Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
09/02/2022 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!
Në fakt, arsyeja pse unë e mora fjalën tash, është trajtimi i kushteve të policëve të Policisë së
Kosovës dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësve, oficerëve të Shërbimit
Korrektues, pjesëtarev
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese e Kuvendit! Në fakt, arsyeja pse unë e mora fjalën tash, është trajtimi i kushteve të policëve të Policisë së Kosovës dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësve, oficerëve të Shërbimit Korrektues, pjesëtareve të AKI-së dhe zyrtarëve të AME-së. Siç e dimë të gjithë, këto janë institucione të cilat me të vërtetë janë institucionet kryesore dhe të vetme të sigurisë në këtë vend, mirëpo gjendja është e mjerueshme momentalisht sa i përket aspektit financiar dhe aspektit të kushteve të punës së këtyre institucioneve. Të nderuar kolegë, Ne kemi folur disa herë që është shumë urgjente prurja në Kuvend e Ligjit mbi rritjen e pagave, në mënyrë që të trajtohen këto kategori dhe shumë kategori të tjera kuptohet, në mënyrën më të mirë të mundshme nga Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës. E dimë dhe shpresojmë që ky Ligj mbi pagat do të vijë, por po e përkujtoj edhe njëherë që pjesëtari i Policisë së Kosovës dhe pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës kurrë më keq s’i ka pasur gjendjen ekonomike në këtë vend. E dimë të gjithë që policët udhëtojnë prej qyteteve të ndryshme për të ardhur në punë, pjesëtarët e FSK-së po ashtu. Gjatë punës së tyre hasin në vështirësi të shumta, në rrezikshmëri të shumta. Unë mendoj që ky shtet duhet që t’i trajojë në mënyrë pak më të veçantë, në mënyrë që të kenë kushte sadopak të përshtashme për punë. Policëve të Kosovës u mungon shujta, shujta të cilën e kanë të garantuar, ose ishte dashur ta kenë të garantuar. Unë e di që ka një pakënaqësi të madhe te ish-kolegët e mi, të cilët kërkojnë me çdo kusht që t’u paguhet shujta, sado minimale të jetë, që së paku të ndikojë në mirëqenien e tyre. Të nderuar deputetë, Kuadrot më të mira të IT-së po na ikin nga Policia e Kosovës dhe po ashtu nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe mendoj edhe nga shumë institucione të tjera, për shkak që, qoftë sektori privat, apo po gjejnë punë të ndryshme jashtë vendit. Ne duhet të jemi shumë të brengosur që kuadri më deficitar, ai i IT-së, të na i lëshojë institucionet tona kryesore të sigurisë. Gjendjen me zjarrfikës e kemi në vazhdimësi shumë keq dhe po ashtu gjendja e AME-së. Mos dhëntë Zoti, kurrë në Kosovë të ndodhë ndonjë fatkeqësi e madhe natyrore për shkak se AME-ja nuk ka asnjë kapacitet. Po e përsëris, AME-ja nuk e ka të ndërtuar asnjë kapacitet që të reagojë në situata emergjente e as nuk ka të planifikuar fond rezervë i cili do të ishte i menaxhuar qoftë nga Qeveria e Kosovës në nivel qendror, qoftë nga kryetarët e komunave në nivel lokal. Prandaj, edhe njëherë po ju bëj thirrje që për institucionet e sigurisë, Qeveria të bëjë përpjekje t’ua rrisë mirëqenien sa më shumë. |