atë dhe do të përcillet e do votohet në seancë. Por zbatimi i këtij ligji nuk do bëhet menjëherë pas hyrjes në fuqi për shkak të implikimeve të larta buxhetore të cilat nuk janë parashikuar për këtë vit, por edhe për shkak se duhet të nxirren një varg rregulloresh e akte tjera nënligjore që lidhen me zbatimin e tij.  Pra ligji duhet të filloj zbatimin brenda këtij viti por jo në gjashtëmujorin e parë të tij. 

  • Të gjitha pyetjet

Pyet Deputetin

Shqipe Pantina

PSD

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e KDI-së para se të ju drejtohen deputetëve. KDI mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyet Deputetin

Votimet e deputetit

Filtro
Data Titulli Vota Lojal/Rebel ndaj grupit parlamentar

Udhëtimet e deputetit

Filtro
    Vendi Arsyeja e vizitës Periudha kohore Buxheti