Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/07/2021 | Planifikim Hapesinor |
Në pjesën veriore të Kosovës, tanimë e ditur që nga 2016-ta, lagjja Kodra e Diellit, ku bëhet fjalë për 24 hektarë, shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore. Kjo çështje dihet se është ngritur edhe herëv
Lexo më shumë
Në pjesën veriore të Kosovës, tanimë e ditur që nga 2016-ta, lagjja Kodra e Diellit, ku bëhet fjalë për 24 hektarë, shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore. Kjo çështje dihet se është ngritur edhe herëve të tjera, dhe ndërtimi i këtij kompleksi banesor është duke u bërë në kundërshtim me të gjitha ligjet, të cilat natyrisht janë në fuqi. Pyetja është për ministrin Aliu: Çështja e planifikimit hapësinor është përgjegjëse e ministrisë që e drejtoni ju. Andaj, çfarë veprimi ligjor po ndërmerr Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ndaj këtij ndërtimi pa leje në këtë vend? |
Liburn Aliu | Po |
02/08/2021 | Punë të Brendshme |
Është biseduar këtu për Luginën e Diellit, por është edhe një pjesë, për të mos thënë dy-trefishi i ndërtimeve që janë duke u ndërtuar ndërtesa të larta, banesa që tipi më i vogël i tyre 12 familje strehon e shkon edhe deri në mbi 20. E të tilla jan
Lexo më shumë
Është biseduar këtu për Luginën e Diellit, por është edhe një pjesë, për të mos thënë dy-trefishi i ndërtimeve që janë duke u ndërtuar ndërtesa të larta, banesa që tipi më i vogël i tyre 12 familje strehon e shkon edhe deri në mbi 20. E të tilla janë afërsisht rreth njëqind. Ato banesa janë të ndërtuara, një pjesë nga to, në pronën publike, ndërsa pjesa tjetër është e ndërtuar në pronat private të blera nga shqiptarët dhe pakicat joserbe nga shteti serb, përmes Kishës Ortodokse. Pyetja është: Dinë organet ligj-zbatuese, por edhe ministria të cilën e drejton ministri Xhelal Sveçla, cilët janë banorët e vendosur në ato banesa që bëjnë një numër jo të paktë. Tjetra: Ka të dhëna se cila është toka, sa është e pronës private dhe sa është në pronë publike? Pyetja tjetër është: Ndërtimet janë duke u bërë nga disa kompani të dyshimta, që ekskluzivisht janë shqiptare. Ka të dhëna ministria për to? Kush janë ato kompani? |
Xhelal Sveçla | Jo |