Elmi Reçica

Elmi Reçica

Krahaso me deputet tjetër
  • Vendi i lindjes Ferizaj

Pjesëmarrja në seanca plenare

88%

93 nga 106 seanca

Rangimi: i 14-ti

Shfaq detajet

Lojaliteti ndaj grupit parlamentar

95%

20 nga 21 votime

Rangimi: i 10-ti

Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve

100%

1 nga 1 pyetje

Rangimi: i 1-ri

Pyetjet drejtuar deputetit

  • 03/02/2019 Pyet: Muhamed

    I nderuar deputeti Reçica, unë kam një pyetje për ju lidhur me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat. Personalisht kam gjashtë vite që punoj në sektor privat dhe rroga që kam marrë për gjithë këto vite nuk e ka kaluar shumën prej 220 euro. Kur do të filloj Kuvendi dhe ju si deputetë të mendoni për gjendjen e punëtorëve në sektorin privat dhe të bëni diçka në këtë drejtim?

    06/02/2019 Pas 3 ditëve

    I nderuari z. Muhamed, kam kënaqësinë e veçantë të ju përgjigjem në pyetjen tuaj të cilën ma keni parashtruar e që ndërlidhet me gjendjen e punëtorëve dhe nivelin e të ardhurave në sektorin privat.  Me këtë rast, e kuptojë shumë drejtë shqetësimin tuaj lidhur me gjendjen e punëtorëve, nivelin e të ardhurave, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në sektorin privat.

    Si deputetë të Kuvendit të Kosovës, do të angazhohemi dhe do të kujdesemi të ngrisim më tej përgjegjësinë e punëdhënësve për të respektuar të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, përveç tjerash edhe mundësinë për të vendosur zbatimin dhe përfshirjen e parimeve bazë në kuadër të sistemit të pagave në sektorin privat, si fjala bie: parimi i pagës së barabartë; parimi i transparencës; parimi i ligjshmërisë; parimi i mosdiskriminimit etj. 

    Edhe në sektorin privat zbatohen dispozitat e Ligjit të Punës Nr.03/L-212, Qeveria e Repubikës së Kosovës është duke e draftuar këtë ligj me qëllim të avansimit të të drejtave që dalin nga ky ligj, që të ngriten më tej kushtet socio-ekonomike dhe forcimin e mekanizmit për zbatimin e këtyre të drejtave. Jemi në konsultim me mekanizmat relevant me qëllim të rritjes së nivelit të pagës mesatare në Republikën e Kosovës.

    Si institucione shtetërore jemi të angazhuar në zbatimin dhe implementimin e vazhdueshëm të politikave të favorshme fiskale, në përgatitjen e ligjeve tatimore që mundësojnë masa mbrojtëse tatimore për prodhuesit tanë si dhe përgatitjen për masat e reja fiskale në harmoni të plotë me nevojat dhe kërkesat e sektorit privat, në përgatitjen e reformave ligjore që do të paraqesin siguri të plotë juridike, qoftë për bizneset vendore por edhe ato të huaja, në mënyrë që të mundësohet fuqizimi i bizneseve e mëpastaj edhe ngritja e pagave në sektorin privat, me këtë rast, më duhet të përmend kontributin e ministrit të financave Bedri Hamza dhe të akterëve të tjerë institucional e shtetëror.

    Duke ju dëshiruar gjithë të mirat për juve dhe familjen tuaj, shpresoj se me përgjigjen time kam arritur të përmbush sado pak pritjet e juaja nga parashtrimi i pyetjes suaj, gjithashtu me shumë dashamirësi dhe kënaqësi i mirëpres edhe në të ardhmen parashtrimin e pyetjeve, shqetësimeve dhe adresimet e juaja eventuale!

  • Të gjitha pyetjet

Pyet Deputetin

Elmi Reçica

PDK

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e KDI-së para se të ju drejtohen deputetëve. KDI mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyet Deputetin

Votimet e deputetit

Filtro
Data Titulli Vota Lojal/Rebel ndaj grupit parlamentar

Udhëtimet e deputetit

Filtro
    Vendi Arsyeja e vizitës Periudha kohore Buxheti