Xhevahire Izmaku

Xhevahire Izmaku

Krahaso me deputet tjetër
  • Vendi i lindjes Vushtrri
  • Data e lindjes 15.08.1971
  • Kualifikimi Marrëdhënie me Publikun

Pjesëmarrja në seanca plenare

87%

92 nga 106 seanca

Rangimi: e 15-ta

Shfaq detajet

Lojaliteti ndaj grupit parlamentar

97%

38 nga 39 votime

Rangimi: e 3-ta

Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve

100%

4 nga 4 pyetje

Rangimi: e 1-ra

Pyetjet drejtuar deputetit

  • 10/02/2019 Pyet: Habib Ademi Lummadh, Vushtrri Vushtrri

    E nderuara deputete, znj. Xhevahire Izmaku po ju drejtohem juve e nderuar, pasi që edhe ju jeni e të njëjtës komunë, pra nga Komuna e Vushtrrisë. Unë dhe 74 familje tjera banojmë në Lummadh në banesat në të cilat para lufte kanë qenë refugjatët serb nga Kroacia, për këtë sigurisht se ju keni njohuri edhe më të mëdha. Në këto banesa jetojnë kryesisht familje të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve por edhe familje tjera me kushte të vështira ekonomike. Në këtë kompleks që prej ndërtimit të tyre në vitin 1995, asnjë investimi infrastrukturor nuk është bërë. E vetmja lagje në Lummadh edhe në rrethinë që mungon ndriçimi, edhe pse llampat elektrike janë që nga paralufta, rrugët janë të dëmtuara, trotuaret gjithashtu, me një fjalë, nuk është investuar asnjëherë. Banesat në përgjithësi janë të demoluara për shkak të ndërrimit të shpeshtë, statusi i tyre është i parregulluar. Kërkesa ime do të ishte që të bëni diçka për këto familje dhe ta ngrisni në Kuvend si shqetësim. Me shumë respekt! 

    13/02/2019 Pas 2 ditëve

    Të nderuar, çështjen e statusit të këtyre banesa e kam ngritur qysh në mandatin tim të parë! Kjo çështje ende është e ndjeshme në çështjen e legalitetit! Sa i përket gjendjes së infrastrukturës, kjo kompetencë është decidive e pushtetit lokal! Ju lutem që të njëjtën kërkesë ta shtroni drejtuar organeve komunale në Vushtrri, ndërsa unë do të bart shqetësimin tim tek asambleistet e PDK-së në Vushtrri! Unë do të përcjellë këtë shqetësim në të gjitha organet kompetente derisa kjo të evitohet dhe ju të keni jetë më të mirë! Me respekt!

  • 29/01/2019 Pyet: Veton Jusufi Fushë Kosovë Pyetje per dialogun

    E nderuar deputete znj.Xhevahire Izmaku, kam dy pyetje për ju. E para, pse ne veteranët e punësuar nuk gëzojmë asnjë benificion nga Shteti? Dhe pyetja e dytë, çfarë mendoni për Dialogun Kosovë-Serbi, ku e shpie ky dialog Luginën e Preshevës?

    05/02/2019 Pas 6 ditëve

    Përshëndetje!

     

    Përgjigjen e pyetjes së parë po besoj edhe vet e dini që për fajin e "dikujt" ende zyrtarisht të panjohur, u degradua statusi i veteranëve dhe unë besoj që pasi të pastrohen këto lista dhe shpresojmë të ndodh këtë vit, ju do të keni privilegjet e merituara me Ligj si në çdo vend bote që shteti i bën për veteranin e luftës!

    Sa i përket pyetjes së dytë, mendoj personalisht se Lugina shpejt do të ndjejë dorën e shtetit si bashkëkombas! Meqënëse jemi në proces ende, në këtë drejtim tani s'mund të jap detaje më shumë! Me respekt!

  • 28/01/2019 Pyet: Arben Gjilan

    E nderuara deputete, sa është paraparë të jenë shtesat për rrezikshmëri për Policinë e Kosovës në kuadër të Projektligjit për Pagat? Shpresoj që të keni në konsideratë gjendjen financiare aktuale e cila është shumë e pafavorshme për Policinë e Kosovës.

    29/01/2019

    Shtesa e posaqme do të jetë edhe në ligjin e ri, duke mos tejkaluar 40% të pagës bazë. Kjo listë e zyrtarëve policore bashkë me shumën  e mjeteve do të përcaktohet me akte tjera me.propozim të ministrisë përkatëse dhe të financave pas hyrjes në fuqi të ligjit te ri. Policia ka një ngritje kualitative të pagës në ligiin e ri që pritet të votohet këtë javë.

     
  • Të gjitha pyetjet

Pyet Deputetin

Xhevahire Izmaku

PDK

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e KDI-së para se të ju drejtohen deputetëve. KDI mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyet Deputetin

Votimet e deputetit

Filtro
Data Titulli Vota Lojal/Rebel ndaj grupit parlamentar

Udhëtimet e deputetit

Filtro
    Vendi Arsyeja e vizitës Periudha kohore Buxheti