Sa nisma ligjore i ka iniciuar Kuvendi gjatë kësaj legjislature?

Qeveria vazhdon të jetë sponzorizuesi kryesor i ligjeve në Kosovë ndonëse me Kushtetutë dhe Rregullore të Punës së Kuvendit kjo e drejtë ju njihet edhe Presidentit nga fusha e veprimtarisë së tij, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare, 6 e më shumë deputetëve, dhe 10 mijë qytetarëve sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Propozimi i nismave ligjore nga ana e Kuvendit ka qenë sfiduese për këtë institucion ndër legjislatura. Mirëpo ndryshe nga legjislaturat e kaluara, këtë legjislaturë Kuvendi ka qenë shumë më aktiv në këtë drejtim.

Gjatë kësaj legjislature, Kuvendi ka iniciuar 21 nisma ligjore të propozuara nga Komisionet parlamentare, grupet parlamentare dhe vetë deputetët. Komisionet parlamentare kanë qenë më aktive në këtë drejtim, duke ndërmarrë kështu 12 prej këtyre nismave.  Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteve dhe Kthim – ka inicuar një nismë ligjore; Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media  – ka iniciuar tri nisma ligjore, prej të cilave një është miratuar; Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e AKK-së – ka iniciuar katër nisma ligjore prej të cilave një është miratuar; Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëyqyrjen e FSK-së – ka iniciuar një nismë ligjore;  Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal  –  ka iniciuar një nismë ligjore;  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor – ka iniciuar dy nisma ligjore të cilat tashmë janë miratuar nga Kuvendi.

Ndërsa dy grupet parlamentare që kanë iniciuar nga një nismë ligjore janë grupi parlamentar i LDK -së dhe ai i LVV-së, prej të cilave vetëm nisma ligjore e LVV-së ka marrë miratimin final nga Kuvendi.

Ndërkaq deputetët që kanë iniciuar nga një nismë ligjore të mbështetur nga pesë e më shumë deputetë janë: Ahmet Isufi, Albulena Haxhiu, Aida Dërguti, Faton Topalli, Kadri Veseli, Mërgim Lushtaku, Zafir Berisha.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!