Ballina | Analiza tė projektligjeve | Opinione | Seancat plenare | Deputetėt | Grupet parlamentare | Komisionet parlamentarePėr ne | Kontakti

Kimete Bytyēi
• CV
• Pjesėmarrja nė seanca
• Ēėshtje
• Diskutimet
• Pyetje
•
Pjesėmarrja nė seanca
Mungesat nė seanca
Ēėshtje
Pyetje

Pyetjet parlamentare

 

14 qershoe 2012
Deputetja Kymete Bytyēi, pyetje pėr ministrin Mahir Yagcilar.

KYMETE BYTYĒI: Falemnderit, kryetar! Duke pasur parasysh rėndėsinė e avancimit tė Shėrbimit Civil tė Kosovės, kėrkoj nga Ju tė mė informoni se deri ku janė arritur rezultatet nė nxjerrjen e akteve nėnligjore qė derivojnė nga ligjet pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės dhe kur do tė fillojė tė aplikohet procesi i gradimit nė bazė tė Ligjit pėr pagat e nėpunėsve civilė?

Pėrgjigje:

MAHIR YAGCILAR: Falemnderit! I nderuar kryetar i Kuvendit! Tė nderuar deputetė, Tė nderuar ministra, E nderuara zonja deputete, Fillimisht, mė lejoni tė shpreh falėnderimet pėr pyetjen rreth ēėshtjeve shumė tė rėndėsishme pėr Administratėn Publike.
Ju informoj se deri mė tani nė zbatimin e legjislacionit primar tė Shėrbimit Civil, pėrkatėsisht Ligjit pėr Shėrbimin Civil dhe Ligjit pėr pagat e nėpunėsve civilė, nga gjithsej 24 rregullore tė parapara janė aprovuar 14 akte nėnligjore, tė hartuara nga Ministria e Administratės Publike dhe Zyra e Kryeministrit, ndėrsa 10 rregullore janė ende tė paaprovuara.
Ministria e Administratės Publike e ka pėr obligim realizimin e aprovimit tė tri rregulloreve, si: Projekt-rregullorja pėr pensionimin e parakohshėm tė nėpunėsve civilė, qė ėshtė dėrguar nė Qeveri pėr aprovim, Projekt-rregullorja pėr vlerėsimin e rezultateve tė punės sė nėpunėsve civilė, qė ėshtė nė fazėn e hartimit nė Ministrinė e Administratės Publike, ndėrsa Projekt-rregullorja pėr shtesat mbi pagėn bazė dhe kompensimet tjera tė nėpunėsve civilė ėshtė nė procedurė pėr vlerėsimin e ndikimit financiar nė Ministrinė e Financave.
Ndėrsa, shtatė rregulloret tjera, sipas ligjit, duhet tė hartohen nė bashkėpunim me Zyrėn e Kryeministrit dhe tė miratohen nė Qeveri. Sa i pėrket pjesės sė dytė, pyetjes suaj, ju informoj se fillimi i aplikimit tė gradimit parashihet tė realizohet me Rregulloren pėr klasifikimin e vendeve tė punės nė Shėrbimin Civil. Rregullorja pėr klasifikimin e vendeve tė punės nė Shėrbimin Civil ėshtė aprovuar mė 2 mars, sipas sė cilės kėrkohet qė gjatė periudhės 9-mujore, tė gjitha institucionet e Republikės sė Kosovės tė bėjnė klasifikimin e vendeve tė punės dhe ta dėrgojnė nė Ministrinė e Administratės Publike dhe Ministrinė e Financave pėr marrjen e rekomandimeve pėr aprovim nė Qeveri.
Me aprovimin e klasifikimeve tė vendeve tė punės, pėr tė gjitha institucionet, pritet qė sistemi i ri i pagave nė Administratėn Publike tė fillojė mė 1 janar tė vitit 2013. Mė lejoni ta shfrytėzoj rastin tė ju informoj se me ligj dhe me kėtė rregullore bėhet kategorizimi i personelit tė punėsuar nė Shėrbimin Civil, nė katėr kategori funksionale: nėpunės civilė tė nivelit tė lartė drejtues, nėpunės civilė tė nivelit drejtues, nėpunės civilė tė nivelit ekzekutues dhe profesionalė dhe nėpunės civilė tė nivelit administrativ. Duke pėrcaktuar qė ēdo kategori funksionale e nėpunėsve civilė pėrfshin gradat e punės, tė cilat...

(Ndėrprerje nga regjia)

Pyetje shtesė? KYMETE BYTYĒI: Roli i Shėrbimit Civil tė Kosovės nė zhvillimin e vendit tonė dhe nėprocesin e zbatimit tė kritereve pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian ėshtė i madh,prandaj konsideroj se aplikimi i sistemit tė gradimit duhet tė jetė prioriteti juaj, nė atė mėnyrė qė ky proces tė fillojė tė aplikohet, pra siē e thatė, nga janari 2013.
Kjo ėshtė e rėndėsishme, sepse nėpunėsit civilė janė nė njė situatė tė palakmueshme sa u pėrket pagave dhe se kjo kategori e Administratės Publike meriton trajtim mė tė mirė.

Faleminderit! Pėrgjigje shtesė: MAHIR YAGCILAR:
, falemnderit! Vetėm njė si koment. Faktikisht, Rregullorja ėshtė aprovuar dhe do tė fillojė zbatimin mė 1 janar, por nevojitet koha pėr tė gjitha institucionet qė tė aprovohet nėpėrmjet Ministrisė sė Administratės Publike dhe vendimit nė Qeveri, klasifikimi i vendeve tė punės si rregullore pėr ēdo institucion.
Kėshtu qė besojmė qė mė 1 janar, ose me pagėn e janarit, do tė bėhet me sistemin e ri sipas ligjit. Faleminderit!

Seanca e datės 29_30_03 dhe 05_06_04_2012

Kimete Bytyqi, pyetje pėr ministrin Ramė Buja. Deputete, e ke fjalėn!

KIMETE BYTYQI: Ju faleminderit kryetar! Tė nderuar kabinet qeveritar, Kolegė deputetė, I nderuar zoti ministėr, Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, nė muajin tetor tė vitit 2009 gjatė fushatės parazgjedhore, pėr zgjedhjet lokale ka hapur tenderė pėr ndėrtimin e tri shkollave nė komunėn e Therandės, si nė vijim: Nėn njė, ndėrtimin e shkollės fillore nė fshatin Nishor. Nėn dy, ndėrtimin e shkollės fillore nė fshatin Grekoc dhe Nėn tre, ndėrtimin e shkollės fillore nė fshatin Vraniq. Mė pastaj, Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, i ka anuluar aktivitetet e prokurimit pa asnjė arsyetim dhe si pasojė as sot e asaj dite, kėto shkolla kanė mbetur pa u ndėrtuar, edhe pse komuniteti atje ka pritur realizimin sipas pretimit tė Qeverisė. Duke pasur pėr bazė kėtė gjendje, kėrkoj nga ana e juaj zoti ministėr, qė tė mė njoftoni se si ka ardhur deri te kjo situatė dhe cili do tė jetė angazhimi i juaj qė tė pėrmbyllet ky proces i ndėrtimit tė kryer nė kėto shkolla?

Pėrgjigje:

RAMĖ BUJA: I nderuari zoti kryetar! Ministėr Agani, Tė nderuar deputetė, E nderuara deputete Bytyqi, Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, ėshtė e pėrkushtuar nė pėrmirėsimin e hapėsirave shkollore dhe pėr kėtė qėllim dhe gjatė viteve tė fundit ka punuar shumė nė ndėrtimin e shkollave tė reja. MASHT, pėr tė gjitha objektet arsimore nė Kosovė, ka tė dhėnat e pėrgjithshme specifike pėr gjendjen e tyre dhe vjetėrsinė e tyre. Bazuar nė kėto tė dhėna dhe strategjitė pėr zhvillimin arsimit nė Kosovė, si dhe nė bashkėpunim me drejtoritė komunale tė arsimit, formohen edhe prioritetet pėr kėto investime. Edhe pse kemi zhvilluar shumė projekte, kėrkesat dhe nevojat pėr investimet nė godinat shkollore, janė shumė mė tė mėdha se kaq. Disa nga kėto nevoja janė edhe tri projektet pėr tė cilat keni parashtruar edhe ju pyetjen dhe ato, natyrisht qė janė edhe qė i pėrendėt ju, nė Nishor, nė Vraniq dhe nė Grikoc. 44
Nė vitin 2009, nga MASHT-i janė tenderuar tri objekte shkollore nė komunėn e Suharekės, por janė anuluar dy projekte nė fund tė dhjetorit dhe njė nė fillim tė janarit tė vitit 2010. Arseja e vetme pėr kėtė anulim, ka qenė se nė buxhetin e vitit 2010 tė Republikės sė Kosovės, tė ndarė pėr MASHT-in, nuk ka pasur mjete pėr vazhdimin e kėtyre projekteve. Kjo ėshtė arsyeja e vetme, nuk ka arsye tjetėr pėrplotėsuese.

Pyetje shtesė:

KIMETE BYTYQI: Ju thatė: - i kemi anuluar tri tenderėt. Atėherė a do t’i mbushni kėto premtime qė i keni dhėnė apo kėtė e keni bėrė vetėm pėr fushatė?

Pėrgjigje:

MINISTRI RAMĖ BUJA: Unė besoj se kjo puna e fushatės hiq nuk ėshtė aktuale tash, atėherė mbase ka qenė. Por ėshtė insistimi ynė ėshtė qė gjithsesi t’i pėrplotėsojmė tė gjitha nevojat e arsimit nė Kosovė me infrastrukturė teknike shkollore dhe nuk pėrmenda dy anulime, por e pėrmenda edhe tė tretin, ėshtė nė fillim tė janarit 1010 dhe dy tė tjerat i thash qė janė anuluar nė fund tė dhjetorit po tė njėjtit vit. Ju faleminderit, shumė!


Pyetje pėr Ministrin Dardan Gashi


KIMETE BYTYQI: Faleminderit, kryetar! Tė nderuar Kabinet qeveritar, Kolegė deputetė, Gjykata Supreme e Kosovės, me datėn 16 janar 2012 pėrkohėsisht e pezullon ekzekutimin e vendimit tė Qeverisė sė Kosovės, Nr. 02/ 46 tė marrė me 2 nėntor 2011. Ndėrsa, nė anėn tjetėr Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor ka deklaruar se nė Republikėn e Kosovės nuk ka asnjė operator tė licencuar pėr nxjerrjen e rėrės nga lumenjtė. Tė gjithė kompanitė qė kanė nxjerr rėrė nga lumenjtė kanė qenė dhe janė ilegale. Duke qenė kėshtu kėrkoj nga ana juaj, zoti ministėr tė mė pėrgjigjeni nė pyetjen si nė vijim: - Cilat janė veprimet qė do t’i merr Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor pas vendimit tė Gjykatės Supreme?

Pėgjigjia:

DARDAN GASHI: I nderuar kryetar, Kolegė tė Kabinetit, Deputetė tė nderuar, E nderuara deputete, zonja Kimete Bytyqi, ju falėnderoj sinqerisht shumė pėr pyetjen! Besoj se nė parim nuk kam nevojė tė sqaroj se pėr ēfarė arsye Qeveria ka marrė vendime pėr ndalimin e pėrkohshėm tė eksploatimit tė lumenjve. Pėrveē ankesave permanente nga qytetarėt qė jetojnė pėrreth brigjeve tė lumenjve qė po shkatėrrohen pamėshirshėm, inspektorėt tanė, qė nė mėnyrė intensive e kanė inspektuar situatėn - kanė ardhur nė pėrfundim se nė ata pak lumenj qė i kemi nė Kosovė operojnė sė paku 103 kompani eksploatuese nga tė cilat, vetėm 1/3 ka qenė e licencuar. Fatkeqėsisht edhe kompanitė e licencuara kanė rezultuar tė jenė brutalisht jashtė kushteve tė licencave qė posedojnė dhe si pasojė Ministria e Mjedisit ka i ka marrė 32 vendime pėr ndalimin e aktiviteteve, do tė thotė, tė eksploatimit dhe 28 padi kundėrvajtėse. Operatorėve ilegalė iu ėshtė sqaruar se duhet menjėherė ta ndėrpresin aktivitetin, kurse atyre tė licencuarve nė bashkėpunim me KPMM-nė, pra Komisionin e Pavarur pėr Miniera dhe Minerale iu janė tėrhequr tė gjitha licencat dhe lejet pėr operim.
Duke parė se aktivitetet shkatėrruese nuk mund tė ndalen me masa selektive, gjė qė ėshtė tentuar edhe mė herėt, do tė thotė qė nga viti 2005, Qeveria e Kosovės nė bashkėpunim
me 11 komunat pėrkatėse, nė nėntor tė vitit tė kaluar, ka vendos qė t’i pezullojė kėto aktivitete prej 1 deri nė 3 vjet nė mėnyrė qė tė konstatohen dėmet dhe tė merren masa emergjente rehabilituese. Mė 3 janar kėtij viti ky vendim ka hyrė nė fuqi dhe nė masė tė madhe ėshtė respektuar nga operatorėt, megjithėse nė disa raste nė bashkėpunim me KPMM-nė dhe Policinė e Kosovės ėshtė dashur tė ndėrmerren masa ndėshkuese ndaj disa operatorėve. Gjykata Supreme, befasishėm pėr Qeverinė, ka vendosur qė tė miratojė njė ankesė tė operatorėve me tė cilėn ėshtė pezulluar ekzekutimi i pėrkohshėm i vendimit tė Qeverisė. Ministria dhe KPMM i kanė informuar operatorėt se vendimi i gjykatės nuk nėnkupton rifillimin e punės, pasi qė asnjė kompani nuk posedon licencė pėr veprime tė tilla si pasojė e anulimit tė licencave mė herėt. Gjyqi vetėm sa e kufizon pėrkohėsisht Qeverinė pėr implementimin e masės sė ndalimit deri nė 3 vjet. Qeveria ėshtė nė pritje tė vendimit final nga gjykata. Gjykata nė kėtė rast nuk mundet tė amnistojė nė aktvendime, operatorėt tė cilėt janė konstatuar ilegalė nga sė paku 2 institucione kompetente shtetėrore tė Kosovės, pra MMP dhe KPMM. Sa pėr informim KPMM, pra Komisioni i Pavarur pėr Miniera dhe Minerale ėshtė organ i themeluar dhe mbikėqyret nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės dhe jo nga Qeveria. E nderuara deputete, Ministria dhe Qeveria nė pėrgjithėsi ėshtė e pėrkushtuar ta implementojė vendimin. Andaj ne kemi ushtruar ankimim nė kėtė vendim dhe kemi vazhduar me inspektimin. Me rėndėsi ėshtė tė pėrmendet fakti qė ndaj Vendimit tė gjykatės kanė reaguar edhe 22 OJQ, pra nė mbėshtetje tė Qeverisė, deputetė tė Parlamentit Evropian, Komisioni pėrkatės i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės i pėrfaqėsuar nga zoti Nait Hasani dhe kanė insistuar qė tė implementohen masat e Qeverisė pėr shpėtimin e lumenjve. Unė ju siguroj se ne do tė marrim gjithēka qė tė bindim Gjykatėn pėr arsyet e Vendimit pėr ndalimin e shkatėrrimit dhe jemi tė vetėdijshėm se nė kėtė mėnyrė Qeveria ėshtė duke i implementuar ligjet nė fuqi dhe ėshtė duke e ruajtur interesin e pėrgjithshėm tė popullit...

15 mars 2012

Deputetja Bytyqi e ka fjalėn. Ėshtė pyetje pėr zėvendėskryeministrin Kuēi!

KIMETE BYTYQI: Faleminderit, kryesues! Pyetje pėr ministrin Kuēi. Duke ditur mandatin e Ministrisė, tė cilėn e drejtoni ju, kėrkoj nga ju, zoti ministėr tė mė pėrgjigjeni nė pyetjen si nė vijim: Sa ėshtė numri i tė punėsuarve nga gjinia femėrore nė Shėrbimin Korrektues tė Republikės sė Kosovės dhe nė kėtė kuptim, a ėshtė arritur kriteri i barazisė gjinore tė pėrcaktuar me Ligjin pėr barazi gjinore?

Pėrgjigje:

ZĖVENDĖSKRYEMINISTRI HAJREDIN KUĒI: Faleminderit! I nderuari nėnkryetar i Kuvendit! Tė nderuar deputetė, Anėtarė tė Qeverisė, E nderuara deputete Bytyqi, Ministria e Drejtėsisė nė vazhdimėsi i ka kushtuar njė kujdes tė veēantė kriterit pėr barazi gjinore nė rastin e pranimit tė zyrtarėve nė gjitha departamentet dhe institucionet relevante tė drejtėsisė nė Kosovė. Nė veēanti i kemi kushtuar kujdes edhe Shėrbimit Korrektues tė Kosovės, me theks tė veēantė, Qendrės Korrektuese tė Lipjanit, ku janė tė vendosura tė burgosurat femra. Nga numri i pėrgjithshėm i tė punėsuarve 1.605, tė gjinisė femėrore janė 259 apo 16.14%, kurse nė Qendrėn Korrektuese nė Lipjan, nė pavijonin e femrave i tėrė stafi ėshtė i gjinisė femėrore, ku janė gjithsej 55 tė punėsuara. Nė tė gjitha institucionet korrektuese kemi punėsuar oficere me uniformė, por jo nė numrin e dėshirueshėm edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tona dhe shpalljes sė pėrhershme tė konkurseve. Pėr shkak tė natyrės sė punės, nė institucionet korrektuese, me pėrjashtim tė asaj nė Lipjan, nuk paraqiten nė konkurs femra nė numėr tė konsiderueshėm. Vlen tė theksohet po ashtu se numri i tė punėsuarve shpesh ndodh qė ta lėshojnė punėn, pasi qė nuk ėshtė lehtė tė punohet nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me tė burgosur. Unė dhe Ministria e Drejtėsisė nė tė ardhmen do tė kujdesemi dhe do t’i inkurajojmė femrat apo personat e gjinisė femėrore qė tė aplikojnė me rastin e shpalljes sė konkurseve dhe nė kėtė drejtim do t’i respektojmė ligjet nė fuqi. Faleminderit!

Pyetje shtesė:

KIMETE BYTYQI: Faleminderit, ministėr! Atėherė, zoti ministėr gjatė mandatit tuaj, cili do tė jetė angazhimi juaj gjatė atij mandatit qė ta ngrisni pėrqindjen nė 40%?

Pėrgjigje:

ZĖVENDĖSKRYEMINISTRI HAJREDIN KUĒI : Faleminderit! Unė nuk premtoj se mund ta rris njė pėrqindje tė tillė dhe janė dy arsye. Arsyeja e parė ėshtė se unė kam trashėguar njė numėr tė madh tė gardianėve nė Kosovė, pėrkundėr asaj qė ka pasur edhe kritika publike dhe unė do tė them se nga koha qė jam emėruar ministėr nuk ėshtė zgjedhur asnjė gardian, se unė konsideroj qė duhet tė jetė proporcioni 1 me 2 ose 1 me 3, sikur qė ėshtė nė Perėndim, dhe jo sikur ėshtė tani. Gati numri ka qenė i pėrafėrt sa ka gardianė dhe sa ka tė burgosur. Po unė jam i bindur se nė konkurset e ardhshėm do ta kenė trajtimin e veēantė dhe nė kushte tė barabarta gjithmonė do tė kenė pėrparėsi gjinia femėrore. Faleminderit!

1 mars 2012

Pyetje pėr ministrin Jagcilar. Deputetja Kimete Bytyqi e bėn pyetjen.


KIMETE BYTYQI: Faleminderit, kryesues! Tė nderuar kabinet qeveritar, Kolegė deputetė, I nderuar ministėr, Duke e ditur mandatin e Ministrisė, tė cilėn e drejtoni ju, kėrkoj nga ana juaj, zoti ministėr, tė mė pėrgjigjeni nė pyetjen si nė vijim: Sa ėshtė e pėrfaqėsuar gjinia femėrore nė shėrbimin civil tė Republikės sė Kosovės dhe, nė kėtė kuptim, a ėshtė arritur kriteri i barazisė gjinore i pėrcaktuar me Ligjin pėr barazi gjinore?


MINISTRI MAHIR YAGCILAR: Faleminderit! I nderuari nėnkryetar i Kuvendit, Tė nderuar deputetė, Ministra, Zonja deputete, Duke ju falėnderuar pėr pyetjen, ju informoj se sipas Ligjit pėr barazi gjinore, duke u bazuar nė nenin 3, paragrafit 1 barazia arrihet kur pjesėmarrja e njė gjinie nė institucione, organe apo nė nivele tė pushtetit ėshtė 40%. Ndėrsa, sa i pėrket pėrmbushjes sė kėtij kriteri, ju informoj se nė administratėn qendrore dhe lokale pjesėmarrja e gjinisė femėrore nė shėrbimin civil, sipas statistikave ėshtė 67,23% pėr gjininė mashkullore, ndėrsa 32,77% tė gjinisė femėrore, prej totalit nga 40.531 nėpunės civil. Ndėrsa, vetėm nė administratėn e nivelit qendror, pjesėmarrja ėshtė 36,12%, kurse nė administratėn e nivelit lokal pjesėmarrja ėshtė mė e ultė, ose 22,69% e gjinisė femėrore. Duke u bazuar nė tė dhėnat e shėrbimit civil, janė grumbulluar tė dhėnat statistikore pėr strukturėn etnike, gjinore dhe pozitat vendimmarrėse. Nė ēėshtjen e barazisė gjinore nė nivelin e pėrgjithshėm pėr tė dy nivelet, qendror dhe lokal, ėshtė shėnuar rritje 0,5% nė pjesėmarrjen e gjinisė femėrore nė administratė, kurse nė pozitat udhėheqėse nė vendimmarrje, tė nivelit menaxherial, nė ēėshtjen gjinore, nė pjesėmarrjen e gjinisė femėrore ėshtė arritur 3.08%. Ndėrsa, nė nivelin drejtues nė strukturėn gjinore, nė pjesėmarrjen e gjinisė femėrore ka rritje 0,69%.


Pyetje shtesė…

KIMETE BYTYQI: Zoti ministėr, Ēka do tė bėni ju nė kėtė drejtim qė ta ngrisni domethėnė, numrin e barazisė gjinore nėpėr vendet udhėheqėse?


MINISTRI MAHIR YAGCILAR: Po, faleminderit! Sigurisht, kjo ėshtė ēėshtje e tė gjitha institucioneve edhe qendrore edhe lokale, sipas ligjit pėr barazi gjinore. Por, Ministria e Administratės Publike, promovon barazinė gjinore nė infrastrukturėn ligjore edhe nga aspekti i ligjeve dhe akteve nėnligjore, kurse edhe pėrmes institutit tė Administratės Publike ne jemi duke e promovuar edhe Ligjin kundėr diskriminimit por, gjithashtu edhe Ligjin pėr barazinė gjinore. Ndėrsa, prapė pėr t’i rritur statistikat ose numrat, duhet tė punojmė tė gjithė.