KDI publikon katër infografika në gjashtë vjetorin e marrëveshjes për Asociacionin

Sot shënohet viti i gjashtë që nga arritja e Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Marrëveshja u arrit mes Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut të Brukselit.
Kjo marrëveshje, që përbëhet nga shtatë pjesë, ishte dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga Presidentja Atifete Jahjaga më 31 tetor, 2015. Gjykata, në aktgjykimin e nxjerrë më 23 dhjetor të atij viti, kishte konstatuar se asnjë nga parimet e marrëveshjes nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.
Cilat janë datat e ngjarjeve kryesore që ndërlidhen me çështjen e Asociacionit/Bashkësisë? Cila është procedura deri në formimin e Asociacionit/Bashkësisë dhe ku ka ngecur ajo aktualisht? Cilat janë fushat ku Asociacioni parashihet të ketë rol, dhe çfarë kompetencash mund të jenë ato? Cila është struktura e Asociacionit/Bashkësisë dhe çfarë kompetencash kanë ato organe? Si duhet të duket Asociacioni/Bashkësia, struktura dhe kompetencat e tij sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese? Çfarë duhet dhe mund, e çfarë nuk mund dhe nuk duhet të ketë statuti për formimin e Asociacionit/Bashkësisë?
Mësoni më shumë këto dhe detaje të tjera në infografikat bashkëngjitur.