Daut Haradinaj

Daut Haradinaj

Krahaso me deputet tjetër
  • Vendi i lindjes Deçan
  • Data e lindjes 01.04.1978
  • Kualifikimi Drejtësi

Pjesëmarrja në seanca plenare

86%

85 nga 99 seanca

Rangimi: i 15-ti

Shfaq detajet

Lojaliteti ndaj grupit parlamentar

100%

21 nga 21 votime

Rangimi: i 1-ri

Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve

67%

2 nga 3 pyetje

Rangimi: i 2-ti

Pyetjet drejtuar deputetit

  • 13/08/2018 Pyet: Gent Kastrati Kamenicë

    Përshëndetje i nderuar, jam qytetar i komunës së Kamenicës dhe po të shkruaj për një brengë që në të ardhmën mund të mos jetë fare e këndshme. Lajmin për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë më së miri e kanë pritur qytetarët e harruar të komunës sonë. I ngazëllyer, unë fillova të shprehë interesim dhe rastësisht në webfaqen: https://www.distancefromto.net, arrij të shoh një plan, i shprehur në hartë, mirëpo papritur pashë dicka që në të ardhmen mund jo vetëm që të shkaktonte pakënaqësi për qytetarët tanë por edhe shpërngulje të mëtejme jashtë Kosovës. Unë nuk arrita të shoh ndonjë pikë hyrëse/dalëse për komunën e Kamenicës, (pikë e cila do duhej të ishtë në Crep). Andaj, i zhgënjyer më këtë fakt, në pamundësi të kontaktit me Ministrin Lekaj, të shkruaj ty me shpresën që do shprehni interesimin mbi këtë problem dhe të merrni masa që mos të na humb shpresa e vetme që kemi për zhvillimin e komunës sonë të ‘prapambetur’. Shpresoj që ajo hartë të jetë e gabuar. Faleminderit!

  • 25/04/2018 Pyet: Gazmend Prishtinë

    I nderuar deputet, kam një pyetje lidhur më Projektligjin për Ndërtimet pa Leje, mos miratimi i tij na ka bllokuar të gjitha ndërtimet pasi që nuk ka mundësi të zhvillohen punimet pa miratimin e këtij ligji. Tash e tri vite jemi në pritje, a mund ta shtyni këtë proces më shpejt përpara. Me respekt!

    27/04/2018 Pas 1 ditëve

    Ligji në fjalë është në procedurë dhe shumë shpejt do të marr epilogun e nevojshëm. Unë besoj që në afatin prej 35 ditë do të përfundoj ligji në fjalë. Respekt!

  • 03/04/2018 Pyet: Çlirimtar Malishevë

    Si i komentoni veprimet e Kryeministrit të Kosovës në lidhje me shkarkimet e fundit?

    05/04/2018 Pas 1 ditëve

    I nderuar qytetar, lidhur me pyetjen tuaj, unë mendoj se ka qenë vendim i domosdoshëm kërkesa për lirim nga detyra e dy zyrtarëve të lartë nga ana e KM. Kjo situatë e krijuar kohëve të fundit kërkon reagim institucional dhe besoj shumë se këto veprime janë të arsyeshme.

    Me respekt

    Daut Haradinaj 

  • Të gjitha pyetjet

Pyet Deputetin

Daut Haradinaj

AAK

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e KDI-së para se të ju drejtohen deputetëve. KDI mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyet Deputetin

Votimet e deputetit

Filtro
Data Titulli Vota Lojal/Rebel ndaj grupit parlamentar

Udhëtimet e deputetit

Filtro
    Vendi Arsyeja e vizitës Periudha kohore Buxheti