Faleminderit për fjalën kryetar! I nderuar kryeministër, Ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Me gjithë mungesën e arsyeshme të ministrit Aliu, po e lexoj pyetjen për t’i dhënë rëndësinë e posaçme që ka kjo çështje. Shpresoj shumë që pastaj Minist
Lexo më shumë
Faleminderit për fjalën kryetar! I nderuar kryeministër, Ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Me gjithë mungesën e arsyeshme të ministrit Aliu, po e lexoj pyetjen për t’i dhënë rëndësinë e posaçme që ka kjo çështje. Shpresoj shumë që pastaj Ministria me në krye ministrin Liburn Aliu ta trajtojë ashtu siç duhet. Kjo çështje ka të bëjë me banorët e paktë të fshatrave të thella që shtrihen në lindje të Komunës së Dardanës apo Kamenicës, përkatësisht fshatrave Shipashnicë e Epërme, Briçec, Sedllar, Lajçiq, Desivojcë, Tërstenë dhe Velegllavë. Banorët e këtyre fshatrave në formë të organizuar dhe të mbështetur nga banorët e tjerë të kësaj ane që jetojnë edhe në diasporë, edhe të organizuar në forma të ndryshme përmes OJQ-ve, kanë shprehur indinjatën e tyre për mospërfillje asnjëherë nga qeveritë e deritanishme as për punët bazike infrastrukturore e që po u pamundëson atyre banorëve të këtyre fshatrave dhe familjarëve të tyre që t’i bëjnë edhe vizitat esenciale apo të lëvizin me makina të zakonshme e në kushte më të sigurta. Me këtë rast, banorët e fshatrave të kësaj ane kanë organizuar edhe peticion të cilin e kanë dorëzuar në arkivin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në shenj alarmi që Qeveria aktuale të ndërmarrë hapa konkretë. Rrugët e këtyre fshatrave, rrugët e përmendura nuk janë rrugë që mbikëqyren nga komuna, andaj presin edhe mbështetje nga Ministri Aliu dhe ministria përkatëse që të bëjnë zgjidhjen e duhur dhe t’u mundësohet qarkullim i rregullt i zakonshëm banorëve të kësaj ane. Faleminderit!
Show less...
Liburn Aliu
Jo
22/02/2022
Drejta të Njeriut
Faleminderit për fjalën, nënkryetare! I nderuar kryeministër, Më 10 dhjetor 2021, datë kjo që shënon edhe Ditën Botërore të Personave me Nevoja të Veçanta, në mbledhjen e 47-të të Qeverisë, vitin 2022 e keni shpallur Vit i Personave me Nevoja të Veçanta.
Lexo më shumë
Faleminderit për fjalën, nënkryetare! I nderuar kryeministër, Më 10 dhjetor 2021, datë kjo që shënon edhe Ditën Botërore të Personave me Nevoja të Veçanta, në mbledhjen e 47-të të Qeverisë, vitin 2022 e keni shpallur Vit i Personave me Nevoja të Veçanta. A ka mundësi të na njoftoni më shumë për më shumë detaje dhe agjendën e Qeverisë gjatë këtij viti për personat me nevoja të veçanta? Faleminderit!
Show less...
Albin Kurti
Po
22/02/2022
Drejta të Njeriut
Faleminderit, nënkryetare! I nderuar kryeministër, Sa herë që është diskutuar për personat me nevoja të veçanta, shumë herë që është diskutuar për këtë çështje, kemi pasur në mënyrë të veçantë ankesa nga personat shtatshkurtër, të cilëve jo gjithmonë u ë
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! I nderuar kryeministër, Sa herë që është diskutuar për personat me nevoja të veçanta, shumë herë që është diskutuar për këtë çështje, kemi pasur në mënyrë të veçantë ankesa nga personat shtatshkurtër, të cilëve jo gjithmonë u është njohur statusi i personave me nevoja të veçanta e që, në fakt, praktikisht ata janë të tillë. A keni ndërmarrë diçka konkretisht në këtë drejtim? A ka ardhur kjo ankesë deri te Zyra juaj, deri te ju personalisht? A i keni përfshirë në këtë agjendë, më konkretisht edhe këta persona?
Show less...
Albin Kurti
Po
23/12/2022
Sociale
Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kemi pasur në takim udhëheqësit e qendrave për punë sociale nëpër komuna. Nga ky takim kemi mësuar se që nga viti 2023 këto qendra punojnë dhe mbikëqyren nga Ministria e Drejtësisë. Jemi të vetëdijshëm s
Lexo më shumë
Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kemi pasur në takim udhëheqësit e qendrave për punë sociale nëpër komuna. Nga ky takim kemi mësuar se që nga viti 2023 këto qendra punojnë dhe mbikëqyren nga Ministria e Drejtësisë. Jemi të vetëdijshëm se këto qendra kanë probleme të shumta funksionale mjaft komplekse.
Cila është strategjia juaj e punës dhe e ndryshimit në ngritje të cilësisë dhe efikasitetit në këtë sektor?
Show less...
Albulena Haxhiu
Po
24/02/2022
Financa
Faleminderit për fjalën, kryetar! I nderuar ministër Murati, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në procedurë monitorimit të Ligjit kundër diskriminimit, u.d. kryeinspektori na kanë njoftuar se inspektorët e komunitetit serb nuk e bëj
Lexo më shumë
Faleminderit për fjalën, kryetar! I nderuar ministër Murati, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në procedurë monitorimit të Ligjit kundër diskriminimit, u.d. kryeinspektori na kanë njoftuar se inspektorët e komunitetit serb nuk e bëjnë punën e tyre në terren me arsyetimin se nuk kanë kushte për punë. Si e vlerësoni ju këtë abstenim nga përgjegjësia zyrtare e këtyre inspektorëve? Dhe, çka keni bërë në këtë drejtim, sidomos marrë parasysh faktin se numri i inspektorëve është vetëm 36, e 6 18 prej tyre janë të komunitetit serb, domethënë edhe nga këta të pakët, gjashtë e refuzojnë punën e tyre. Faleminderit!