Kabineti qeveritar nuk ka përgjigje për 42% të pyetjeve parlamentare të deputetëve

Që nga fillimi i  kësaj legjislature e deri më tani numri i përgjithshëm i pyetjeve parlamentare të parashtruara nga deputetët është 438, ku 58% e të cilave kanë marrë përgjigje nga kabineti qeveritar. Ndërkaq janë edhe 180 pyetje të cilat nuk nuk kanë marrë përgjigje nga kabineti qeveritar ose 42% e pyetjeve të parashtruara.

Shumë prej pyetjeve që janë parashtruar gjatë kësaj legjislature janë ri-lexuar përgjatë disa seancave radhazi nga deputetët parashtrues, për shkak të mungesës së kabinetit qeveritar në punimet e Kuvendit.

Pjesa dërrmuese e pyetjeve parlamentare të parashtruara vijnë nga deputetët e opozitës, prej të cilëve LVV-ja kryeson më numrin më të madh të pyetjeve me gjithsej 150 pyetje parlamentare prej të cilave përgjigje ka marrë në 91 prej tyre, e pasuar nga grupi parlamentari i LDK-se me 115 pyetje parlamentare ndërkaq përgjigje ka marrë në 51 prej tyre. Grupi parlamentar i PDK-së ka parashtruar 65 pyetje parlamentare prej të cilave 45 kanë marrë përgjigje, PSD me 66 pyetje parlamentare ku prej tyre 44 kanë marrë përgjigje, AAK me 17 pyetje parlamentare prej të cilave 11 kanë marrë përgjigje, NISMA me 14 pyetje parlamentare, ku në 12 prej të cilave kanë marrë përgjigje, dhe 6+ e LS me nga një pyetje parlamentare për të cilën nuk kanë marrë përgjigje. Ndërkaq grupi i deputetëve të pavarur kanë parashtruar 9 pyetje parlamentare të cilët kanë marrë përgjigje në vetëm 4 prej tyre.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!