Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
22/02/2022 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar! E nderuara ministre, Marrëveshja e zotimeve e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator 2020, në pikën e 15-të të saj parashihte, citoj: “Kosova do të pajtohet të zbatojë një moratorium njëvjeçar për të mos kërkuar anëtarësim të
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! E nderuara ministre, Marrëveshja e zotimeve e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator 2020, në pikën e 15-të të saj parashihte, citoj: “Kosova do të pajtohet të zbatojë një moratorium njëvjeçar për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia do të pajtohet të zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesat zyrtare, ose jozyrtare, ndaj ndonjë vendi, ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën si shtet i pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, mbyll citatin. Pyetja ime, e nderuar ministre, është kjo: Ky afat i moratoriumit ka përfunduar më 4 shtator 2021. Ju lutem, na informoni se pas kalimit të këtij afati në sa organizata ndërkombëtare ka aplikuar Republika e Kosovës për anëtarësim dhe cilat janë ato? Gjithashtu, në këtë kontekst të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë, cilat janë aktivitetet konkrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës që ka bërë për sjelljet e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës? Faleminderit! |
Donika Gërvalla | Po |
22/02/2022 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar! Në fakt, vërtet është vështirë ta matim, ose të them të japim vlerësime rreth asaj, a është ndalë aktiviteti i Serbisë për këtë temë, por e vërteta është që s’ka pasur asnjë çnjohje gjatë kësaj periudhe, që ne jemi marrë vesh
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Në fakt, vërtet është vështirë ta matim, ose të them të japim vlerësime rreth asaj, a është ndalë aktiviteti i Serbisë për këtë temë, por e vërteta është që s’ka pasur asnjë çnjohje gjatë kësaj periudhe, që ne jemi marrë vesh në Uashington. 38 Në anën tjetër, zonja ministre, ne jemi akuzuar për tradhti kombëtare për këtë çështje. Ne jemi akuzuar se e kemi cenuar rëndë Kushtetutën. Prandaj, unë mendoj që nuk ka asgjë sekrete të na tregosh se cila është agjenda e shtetit të Kosovës, ose në cilat organizata planifikoni të anëtarësohemi? Dhe nëse jo, pse qe një vit ju e keni marrë mandatin e s’keni aplikuar në asnjë, ose s’jeni përgatitur që më 4 shtator, kur ka përfunduar ky moratorium, të aplikoni së paku në një nga to. |
Donika Gërvalla | Po |
14/07/2022 | Punë të Brendshme |
Unë e kam shtruar këtë çështje para tre muajsh me shpresën që do të marrë zgjidhje, po si duket kjo do të jetë një sagë e gjatë. Ka më shumë se katër muaj që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë probleme të udhëtimit në territorin e shtetit të Austrisë
Lexo më shumë
Unë e kam shtruar këtë çështje para tre muajsh me shpresën që do të marrë zgjidhje, po si duket kjo do të jetë një sagë e gjatë. Ka më shumë se katër muaj që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë probleme të udhëtimit në territorin e shtetit të Austrisë me patentëshoferët e lëshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ata tashmë nuk po lejohen as transit të kalojnë nëpër territorin e Austrisë. Duhet thënë që një problem të tillë qytetarët e Kosovës nuk e kanë pasur tash e njëzet vjet, ndërkohë tash ky problem është paraqitur. Pyetja ime ka të bëjë me atë: a është e informuar Qeveria, respektivisht ministria përkatëse, për këtë vendim të autoriteteve austriake? Cila është arsyeja e këtij vendimi dhe cilat janë veprimet që ka ndërmarrë shteti i Kosovës për ta zgjidhur këtë problem të madh për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në veçanti bashkatdhetarëve tanë në këtë periudhë të pushimeve sot? Faleminderit! |
Xhelal Sveçla | Po |
14/07/2022 | Punë të Brendshme |
Në fakt, kam pyetje shtesë. Unë nuk e mora përgjigjen e duhur ministër. Unë nuk ju pyeta për veprimet që shtetet e tjera t’i njohin përjetësisht patentëshoferët që i lëshojmë sot. Kosovarët për njëzet vjet nuk kanë pasur telashe nëpër Austri të kal
Lexo më shumë
Në fakt, kam pyetje shtesë. Unë nuk e mora përgjigjen e duhur ministër. Unë nuk ju pyeta për veprimet që shtetet e tjera t’i njohin përjetësisht patentëshoferët që i lëshojmë sot. Kosovarët për njëzet vjet nuk kanë pasur telashe nëpër Austri të kalojnë transit. Çfarë ndodhi tash e gjashtë muaj pothuajse? Unë kam me dhjetëra dënime të shqiptarëve të Kosovës që po u shqiptohen qysh në kufi. Nëse i paguajnë 400 euro, lejohen të kalojnë. Nëse jo, duhet rreth e rreth Austrisë. Çka ndodhi me këtë shtet mik tash e gjashtë muaj mos të na i njohin as për kalim transit. Jo për njohje të përhershme siç e ka bërë edhe Gjermania, që është shumë e drejtë dhe shumë e vërtetë dhe mirë që po punoni edhe me shtetet e tjera. Çka ndodhi me Austrinë? Qe gjashtë muaj s’keni marrë përgjigje? Nuk ka informatë Ministria e Punëve të Jashtme çka po ndodh në shtetin austriak për këtë vendim? Kush qëndron prapa këtij vendimi? Pse ky vendim në këtë fazë? Çka po ndodh me Austrinë? |
Xhelal Sveçla | Po |
23/02/2023 | Punë të Jashtme |
Më 8 shkurt 2023, gjatë vizitës në Malin e Zi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sa i përket çështjes së marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, deklaroi se, citoj: “Sa u përket kufijve, për mua kjo çështje ka përfunduar në Parlament para
Lexo më shumë
Më 8 shkurt 2023, gjatë vizitës në Malin e Zi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sa i përket çështjes së marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, deklaroi se, citoj: “Sa u përket kufijve, për mua kjo çështje ka përfunduar në Parlament para disa vitesh kur ajo marrëveshje është ratifikuar mes Malit të Zi dhe Kosovës” Cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për çështjen e demarkacionit? Pse Qeveria nuk ka reaguar ndaj këtij qëndrimi të presidentes Osmani? A do të thotë që edhe ju pajtoheni me këtë qëndrim? |
Albin Kurti | Po |
09/03/2023 | Dialog |
Cili është vlerësimi i Qeverisë së Kosovës për këtë raport dhe a cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit?
Cili është vlerësimi i Qeverisë së Kosovës për këtë raport dhe a cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit? |
Albin Kurti | Po |