Në cilët sektorë janë miratuar më së shumti ligje gjatë legjislaturës së V -të dhe të VI-të?

Legjislatura e V-të e Kuvendit të Kosovës, mbetet legjislatura me më së paku ligje të miratuara për dallim nga të gjitha legjislaturat e pas pavarësisë. Numri i përgjithshëm i ligjeve të miratuara gjatë legjislaturës së V-të është 115 ligje, ku po thuajse gjysma e tyre i takojnë vetëm dy sektorëve, atij për financa (36 ligje)  dhe drejtësi (16 ligje).

Për dallim nga legjislatura paraprake, legjislatura e VI-të e Kuvendit të Kosovës për periudhën raportuese (gusht 2017 – dhjetor 2018) ka qenë më aktive sa i përket numrit të ligjeve të miratuara. Janë miratuara gjithsej 80 ligje për këtë periudhë kohore.

E përbashkëta e dy legjislaturave të fundit (legjislatura e V-të dhe e VI-të) janë sektorët ku janë miratuar më së shumti ligje.  Ngjashëm sikuse legjislatura e V-të, numri më i madh i ligjeve të miratuara edhe në legjislaturën aktuale janë në sektorin e financave (14 ligje) dhe atë të drejtësisë (14 ligje).

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!