| Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
|---|---|---|---|---|
| 17/04/2026 | Infrastrukturë |
Gjendja e rrugës në segmentin Kijevë - Malishevë është tejet e keqe dhe paraqet vështirësi të madhe për qarkullim. Kjo rrugë përdoret në baza ditore nga qytetarët e mbi 15 fshatrave të Malishevës dhe jo vetëm, dhe është e rëndësi së veçantë. Dua të përcj
Lexo më shumë
Gjendja e rrugës në segmentin Kijevë - Malishevë është tejet e keqe dhe paraqet vështirësi të madhe për qarkullim. Kjo rrugë përdoret në baza ditore nga qytetarët e mbi 15 fshatrave të Malishevës dhe jo vetëm, dhe është e rëndësi së veçantë. Dua të përcjell këtu shqetësimin e qytetarëve të kësaj zone dhe po ashtu kërkesën e tyre për sqarim për ecurinë e këtij projekti. Meqenëse ky projekt është në buxhetin e vitit 2026 dhe për të njëjtin është shpallur procedura tenderuese në dhjetor të vitit të kaluar, kërkoj të na njoftoni se deri ku kanë ecur procedurat dhe kur pritet të fillojë rikonstruimi i kësaj rruge me rëndësi tepër të madhe për qytetarët e kësaj zone. Faleminderit! |
Po |