Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
04/08/2022 | Ekonomi |
Pyetja ose çështja që unë dua të diskutoj me ministren lidhet me mënyrën se si po menaxhohen ndërmarrjet publike?
Pyetja ose çështja që unë dua të diskutoj me ministren lidhet me mënyrën se si po menaxhohen ndërmarrjet publike? |
Artane Rizvanolli | Po |
10/11/2022 | Ekonomi |
1. A janë pranuar të gjitha furnizimet për rezerva shtetërore, sipas kontratës së re, që është nënshkruar kohë më parë, sipas informatave që kemi?
2. A janë kryer obligimet nga operatori ekonomik, siç e parasheh kontrata?
3. A janë siguruar rezerva
Lexo më shumë
1. A janë pranuar të gjitha furnizimet për rezerva shtetërore, sipas kontratës së re, që është nënshkruar kohë më parë, sipas informatave që kemi? 2. A janë kryer obligimet nga operatori ekonomik, siç e parasheh kontrata? 3. A janë siguruar rezervat plotësisht në sasi dhe në lloje, siç parashihet me ligjin përkatës? 4. Cili është vendi i origjinës së mallrave të blera për rezerva shtetërore dhe, nëse ministrja është e gatshme, të ndërmerret një auditim i rezervave shtetërore në përputhje me ligjin? |
Rozeta Hajdari | Po |
10/11/2022 | Ekonomi |
Tani e kemi marrë me raportin nëntëmujor të periudhës janar-shtator 2022. Aty është e qartë përgjigjja. Pyetja ime ka qenë rrethnivelit të shpenzimeve kapitale për nivelin qendror dhe bilanci bankar?
Tani e kemi marrë me raportin nëntëmujor të periudhës janar-shtator 2022. Aty është e qartë përgjigjja. Pyetja ime ka qenë rreth nivelit të shpenzimeve kapitale për nivelin qendror dhe bilanci bankar? |
Hekuran Murati | Po |
09/12/2022 | Punë të Jashtme |
Ajo në mënyrë më specifike që mua më intereson është qëndrimi përfundimtar i Qeverisë, i kryeministrit lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës mund të tërhiqen, pra Kosova mund të tërhiqet n
Lexo më shumë
Ajo në mënyrë më specifike që mua më intereson është qëndrimi përfundimtar i Qeverisë, i kryeministrit lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës mund të tërhiqen, pra Kosova mund të tërhiqet nga zbatimi i këtyre në bazë të procedurave të vendosura përmes këtij ligji. Në pikën 2 thotë: vendimi në lidhje me tërheqjen nga një marrëveshje ndërkombëtare merret nga Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e votave pas rekomandimit të Presidentes, me iniciativë ose propozim të Qeverisë. Tash për t’u qëndruar prapa atyre deklarimeve, atyre fjalëve, pyetja është pse ky vendim i Qeverisë nuk po sillet në Kuvend dhe të anulohet. |
Albin Kurti | Po |