Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
11/06/2021 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, nëse jeni në dijeni, rruga regjionale, respektivisht magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, e që ndërlidh edhe qytetin e Vushtrrisë, tani e disa vjet ka mbetur ende e papërfunduar. Në segmentin nga fshati Dumnicë e
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, nëse jeni në dijeni, rruga regjionale, respektivisht magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, e që ndërlidh edhe qytetin e Vushtrrisë, tani e disa vjet ka mbetur ende e papërfunduar. Në segmentin nga fshati Dumnicë e deri në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, që janë afërisht 5 deri 6 km, kompanitë e kontraktuara për realizimin e projektit ende nuk kanë ndërmarrë veprimet e 13 duhura. Si pasojë e kësaj, qytetarët e asaj ane çdo ditë përballen me kolona të gjata disaorëshe në rrugë. I nderuar ministër, a mund të na tregoni se në cilën fazë ndodhet projekti? Kur është paraparë finalizimi i këtij segmenti? Dhe, deri kur do të zgjasin punimet? |
Liburn Aliu | Po |
11/06/2021 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! Si pasojë e mosvendosjes së semaforëve në udhëkryqin ku ndërlidh fshatin Studime me qytetin e Vushtrrisë, çdo ditë ka aksidente. Fatkeqësisht, në këtë rrugë kemi pasur edhe dy humbje jete deri më tani. Gjithashtu, edhe në udhëkryqi
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Si pasojë e mosvendosjes së semaforëve në udhëkryqin ku ndërlidh fshatin Studime me qytetin e Vushtrrisë, çdo ditë ka aksidente. Fatkeqësisht, në këtë rrugë kemi pasur edhe dy humbje jete deri më tani. Gjithashtu, edhe në udhëkryqin në rrugën regjionale Prishtinë – Mitrovicë, konkretisht udhëkryqi i fshatit Begaj, udhëkryq jashtëzakonisht i ngarkuar me biznese dhe këmbësoë, frekuentohet një numër i madh i automjeteve. I njëjti nuk ka semaforë dhe është i parregulluar. A mund të na tregoni, se pse nuk po vendosen këta semaforë dhe rrjedhimisht kërkoj nga ana juaj, në kuadër të kompetencave tuaja kushtetuese dhe ligjore, që t’i ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme. |
Liburn Aliu | Po |
26/05/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! Në dhjetorin e vitit të kaluar është miratuar Ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2022. Si amendament i miratuar nga inicimi ynë është edhe ndarja e shumës financiare me vlerë 50 mijë euro për funksionalizimin e Spitalit të Pedia
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Në dhjetorin e vitit të kaluar është miratuar Ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2022. Si amendament i miratuar nga inicimi ynë është edhe ndarja e shumës financiare me vlerë 50 mijë euro për funksionalizimin e Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë. Nga ajo kohë, sipas informatave që kam, në Spitalin e Mitrovicës nuk është ndërmarrë asnjë veprim. I nderuar ministër, pse nuk ka filluar ky projekt për funksionalizimin e plotë të këtij spitali pediatrik, i cili është më i domosdoshëm për marrjen e shërbimeve për pacientët fëmijë dhe lehtësimin e mundësive për trajtim të familjeve të tyre. |
Rifat Latifi | Po |