Pyetjet parlamentare
Emri | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigja |
---|---|---|---|---|
Financa |
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Kryeministër, Deputetë, Agjenda legjislative këtë vit disa herë na është ndryshuar prej fillimit të punës së këtij Parlamenti e deri më sot. Së fundmi, nga agjenda përfundimtare e deponuar më 27 tetor 2
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Kryeministër, Deputetë, Agjenda legjislative këtë vit disa herë na është ndryshuar prej fillimit të punës së këtij Parlamenti e deri më sot. Së fundmi, nga agjenda përfundimtare e deponuar më 27 tetor 2021, me vendimin 01/42, pika 1.3, Ligji për skemat pensionale të financuara është tërhequr nga agjenda legjislative. Pyetja konkrete për ministrin është: pse është tërhequr nga programi legjislativ për këtë vit Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti. Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po | |
Industri |
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të respektuar kolegë deputetë, Çështja është, pyetja adresuar ministres në kronikën e treguar në RTK raportohet se sektori privat nuk do të mund të aplikojë në pesë vjetët e ardhshme në grantet e
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të respektuar kolegë deputetë, Çështja është, pyetja adresuar ministres në kronikën e treguar në RTK raportohet se sektori privat nuk do të mund të aplikojë në pesë vjetët e ardhshme në grantet e Bashkimit Evropian. Kjo pasi që Qeveria e Kosovës nuk ka nënshkruar programin Single Market 2022-2027 dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje për media kur e kam pyetur përkitazi për këtë çështje. Qeveritë e mëhershme kishin nënshkruar këtë program të mëhershëm dhe sektori privat kosovar kishte përfituar shumë. Të gjitha vendet joanëtare të BE-së kanë marrë ftesë për të nënshkruar programin, në të njëjtën kohë Qeveria e Kosovës nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje. Prandaj, pyetja për ministren është: pse Kosova dështoi të përfitojë nga ky program dhe cilat janë arsyet? |
Rozeta Hajdari | Po | |
Punë të Jashtme |
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, I nderuar kryeministër, 19 Republika e Kosovës i ka plot 32 misione përfaqësuese. Dhe, nga këto përfaqësi diplomatike, 22 janë më të ngarkuar me punë dhe e dini, janë q
Lexo më shumë
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, I nderuar kryeministër, 19 Republika e Kosovës i ka plot 32 misione përfaqësuese. Dhe, nga këto përfaqësi diplomatike, 22 janë më të ngarkuar me punë dhe e dini, janë qendrat kryesore ku merren vendimet e politikës botërore. Deri më tani në Komision për Politikë të Jashtme kemi vetëm gjashtë ambasadorë politikë, të cilët kanë kaluar dhe, sipas informatave jozyrtare, disa të tjerë janë propozuar në disa vende që janë ambasadorë karriere. Bazuar në Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, ambasadorët e propozuar duhet që të pranojnë agremanin, me anë të së cilit shteti pranon anëtarin e propozuar në misionin diplomatik në atë vend. Pyetja ime është: sa nga ambasadorët politikë dhe të karrierës të propozuar kanë pranuar agremanin? Në cilat shtete keni propozuar ambasadorë karriere? Dhe, a kemi ndonjë refuzim nga këto propozime? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po | |
Punë të Jashtme |
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, I nderuar kryeministër, 19 Republika e Kosovës i ka plot 32 misione përfaqësuese. Dhe, nga këto përfaqësi diplomatike, 22 janë më të ngarkuar me punë dhe e dini, janë q
Lexo më shumë
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, I nderuar kryeministër, 19 Republika e Kosovës i ka plot 32 misione përfaqësuese. Dhe, nga këto përfaqësi diplomatike, 22 janë më të ngarkuar me punë dhe e dini, janë qendrat kryesore ku merren vendimet e politikës botërore. Deri më tani në Komision për Politikë të Jashtme kemi vetëm gjashtë ambasadorë politikë, të cilët kanë kaluar dhe, sipas informatave jozyrtare, disa të tjerë janë propozuar në disa vende që janë ambasadorë karriere. Bazuar në Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, ambasadorët e propozuar duhet që të pranojnë agremanin, me anë të së cilit shteti pranon anëtarin e propozuar në misionin diplomatik në atë vend. Pyetja ime është: sa nga ambasadorët politikë dhe të karrierës të propozuar kanë pranuar agremanin? Në cilat shtete keni propozuar ambasadorë karriere? Dhe, a kemi ndonjë refuzim nga këto propozime? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po | |
Energji |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Kryeministër, më 11 prill 2021, me kërkesë të deputetëve të Vetëvendosjes dhe me votë të tyre, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me shumicë votash pati votuar për të paguar 11 milionë euro për rrymë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Kryeministër, më 11 prill 2021, me kërkesë të deputetëve të Vetëvendosjes dhe me votë të tyre, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me shumicë votash pati votuar për të paguar 11 milionë euro për rrymën e shpenzuar në pjesën Veriore të Republikës së Kosovës. Me kaq nuk mjaftoi, Qeveria e Kosovës në kohë fushate për t’i ikur vëmendjes mediatike pagoi edhe 6.7 milionë euro të tjera për rrymën e shpenzuar në pjesën veriore. Ju rikujtoj se edhe në vitin e kaluar keni paguar 10 milionë për të njëjtën çështje. Edhe për sa kohë do të vazhdoni të paguani rrymën në Veri të Republikës së Kosovës, edhe pse e dini që Zyra e Avokatit të Popullit e ka kundërshtuar se është shkelje e të drejtave të njeriut |
Albin Kurti | Po | |
Energji |
Veç po ta rikujtoj, kryeministër. Sa ishit në opozitë, keni akuzuar çdo qeveri për të njëjtën temë, nuk keni lënë qeveri e zyrtarë qeveritarë pa e akuzuar e denigruar deri në pikën më të ulët të mundshme. Sa ishit opozitë fajin e kishte, sipas jush, qeve
Lexo më shumë
Veç po ta rikujtoj, kryeministër. Sa ishit në opozitë, keni akuzuar çdo qeveri për të njëjtën temë, nuk keni lënë qeveri e zyrtarë qeveritarë pa e akuzuar e denigruar deri në pikën më të ulët të mundshme. Sa ishit opozitë fajin e kishte, sipas jush, qeveria, tash kur jeni kryeministër, po thoni se e kanë fajin strukturat ilegale të Serbisë. Tregona a jeni kryeministër i gjithë Republikës, pse po e gjuani fajin tani te dikush tjetër e sa ishit në opozitë, thoshit të tjera fjalë? A do të thotë kjo që do të jeni dorëlirë me paratë e shtetit, kryeministër? Dhe, meqenëse po thoni që kemi për ta bërë sistemin e faturimit, kur do të fillojë sistemi i faturimit në pjesën veriore të Mitrovicës? |
Albin Kurti | Po | |
Industri |
Të nderuar kolegë deputetë, Përkundër anëtarësimit të vendit tonë në CEFTA në vitin 2007, ne në terren ende kemi shumë barriera tregtare, sidomos barriera tregtare jotarifore nga ana e shtetit serbë. Afaristët e Kosovës që duan të eksportojnë në Serbi ap
Lexo më shumë
Të nderuar kolegë deputetë, Përkundër anëtarësimit të vendit tonë në CEFTA në vitin 2007, ne në terren ende kemi shumë barriera tregtare, sidomos barriera tregtare jotarifore nga ana e shtetit serbë. Afaristët e Kosovës që duan të eksportojnë në Serbi apo të kalojnë mallin transit nëpërmes Serbisë nëpër vendet e tjera, ballafaqohen me shumë të papritura. Ata sapo takohen me zyrtarët kufitarë e doganorë të Serbisë, pra përballen me kërkesa të ndryshme, të cilat nuk janë konform parimeve, të cilat marrëveshja e CEFTA-s i parasheh. Atyre u shkaktohen vonesa të shumta, dëme të shumta dhe kosto të shumta, me pritje të gjata dhe mosshërbime që atyre do të duhej t’u ofroheshin. Pra, kështu shteti i Serbisë nuk është duke e respektuar marrëveshjen CEFTA, e cila, siç e përmenda, është nënshkruar që në vitin 2007. Atëherë, pyetja ime për ministren Hajdari është që, meqenëse ne jemi anëtar të CEFTA-s, a kemi ndonjë problem me nivelin e përfaqësimit aty, duke marrë për bazë ende prezencën e UNMIK-ut në përfaqësimin e Kosovës në kuadër të CEFTA-s? Gjithashtu, do të doja të shoh nga ministrja ndonjë sqarim se çfarë hapash duhet të ndërmerren me qëllim që ne ta ngremë nivelin e përfaqësimit në CEFTA dhe afaristët e vendit tonë të kenë trajtimin e barabartë, siç e kanë afaristët e vendeve të tjera në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA-s. Gjithashtu a ka mundësi që përmes sekretariatit të CEFTA-s t’u mundësohet afaristëve tonë që të mos kenë pengesa me të cilat ballafaqohen sot për sot në rajon? |
Rozeta Hajdari | Po | |
Industri |
Faleminderit, kryetar! Unë personalisht mendoj, ministre, që kapaciteti i UNMIK-ut, duke marrë parasysh prezencën shumë minimale që është në Kosovë, nuk ka mundësi të na përfaqësojë më tutje, kështu që shumë mirë që i jeni adresuar me letër sekretariatit
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Unë personalisht mendoj, ministre, që kapaciteti i UNMIK-ut, duke marrë parasysh prezencën shumë minimale që është në Kosovë, nuk ka mundësi të na përfaqësojë më tutje, kështu që shumë mirë që i jeni adresuar me letër sekretariatit të CEFTA-s. Një çështje që ndërlidhet saktësisht me CEFTA-n dhe me masat dumping që mund t’i marrin shtetet e rajonit, në këtë rast Serbia, sa u përket çmimeve të produkteve, mbështetjes së produkteve të prodhuesve të tyre, e kam përcjellë edhe më herët këtë shqetësim tek ju me pyetje parlamentare. Do të doja që edhe sot të na njoftoni me masat e reja antidamping që keni ndërmarrë ndaj produkteve që mund të analizohen nga ministria që ju drejtoni se janë duke u futur në territorin e Kosovës, në tregun tonë dhe janë produkte, të cilat mbështeten financiarisht nga shteti serb me subvencione. |
Rozeta Hajdari | Po | |
Drejtësi |
Faleminderit, zoti kryetar! Zoti kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Shërbimi Korrektues i Kosovës është një nga agjencitë me rëndësi të veçantë në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë. Megjithatë, nevojat dhe kushtet e punës së z
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryetar! Zoti kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Shërbimi Korrektues i Kosovës është një nga agjencitë me rëndësi të veçantë në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë. Megjithatë, nevojat dhe kushtet e punës së zyrtarëve korrektues kanë qenë neglizhuar për vite të tëra. Si rezultat i mungesës së planifikimeve afatgjate, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka një staf në moshë mesatare rreth të 50-ve, ka mungesë të uniformave, pajisjeve dhe fare pak apo hiç aplikohet gradimi meritor brenda stafit. Pyetja është kjo: zonja ministre, çfarë veprimesh konkrete dhe të matshme do të ndërmarrë ministria juaj në adresimin e këtyre nevojave të Shërbimit Korrektues, të cilat janë ndoshta emergjente? Faleminderit! |
Albulena Haxhiu | Po | |
Punë të Brendshme |
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Çështja është se tash e disa muaj qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë të pajisjen me letërnjoftime. Për shkak të mungesës së materialit për këtë dokument, qytetarët ankohen se po pre
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Çështja është se tash e disa muaj qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë të pajisjen me letërnjoftime. Për shkak të mungesës së materialit për këtë dokument, qytetarët ankohen se po presin me muaj për t’u pajisur me letërnjoftim. Në pamundësi për t’u pajisur me dokumentin e letërnjoftimit, qytetarët nuk ndihen të sigurt që të udhëtojnë vetëm me fletëparaqitje ose fletaplikim. 26 Pyetja është, i nderuar ministër: Kur do të bëhet sigurimi i materialit të domosdoshëm për prodhimin e letërnjoftimit për qytetarët? |
Xhelal Sveçla | Po | |
Financa |
Përshëndetje, kryetar i Kuvendit! Nënkryetar, I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Kolegë, Qytetarë të Republikës, Po shihet që ka nevojë edhe Kuvendi për të investuar, pasi jemi te ndarjet buxhetore, në pikën tjetër. I nderuar ministër, Në Kosovë
Lexo më shumë
Përshëndetje, kryetar i Kuvendit! Nënkryetar, I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Kolegë, Qytetarë të Republikës, Po shihet që ka nevojë edhe Kuvendi për të investuar, pasi jemi te ndarjet buxhetore, në pikën tjetër. I nderuar ministër, Në Kosovë deri më tani janë fiskalizuar diku rreth 36 mijë biznese, mirëpo një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të operojnë të pafiskalizuara, e sipas disa vlerësimeve janë diku rreth 16 mijë biznese si jotatimpagues. Vlen të theksohet se evazioni fiskal çdo vit i ka shkaktuar dëme të mëdha Buxhetit të Shtetit, por gjithashtu është evidente se Administrata Tatimore Kosovës ka lëshuar diku rreth 8 000 gjoba për biznese. Se duhet bërë fiskalizimi është një konstatim i tillë, ka ardhur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe procesi i fiskalizimit është shumë i rëndësishëm, kur e dimë që jo vetëm për shtetin, por edhe për vetë bizneset, sepse rritet edhe mundësia e partneritetit të bizneseve në vend edhe me operatorët ndërkombëtarë, por të njëjtën kohë do të kishte edhe rritje dhe shtim të Buxhetit të Shtetit. Prandaj, pyetja ime është, duke parë rëndësinë e kësaj çështjeje, si e keni menduar ju ta adresoni këtë çështje, në mënyrë që për biznese të jetë më i lehtë procesi i fiskalizimit, kostoja, si dhe të njëjtën kohë edhe të zvogëlohet informaliteti ekonomik. Kjo është edhe një e gjetur e auditorit, prandaj si keni menduar ju ta adresoni këtë çështje me rëndësi? Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po | |
Financa |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për Kabinetin Qeveritar, 30 Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Pyetja ime ka të bëjë me masën 3.1 të pakos për ringjallje ekonomike. E dimë që si pasojë e përhapjes së shpejtë të pandemisë në vendin tonë një numër i
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për Kabinetin Qeveritar, 30 Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Pyetja ime ka të bëjë me masën 3.1 të pakos për ringjallje ekonomike. E dimë që si pasojë e përhapjes së shpejtë të pandemisë në vendin tonë një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kryefamiljarin e tyre, në rastet kur ata nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë luftës me COVID-19. Diku kah fundi i muajit tetor është ekzekutuar pagesa e parë për grupin e parë të masës 3.1, pikërisht masës që përfshin mbështetjen financiare për familjet që e kanë humbur kryefamiljarin e tyre nga COVID-19. I nderuari ministër, Duke pasur parasysh që fillimi i zbatimit të kësaj mase ka qenë tejet i nevojshëm dhe kërkesa e këtyre familjarëve ka qenë e madhe, a mund të na thoni se cili është numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo masë dhe sa po hasin qytetarët në vështirësi sa i përket formës së aplikimit për këtë mbështetje? Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po | |
Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje, nënkryetare! Ministra, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, I nderuar ministër, Siç jeni në dijeni, është viti i dytë me radhë që kultivuesit e rrushit po kanë vështirësi me shitjen, sepse podrumi i privatizuar, tash
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje, nënkryetare! Ministra, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, I nderuar ministër, Siç jeni në dijeni, është viti i dytë me radhë që kultivuesit e rrushit po kanë vështirësi me shitjen, sepse podrumi i privatizuar, tashmë Stone Castel, nuk ua pranon asnjë sasi me pretekst se ka stoqe të mjaftueshme. Edhe pse, i njëjti në vazhdimësi është mbështetur me subvencione nga Ministria e Bujqësisë dhe vetëm në vitin 2020 ka marrë afër 1,4 milion euro të subvencioneve, pa shtuar këtu edhe pjesën për subvencionet me shitjen e verës. Këtë vit, sipas të dhënave në terren ende të pakonfirmuara nga Instituti i Vreshtarisë, së paku 20% e sipërfaqes me prodhim të rrushit ka mbetur e pavjelë në mungesë të tregut dhe kështu duke i lënë bujqit pa marrjen e bereqetit të tyre nga puna që ata bëjnë. I dashur ministër, Fermerët që e punojnë tokën e tyre në të shumtën e rasteve nuk kanë të ardhur tjetër dhe presin që nga puna e tyre, duke e punuar tonë të bekuar ta sigurojnë kafshatën e bukës. Në këtë drejtim 32 jam i interesuar, jo vetëm unë, por edhe fermerët, të dimë se si do të kompensohen kultivuesit e rrushit për sasinë e pavjelë? Çka do të ndodhë me ta vitin tjetër, pasi i njëjti problem pritet të përsëritet? Cilët hapa i keni ndërmarrë me homologun tuaj në Shqipëri, në mënyrë që të sigurohet shitja e produkteve sezonale në këto dy shtete? |
Faton Peci | Po | |
Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar! Unë e falënderoj për pyetjen që ia adresova ministrit, e ai m’u përgjigj tani. Ministër, pse nuk i keni njoftuar zyrtarisht bujqit dhe fermerët që është anuluar aplikimi për grante, i cili ka përfunduar më 1 mars 2021. Dometh
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Unë e falënderoj për pyetjen që ia adresova ministrit, e ai m’u përgjigj tani. Ministër, pse nuk i keni njoftuar zyrtarisht bujqit dhe fermerët që është anuluar aplikimi për grante, i cili ka përfunduar më 1 mars 2021. Domethënë, fermerët dhe bujqit nuk e dinë që ai grantd është anuluar, e para. E dyta, unë nuk thashë që nuk ka kontroll, por shpreha skepticizmin tim se si do të bëhet kontrolli në treg kur tanimë kanë filluar mbjelljet e kulturave bujqësore vjeshtore, gjë që e dimë të gjithë. Dhe tjetra, unë mendoj që për papërgjegjësinë institucionale të zyrtarëve të institucioneve tona nuk guxon në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë të pësojë bujku dhe fermeri i Kosovës. E treta, ju e dini që në fazën e fundit kanë aplikuar 3 559 bujq më pak. Kjo është një dëshmi e qartë që... |
Faton Peci | Po | |
Arsim |
Faleminderit, i nderuar kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë, E nderuar ministre, Në shumë komuna të Kosovës funksionojnë OJQ, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme për persona të ndryshëm, përfshirë këtu edhe OJQ që merren me fëmijët
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë, E nderuar ministre, Në shumë komuna të Kosovës funksionojnë OJQ, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme për persona të ndryshëm, përfshirë këtu edhe OJQ që merren me fëmijët autikë. Në shumë komuna 35 të Kosovës këto OJQ veprojnë në hapësirat e shkollave, mirëpo pagesa për ato orë trajtimi e mësimi bëhet nga prindërit e atyre fëmijëve. Në Komunën e Podujevës ekziston OJQ Autizmi, e cila vepron në hapësirat e një shkolle fillore publike në këtë qytet. Prindërit e fëmijëve që ndjekin ato orë bëjnë pagesa prej 5 euro për orë, e që për një javë u kushton 25 euro, ose thënë më mirë, 100 euro në muaj. Kjo gjë paraqet ngarkesë të madhe financiare për shumë familje, konsideruar kushtet socio-ekonomike në vendin tonë. Si deputet dua të di se cilat janë mundësitë financiare, por edhe kadrovike, që këto klasë të kthehen në kuadër të shkollave ekzistuese dhe psikologët të rekrutohen si mësimdhënës të rregullt, e kështu ky trajtim-mësim të jetë i financuar nga shteti e jo nga prindërit, sepse fëmijët autistë meritojnë trajtim dinjitoz dhe prindërit e tyre lehtësim të ngarkesës jo të vogël financiare. Faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |