| Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
|---|---|---|---|---|
| 17/04/2026 | Infrastrukturë |
Ministër, qytetarët që frekuentojnë rrugën rajonale Skënderaj - Klinë, në segmentin që kalon në fshatin Kopiliq, po përballen çdo ditë me vështirësi serioze, si pasojë e dëmtimit të rrugës. Desha të di, si Ministri, a keni ndonjë plan për renovimin e asa
Lexo më shumë
Ministër, qytetarët që frekuentojnë rrugën rajonale Skënderaj - Klinë, në segmentin që kalon në fshatin Kopiliq, po përballen çdo ditë me vështirësi serioze, si pasojë e dëmtimit të rrugës. Desha të di, si Ministri, a keni ndonjë plan për renovimin e asaj rruge dhe kthimin në normalitet? |
Po | |
| 17/04/2026 | Bujqësi dhe Blegtori |
Pyetja e dytë që e kam adresuar për këtë seancë ka të bëjë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: duke pasur parasysh se që nga viti 2021 nuk ka pasur angazhim të punëtorëve sezonalë për shuarjen e zjarreve, pastrimin e pyjeve, pyllëz
Lexo më shumë
Pyetja e dytë që e kam adresuar për këtë seancë ka të bëjë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: duke pasur parasysh se që nga viti 2021 nuk ka pasur angazhim të punëtorëve sezonalë për shuarjen e zjarreve, pastrimin e pyjeve, pyllëzimin dhe mbikëqyrjen e pyllëzimeve, aktivitete këto që më herët janë realizuar përmes marrëveshjeve ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe janë financuar nga të dyja këto ministri, që nga viti 2021 nuk ka aktivitete të tilla. Është bërë ndërprerja e këtij programi. Andaj, më intereson të di çka ndodh tash e tutje, sepse degradimi i pyjeve është i tmerrshëm. |
Po | |
| 17/04/2026 | Bujqësi dhe Blegtori |
Po e kam pyetje shtesë për ministrin, sepse poenta e pyetjes sime nuk është te marrëveshja që ka përfunduar në vitin 2021. Poenta e pyetjes sime është te degradimi i pyjeve, mospastrimi i pyjeve prej vitit 2021 shkakton zjarre. Mundësitë janë të jashtëza
Lexo më shumë
Po e kam pyetje shtesë për ministrin, sepse poenta e pyetjes sime nuk është te marrëveshja që ka përfunduar në vitin 2021. Poenta e pyetjes sime është te degradimi i pyjeve, mospastrimi i pyjeve prej vitit 2021 shkakton zjarre. Mundësitë janë të jashtëzakonshme, ministër, që këtë verë të kemi zjarre ose djegie masive të pyjeve nga mungesa e pastrimit të pyjeve, sepse kanë degraduar. Nëse angazhohet ministria, në këtë rast, ose Agjencia e Pyjeve për pastrimin e pyjeve, përveç që shpëtohen malet e Kosovës dhe pyjet e Kosovës nga zjarrvënia, mund të furnizohen edhe shumë njerëz të tjerë me dru të cilët nxirren nga ato vende, sepse degradimi është i tmerrshëm |
Po |