Dialogu Kosovë-Serbi

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një fazë finale. Me 4 shtator në Uashington palët janë zotuar për normalizim ekonomik nën ndërmjetësimin e SHBA-ve. Paralelisht në Bruksel po vazhdojnë takimet për arritjen e një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i dialogut ka filluar me 8 mars 2011, pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi. Që nga fillimi i këtij procesi, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialog për normalizimin e marrëdhënieve, i cili filloi zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012. Në kuadër të dialogut deri më tani janë arritur rreth 35 marrëveshje, duke përfshirë marrëveshjet e ri negociuara dhe planet e zbatimit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës si organi më i lartë mbikëqyrës, deri më tani ka miratuar pesë Rezoluta për procesin e dialogut: më 10 mars të vitit 2011, më 18 tetor 2012, më 21 prill 2013, më 15 dhjetor 2018 dhe më 15 mars 2020. Përmes këtyre Rezolutave, përveç mandatimit të Qeverisë për të negociuar në Bruksel me shtetin serb, Kuvendi po ashtu obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës për të raportuar në mënyrë të rregullt para Kuvendit për mbarëvajtjen e procesit të dialogut.

Marrëveshjet e arritura

  • Marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë

    Marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë është arritur me 4 shtator 2020 në Uashington. Marrëveshja është nënshkruar në formë të zotimeve të dy palëve ndaj SHBA-ve. Proce...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Parimet Themelore për Krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

    Marrëveshja mbi Parimet e Përgjithshme të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë u arrit me datën 25 gusht të vitit 2015, mes Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve

    Marrëveshja e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve e cila u nënshkrua nga Kryeministri i atëhershëm i Kosovës z. Hashin Thaçi dhe Kryeministri i atëhershëm i Serbisë z. Ivica Daçiç me 19 Pr...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Telekomunikacion (kodi telefonik)

    Marrëveshja për telekomunikacionin, që njihet edhe si marrëveshja për kodin telefonik, është arritur më 8 Shtator 2013 mes Hashim Thaçit dhe Ivica Dacic. Kjo çështje është përmendur edhe në...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Urën e Mitrovicës

    Marrëveshja për revitalizimin e Urës së Mitrovicës dhe rrugës kryesore (rr.Mbreti Peter) u arrit me datën 25 gusht 2015 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa dhe Kryeminist...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Sigurimin e Automjeteve

    Marrëveshje rreth sigurimit të automjeteve u arrit deri më 23 qershor të vitit 2015 në mes të përfaqësueses së Kosovës znj. Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Serbisë z. Marko Djuric në prez...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Njohjen Reciproke të Certifikatave ADR

    Marrëveshja për Njohjen Reciproke të Certifikatave ADR , u arrit më 19 prill të vitit 2016 mes përfaqësueses së Kosovës Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Serbisë Marko Djuric. Përmes marrëv...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Shpërbërjen e të Ashtuquajturës 'Mbrojtja Civile'

    Në bazë të marrëveshjes së parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve e arritur më 19 prill 2013, palët me 26 Mars 2015 kanë arritur marrëveshjen për shpërbërjen e të ashtuquajturës ‘...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Vizitat Zyrtare

    Më 7 tetor 2013 marrëveshja për vizitat zyrtare reciproke ishte arritur parimisht mes ish kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic dhe ish kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa u finaliz...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Zyrtarët Ndërlidhës

    Palët negociatore me 7 nëntor 2012 janë pajtuar në Bruksel për arritjen e marrëveshjes për caktimin e zyrtarët ndërlidhës në mes të dy vendeve. Në Raundin e 3 të bisedimeve në Bruksel me 4 d...

    Lexo përmbledhjen
  • Regjistrat Civil (librat amzë)

    Marrëveshja për regjistrat civil është arritur më 2 korrik të vitit 2011 në raundin e pestë të bisedimeve mes zëvëndës kryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministri...

    Lexo përmbledhjen
  • Regjistrat Kadastral

    Marrëveshja për shënimet kadastrale u arrit në raundin e gjashtë të bisedimeve të mbajtur më 2 shator 2011 në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Minis...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Njohjen Reciproke të Diplomave Profesionale dhe Akademike

    Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave u arrit më 02 Korrik 2011, në raundin e pestë të bisedimeve të dialogut teknik në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe is...

    Lexo përmbledhjen
  • Përfaqësimi dhe Bashkëpunimi Rajonal (fusnota)

    Marrëveshja për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal u arrit më 24 shkurt 2012, në raundin e nëntë të bisedimeve në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të M...

    Lexo përmbledhjen
  • Vulat Doganore

    Marrëveshja për vulat doganore u arrit në raundin e gjashtë të bisedimeve në Bruksel, më 2 shtator të vitit 2011, në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit t...

    Lexo përmbledhjen
  • Marrëveshja për Mbledhjen e të Hyrave Doganore

    Marrëveshja për mbledhjen e të hyrave doganore u arrit në janar të vitit 2013 në Bruksel në mes Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të atëhershëm të Serb...

    Lexo përmbledhjen