| Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
|---|---|---|---|---|
| 17/04/2026 | Sociale |
Lufta Çlirimtare e Kosovës përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Vlerat e saj, si sakrifica për liri, rezistenca ndaj shtypjes dhe angazhimi për pavarësi, janë pjesë thelbësore e identitetit sh
Lexo më shumë
Lufta Çlirimtare e Kosovës përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Vlerat e saj, si sakrifica për liri, rezistenca ndaj shtypjes dhe angazhimi për pavarësi, janë pjesë thelbësore e identitetit shtetëror dhe shoqëror. Megjithatë, në mungesë të një kornize të qartë ligjore që rregullon mbrojtjen, promovimin dhe trajtimin institucional të këtyre vlerave në shtetin tonë, në vazhdimësi po ekziston rreziku i relativizimit, keqinterpretimit apo edhe cenimit të vlerave të lirisë dhe të UÇK-së në diskursin publik dhe institucional. Kjo po krijon nevojën për një ndërhyrje të qartë ligjore, që do të siguronte mbrojtje të qëndrueshme të historisë sonë të lavdishme. Për më tepër, një ligj i tillë do të kontribuonte në forcimin e kujtesës kolektive, edukimin e brezave të rinj dhe konsolidimin e narrativës shtetërore mbi periudhën e luftës, në përputhje me vlerat demokratike dhe interesin publik. Duke marrë parasysh këto rrethana, është e domosdoshme që Qeveria Kurti dhe ministri i linjës të ndërmarrin veprime konkrete për inicimin dhe procedimin e këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës dhe që, pa humbur kohë, të bëhet ligj i plotë me të drejtat dhe detyrimet e tij. Pyetja ka qenë se kur do të vijë dhe do të angazhohet, sepse nuk kemi nevojë që individualisht të merremi me persona të paguar, të cilët e shajnë luftën dhe shajnë gjithçka që ka të bëjë me UÇKnë. Shpresoj që ministri i linjës shumë shpejt do ta sjellë në Kuvend këtë ligj, në mënyrë që ligji të merret me ata njerëz që merren me këtë drejtim dhe që e shantazhojnë luftën, komandantët dhe çdo gjë që është kombëtare. |
Jo |