Kuvendi i zhvillon punimet sipas një kalendari, të propozuar nga Kryesia, në konsultim me Qeverinë, me shefat e grupeve parlamentare dhe me kryetarët e komisioneve parlamentare.
Mbledhjet plenare të Kuvendit mbahen zakonisht dy herë në muaj dhe java plenare fillon ditën e enjte. Kryesia e Kuvendit e cakton datën dhe vendos për rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit.
Në çdo seancë plenare, 60 minuta rezervohen për deputetët për të parashtruar pyetje parlamentare kryeministrit ose ndonjë anëtari të qeverisë. Pyetjet mund të bëhen me shkrim ose me gojë, ndërsa deputetët mund të parashtrojnë më së shumti dy pyetje për seancë.
Deputetët mund të bëjnë kërkesë për interpelancë për ta shqyrtuar një çështje, që lidhet me punën e Qeverisë ose të një Ministrie. Kërkesë të tillë mund të parashtrojë një grup parlamentar ose gjashtë e më shumë deputetë. Shqyrtimi i një interpelance mund të zgjasë deri në tri (3) orë.
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës
3. Pyetjet parlamentare
4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës
6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar
2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-002 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-014 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2021
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-015 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027
6. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë
7. Zgjedhja e Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë
8. Zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës
9. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-007 për rekrutimin, vlerësimin e performancës, kontrollin e integritetit dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-249
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës
15. Shqyrtimi në i parë i Projektligjit nr.11/L-010 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-011 për Akademinë e Drejtësisë
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-003 për Energjinë
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-004 për Energjinë Elektrike
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-005 për Inovacion dhe Ndërmarrësi
20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-012 për pagesat e vonuara në transaksionet tregtare
21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026
22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-018 për Menaxhimin e Resurseve Ujore
| Data | Grupi Parlamentar | Drejtuar | Pyetja | Mbajtur |
|---|
Para votimit të pothuajse çdo pike të rendit të ditës, kryesuesi i seancave u jep mundësinë përfaqësuesve të grupeve parlamentare që të shprehin qëndrimet e tyre lidhur çështjet të cilat kërkojnë votën e deputetëve në Kuvend.
| Data | Çështja e votuar | LVV | LDK | PDK | AAK | LS | Multietnik | a |
|---|