Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/11/2021 | Industri |
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të respektuar kolegë deputetë, Çështja është, pyetja adresuar ministres në kronikën e treguar në RTK raportohet se sektori privat nuk do të mund të aplikojë në pesë vjetët e ardhshme në grantet e
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të respektuar kolegë deputetë, Çështja është, pyetja adresuar ministres në kronikën e treguar në RTK raportohet se sektori privat nuk do të mund të aplikojë në pesë vjetët e ardhshme në grantet e Bashkimit Evropian. Kjo pasi që Qeveria e Kosovës nuk ka nënshkruar programin Single Market 2022-2027 dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje për media kur e kam pyetur përkitazi për këtë çështje. Qeveritë e mëhershme kishin nënshkruar këtë program të mëhershëm dhe sektori privat kosovar kishte përfituar shumë. Të gjitha vendet joanëtare të BE-së kanë marrë ftesë për të nënshkruar programin, në të njëjtën kohë Qeveria e Kosovës nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje. Prandaj, pyetja për ministren është: pse Kosova dështoi të përfitojë nga ky program dhe cilat janë arsyet? |
Rozeta Hajdari | Po |