Në këtë modul do të ofrohen të dhëna mbi kërkesat dhe rekomandimet e dhëna
nga qytetarët në kuadër të takimeve publike me deputetët që KDI së bashku me 11 organizata partnere
ka zhvilluar nëpër komuna të ndryshme me qëllim të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies
institucionale. Të gjitha këto çështje do të monitorohen në kuadër të këtij moduli duke ju ofruar
mundësi që të informoheni mbi hapat që deputetët kanë ndërmarrë në Kuvend për çështjet dhe
rekomandimet e ngritura nga deputetët.