Komisioni për Ekonomi vizitë në ZRRE

Sot, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i përfaqësuar nga kryetari, Ferat Shala dhe anëtari, Pal Lekaj, me asistencë të KDI, ka zhvilluar vizitë në terren tek Zyra e Rregullatorit Per Energji. Në kuadër të kësaj vizite, deputetët u informuan nga zyrtarët e ZRRE-së lidhur me gjendjen e zbatimit të Marrëveshjes për Energji (2015), situatën me furnizimin me rrymë në katër komunat veriore dhe çështje tjera të ngritura nga ta. 
Përfaqësuesit e ZRRE-së bënë të ditur se kompania serbe Elektro Server tashmë ka plotësuar kushtet ligjore për t'u licensuar si furnizues, por vendimin përfundimtar duhet t'a marrë bordi i ZRRE-së, që nuk është ende funksional. 
Sidoqoftë, sipas zyrtarëve të ZRRE-së, edhe në rast të licensimit eventual të asaj kompanie, shpërndarja, mirëmbajtja dhe qasja e Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-Kostt sh.a (KOSTT-it) në pjesën veriore pritet të mbetet edhe më tutje sfidë. 
#KDI mbetet e përkushtuar që t'u ofrojë komisioneve parlamentare dhe deputetëve asistencë në përmbushjen e funksioneve të tyre mbikëqyrëse, sidomos në raport me marrëveshjet dhe çështjet e ndërlidhura me dialogun Kosovë-Serbi. 
*Kjo ngjarje u organizua në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirëinformuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” i mbështetur nga Embassy of Switzerland in Kosovo.