VETËM PËR GJASHTË MUAJT E PARË TË VITIT 2018 DEPUTETËT E KUVENDIT TË KOSOVËS UDHËTUAN 210 HERË JASHTË VENDIT

Në bazë të raporteve financiar për gjashtë muajt e parë të vitit 2018 ( periudha janar – qershor ), të cilat i ka publikuar Kuvendi i Kosovës, shihet se deputetët kanë realizuar gjithsej 210 udhëtime jashtë vendit, udhëtime këto që buxhetit të shteti i kanë kushtuar në total 172,616.41 €.

Në bazë të këtij raporti, del se nga 120 deputetët, prej tyre 78 kanë realizuar udhëtime jashtë vendit përderisa 42 prej tyre për këtë periudhë kohore nuk kanë udhëtuar asnjëherë jashtë vendit. Numri më i madh i këtyre vizitave janë në vendet e kontinentit të Evropës (198), me përjashtim të 11 vizitave në kontinentin e Amerikës dhe 1 vizitë në kontinetin e Azizsë. Kurse vendet më të vizituara nga deputetët janë Shqipëria me 40 vizita, pastaj Franca me 30, dhe Belgjika me 17 vizita.

Dhjetë deputetët me numrin më të madh të udhëtimeve në bazë të raporteve financiare janë Armend Zemaj (10), Blerta Deliu – Kodra(9), Fikrim Damka(7), Kadri Veseli (7), Aida Dërguti (7), Xhavit Haliti (6), Mufera Sinik (6), Vjosa Osmani – Sadriu (5), Time Kadrijaj (5) dhe Teuta Haxhiu (5).

Në totalin e shpenzimeve nuk janë përfshirë edhe shpenzimet për bileta të udhëtimit për secilin deputetët pasiqë në raportin finaniar të Kuvendit të Kosovës nuk është e specifikuar kategoria e shpenzimeve për bileta.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!