Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/05/2022 | Pylltari |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Task-forca për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve që keni formuar ka qëllim prioritizimin e politikave që rregullojnë sektorin e pylltarisë dhe ka për mandate koordinimin e të gjithë faktorëve ndëri
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Task-forca për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve që keni formuar ka qëllim prioritizimin e politikave që rregullojnë sektorin e pylltarisë dhe ka për mandate koordinimin e të gjithë faktorëve ndërinstitucionalë dhe politikave që ndërlidhen me sektorin e pylltarisë. Në këtë dekadë që lame pas, më së shumti të dëmtuar kanë qenë pyjet gjithandej Kosovës dhe dëmtimi nga prerjet dhe zonave të mbrojtura apo prerja për shkak të ndërtimeve edhe brenda territorit të parqeve, pyetja është sa hektarë planifikoni të pyllëzoni këtë vit dhe sa fidanë të rinj janë mbjellë në tre muajt e pare të këtij viti? Veçanërisht si planifikojnë organet nën varësinë tuaj që t’i mbroni këto sipërfaqe dhe këto mbjellje të reja? |
Faton Peci | Po |