| Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
|---|---|---|---|---|
| 17/04/2026 | Punë të Brendshme |
Zoti kryeministër, Qytetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës tash e mbi 20 vjet përballen me probleme serioze në marrjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Kjo situatë prodhon pasoja të rënda dhe të drejtpërdrejta për jetën e tyre. Për shkak të mung
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, Qytetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës tash e mbi 20 vjet përballen me probleme serioze në marrjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Kjo situatë prodhon pasoja të rënda dhe të drejtpërdrejta për jetën e tyre. Për shkak të mungesës së shtetësisë dhe dokumenteve personale, shumë prej tyre nuk mund të rinovojnë dokumentet ku ata jetojnë dhe mbeten ligjërisht joekzistentë, pra të paregjistruar edhe në Kosovë, edhe në Serbi. Nuk kanë qasje të plotë në shërbimet shëndetësore, ndihmat sociale dhe skemat e mirëqenies; nuk mund të punësohen ligjërisht dhe detyrohen të punojnë në ekonomi informale, pa kontrata, pa sigurime; fëmijët e tyre rrezikojnë të mbeten pa regjistrim civil dhe të trashëgojnë të njëjtin problem; nuk mund të regjistrojnë ligjërisht pronat e tyre, edhe pse realisht janë pronarë të tyre; studentët, bizneset dhe profesionistët nga lugina përballen me pengesa serioze administrative. Problemi kryesor, siç është theksuar edhe nga vetë përfaqësuesit e këtyre, lidhet me kornizën ligjore për shtetësinë dhe mospajisjen me leje qëndrim të përhershëm. Prandaj, do të kërkoja nga ju të di se a do të ketë angazhim konkret nga ana e Qeverisë për të zgjidhur këtë padrejtësi historike dhe administrative ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. |
Jo |