| Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
|---|---|---|---|---|
| 17/04/2026 | Arsim |
Unë do ta adresoj pyetjen për ministrin Çeku dhe e pres një përgjigje me shkrim. Pyetja ime parlamentare konsiston me një temë bukur të rëndësishme që ndërlidhet me përvojën e punës për mësimdhënësit të cilëve nuk iu njihet nga viti 1990 deri në v
Lexo më shumë
Unë do ta adresoj pyetjen për ministrin Çeku dhe e pres një përgjigje me shkrim. Pyetja ime parlamentare konsiston me një temë bukur të rëndësishme që ndërlidhet me përvojën e punës për mësimdhënësit të cilëve nuk iu njihet nga viti 1990 deri në vitin 1999. Ajo që dua të them këtu është se ligji i miratuar më 28 shkurt në vitin 2019, i cili kishte për qëllim trajtimin e kësaj teme të mësimdhënësve të viteve ‘90-‘99, ka pësuar ndryshim me ligjin që është bërë në korrik të vitit 2023, duke i takuar drejtpërdrejtë dhe duke mos ua njohur përvojë e punës ‘90-‘99. Në praktikë, zbatimi i këtyre ndryshimeve ka rezultuar me: 1. Trajtim të pabarabartë, 2. Janë lënë anash përfitimet dhe, 3. Është reduktuar mbështetja për disa mësimdhënës po e për disa jo. Për këtë arsye është urgjente, është jashtëzakonisht e nevojshme që ministri ta bëjë rishikimin gjithëpërfshirës të dispozitave ligjore dhe ta sjellë në Kuvend një nen, i cili ua njeh kontributin, respektivisht përvojën e punës mësimdhënësve të vitit që kanë punuar në vitet ‘90-‘99. Është totalisht e palogjikshme që ligji i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2023, t’ua ndalojë, të parandalojë dhe të diskriminojë... |
Jo |