Komisionet janë trupa punues të Kuvendit dhe pasqyrojnë përbërjen e Kuvendit. Komisionet mblidhen së paku dy herë në muaj dhe mund të jenë të përhershme apo funksionale. Komisionet shqyrtojnë projekt-ligje dhe kanë autorizim për të bërë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.
Komisionet mund të mbajnë dëgjime publike, për të marrë njoftime për çështje që janë në shqyrtim e sipër, me ekspertë të organizatave publike, të përfaqësuesve të grupeve të interesit dhe të personave të tjerë.