| Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
|---|---|---|---|---|
| 17/04/2026 | Financa |
Të nderuar kolegë, Atëherë, meqë zotëri Hekurani nuk është këtu, këtë pyetje po e adresoj që të përgjigjet në mënyrë zyrtare me përgjigje me shkrim. Gjatë mandatit tuaj, Qeveria është deklaruar shpesh se ka arritur të ulë nivelin e papunësisë në Kosovë,
Lexo më shumë
Të nderuar kolegë, Atëherë, meqë zotëri Hekurani nuk është këtu, këtë pyetje po e adresoj që të përgjigjet në mënyrë zyrtare me përgjigje me shkrim. Gjatë mandatit tuaj, Qeveria është deklaruar shpesh se ka arritur të ulë nivelin e papunësisë në Kosovë, duke e paraqitur këtë si një nga sukseset kryesore ekonomike. Megjithatë, të dhënat dhe treguesit ekonomikë tregojnë se një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë ulje është emigrimi i të rinjve, çka në thelb nënkupton reduktim të fuqisë punëtore aktive në vend, e jo domosdoshmërisht rritje të qëndrueshme të punësimit. Në këtë kontekst, duke marrë parasysh edhe programet e promovuara nga Qeveria për punësim, përfshirë iniciativën Super Puna, kërkoj nga ju sqarime të detajuara. Sa është numri i saktë i përfituesve të programit Super Puna që janë punësuar dhe nga ata sa vazhdojnë ende të jenë në marrëdhënie pune aktive pas përfundimit të mbështetjes nga ky program. I kërkoj zotëri Hekuran Muratit, që përgjigja të mbështetet në statistika të sakta dhe të përditësuara, në mënyrë që të kemi një pasqyrë reale mbi qëndrueshmërinë e këtyre vendeve të punës dhe ndikimin e tyre real në tregun e punës në Kosovë. Ju faleminderit! |
Jo |