Mbahet takimi i shtatë koordinues në mes të komisioneve parlamentare

Sot, fascilituam takimin e shtatë koordinues në mes të komisioneve parlamentare për të diskutuar për efikasitetin e Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Kjo praktikë ishte instaluar me ndihmën e KDI-së në vitin 2016, dhe që ateherë i ka shërbyer Kuvendit dhe komisioneve parlmanetare të forcojnë rolin e tyre në procesin e dialogut përmes bashkërendimit të ideve e veprimeve.
Përfaqësuesit e komisioneve parlamentare treguan për sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, të cilat i kanë hasur gjatë aktiviteteve mbikëqyrëse, sidomos me çështjet doganore, energjinë, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Marrëveshjen e Uashingtonit dhe të tjera.
Duke qenë se Komisionet parlamentare janë në fazë të rishikimit të planeve të tyre të punës, KDI ka insistuar që ato të vazhdojnë të përbrendësojnë në mënyrë sistematike mbikëyrjen e marrëveshjeve në planet e tyre. 
Deputetët nga radhët e subjekteve opozitare kritikuan ekzekutivin për mostransparencë sa i përket dialogut me Serbinë, duke qenë se nuk po respektohen rezolutat e Kuvendit të cilat parashohin obligim për Qeverinë që para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut, të ketë raportim në Kuvend.
Krerët e komisoneve u njoftuan edhe me të gjeturat e raportit të fundit të KDI për performancën e Kuvendit në mbikëqyrjen e dialogut për sesionin pranveror, i qasshem ne https://bit.ly/3ii1iFL