Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/06/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
E nderuar kryesuese e Kuvendit! Kabinet qeveritar, Kryeministër, Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë, Qeveria e re duket se e ka zor ta zotërojë agjendën e vet. Në këtë zor të Qeverisë së re janë gjetur keq edhe bujqit, fermerët. Ata e kanë pasur një pa
Lexo më shumë
E nderuar kryesuese e Kuvendit! Kabinet qeveritar, Kryeministër, Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë, Qeveria e re duket se e ka zor ta zotërojë agjendën e vet. Në këtë zor të Qeverisë së re janë gjetur keq edhe bujqit, fermerët. Ata e kanë pasur një pako të dakorduar financiare në dy rata. Ratën e parë e ka dhënë Qeveria Hoti, rata e dytë nuk u është paguar fermerëve, vreshtarëve. Janë të shqetësuar. Njëkohësisht vreshtarë e pemëtarë e perimtarë të tjerë e fermerë janë shumë të shqetësuar që nuk janë shpërndarë aplikacionet për subvencionet e rregullta në këtë vit. Në praktikë ato shpërndahen në mars. Ende s’i kanë marrë. Ata kanë shqetësime të mëdha se si cikël kohor pra, këto subvencione nuk do t’i arrijnë ata në kohë për obligimet që i kanë pra si bujq, si fermerë dhe shpenzimet që i kanë në kultivimin e kulturave që i kultivojnë. Pra, pyetja për ju ministër është: a do ta paguani ratën e dytë dhe a do të mund ta shpejtoni në kohë ndarjen e subvencioneve, të tilla çfarë i parasheh ligji, apo edhe ka informata se do të ndërhyni në mënyrën se si ato subvencione do të shpërndahen, do t’i pakësoni ato, do t’i ktheni në rregulla të reja, në mënyrë që të humbet krejt ky vit. Këtë që po jua them unë, nuk janë veç fjalë të miat, por fjalët i kam marrë prej shumë fermerëve, vreshtarëve, njerëzve që janë të ndershëm, punëtorë, e të cilët nuk i thonë këto për shkak të partive as për shkak se dikush është me pozitën apo me opozitën, por janë të shqetësuar për gjendjen e tyre. Ju faleminderit! |
Faton Peci | Po |
24/06/2021 | Dialog |
Kam drejtuar pyetje kryeministrit lidhur me dialogun. Më konkretisht me çështjen e Asociacionit, ku i kërkoj Kryeministrit pra që ta ndalë mashtrimin me dialogun. Të paktën në komunikim me palët e brendshme të jetë më i saktë. Kemi dëgjuar, pra pyetja ës
Lexo më shumë
Kam drejtuar pyetje kryeministrit lidhur me dialogun. Më konkretisht me çështjen e Asociacionit, ku i kërkoj Kryeministrit pra që ta ndalë mashtrimin me dialogun. Të paktën në komunikim me palët e brendshme të jetë më i saktë. Kemi dëgjuar, pra pyetja është organizuar në këtë mënyrë që t’i prekë disa aspekte të kësaj teme. E para: a është Kryeministri kundër Asociacionit? Pra si pyetje. Pse kjo pyetje, ndoshta e kuptoni pse, se dëgjojmë nganjëherë Kryeministrin përmend lloje ose versione të Asociacionit. Edhe për këtë i drejtoj pyetjen në start: a je kundër Asociacionit? Pra, trego nëse po ose jo. Pyetja vazhdon: a je kundër Asociacionit atëherë? Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, po ashtu në bazë të të gjeturave të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, pra a je kundër një Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës? Duhet ta japësh sqarimin, sepse kur jep shumë versione, nuk e kuptojmë pse ndodh ashtu. E dyta ka të bëjë: a je për Asociacion gjeografik? Se diku e ke përmendur. Është mirë të na tregosh çka nënkupton Kryeministri i vendit kur e përmend një version të një Asociacioni. Për kë e ka fjalën, për Tirolin a për diçka tjetër, a çka ka në mend? Pse duhet ne të hapim opsione të reja, versione të reja të Asociacionit? Mirë është t’i tregohet vendit. E kemi për fund, e ka përmendur diku Asociacionin gjeografik e ceka, a mund të na tregojë Kryeministri ynë kur e përmend këtë Asociacion, çka është dallimi, po çka mund të jetë më i mirë një?, Kam drejtuar pyetje kryeministrit lidhur me dialogun. Më konkretisht me çështjen e Asociacionit, ku i kërkoj Kryeministrit pra që ta ndalë mashtrimin me dialogun. Të paktën në komunikim me palët e brendshme të jetë më i saktë. Kemi dëgjuar, pra pyetja është organizuar në këtë mënyrë që t’i prekë disa aspekte të kësaj teme. E para: a është Kryeministri kundër Asociacionit? Pra si pyetje. Pse kjo pyetje, ndoshta e kuptoni pse, se dëgjojmë nganjëherë Kryeministrin përmend lloje ose versione të Asociacionit. Edhe për këtë i drejtoj pyetjen në start: a je kundër Asociacionit? Pra, trego nëse po ose jo. Pyetja vazhdon: a je kundër Asociacionit atëherë? Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, po ashtu në bazë të të gjeturave të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, pra a je kundër një Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës? Duhet ta japësh sqarimin, sepse kur jep shumë versione, nuk e kuptojmë pse ndodh ashtu. E dyta ka të bëjë: a je për Asociacion gjeografik? Se diku e ke përmendur. Është mirë të na tregosh çka nënkupton Kryeministri i vendit kur e përmend një version të një Asociacioni. Për kë e ka fjalën, për Tirolin a për diçka tjetër, a çka ka në mend? Pse duhet ne të hapim opsione të reja, versione të reja të Asociacionit? Mirë është t’i tregohet vendit. E kemi për fund, e ka përmendur diku Asociacionin gjeografik e ceka, a mund të na tregojë Kryeministri ynë kur e përmend këtë Asociacion, çka është dallimi, po çka mund të jetë më i mirë një?, Me Asociacionin në bazë të Kushtetutës së Kosovës? Shikoni, nëse kryeministri i vendit gjatë deklarimeve publike thotë s’ka Asociacion njëetnik, ai po thotë ka një Asociacion po s’qenka etnik. Pastaj e përmend gjeografik. Nuk mund të kalojnë këto pa shpjegime të sakta. Ministri më herët tha operacionale dhe komanduese ose protokollare. Mos harroni, Kryeministri i detyrohet saktësisë në gjuhë. Pra duhet të ndalet ky lloj mashtrimi. Faleminderit! |
Albin Kurti | Jo |
20/09/2021 | Energji |
Për të mos e lexuar të gjithë analizën e pyetjes, pyetja ime për ju kryeministër ka të bëjë me projektin e përbashkët MCC - Qeveri e Kosovës, për investimin në tubacionin e gazit, pra 41 gazsjellësin dhe gazifikimin e Kosovës si burim alternativ i energj
Lexo më shumë
Për të mos e lexuar të gjithë analizën e pyetjes, pyetja ime për ju kryeministër ka të bëjë me projektin e përbashkët MCC - Qeveri e Kosovës, për investimin në tubacionin e gazit, pra 41 gazsjellësin dhe gazifikimin e Kosovës si burim alternativ i energjisë që do të sillte në Kosovë gazin amerikan. Pra, në bazë të informatave që kemi dhe të raporteve që kemi lexuar, i bie që ju po i humbni afatet ose po i vononi, ndoshta edhe qëllimshëm, dhe po ju pyes pse ndodh kjo prej Qeverisë sonë, dhe a është kjo mënyrë të dështohet ky projekt, nëse vijmë te ndonjë projekt tjetër alternativ që e ceku presidenti i Serbisë, i cili paralajmëroi autostradën e paqes dhe gazsjellësin rus për Kosovën. Faleminderi |
Albin Kurti | Po |
20/09/2021 | Ekonomi |
I nderuar kryeministër, Pyetja ime ka të bëjë edhe me afatet buxhetore të shumës që vjen nga korporata e mijëvjeçarit, a i rrezikojmë ato fonde, ta zëmë 200 milionë dollarë dhe a rrezikojmë më dinamikë, pra duke u kujdes ne për çmimin final që është seri
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Pyetja ime ka të bëjë edhe me afatet buxhetore të shumës që vjen nga korporata e mijëvjeçarit, a i rrezikojmë ato fonde, ta zëmë 200 milionë dollarë dhe a rrezikojmë më dinamikë, pra duke u kujdes ne për çmimin final që është serioze, a jemi në përputhje me afatet kohore për me e ruajt këtë mundësi investive, e cila me sa kam parë në raport, parasheh edhe një kredi të butë nga EBR-dia dhe nga totali i shumave të përdorura ose të parapara deri më tani nuk parashihet, pra nuk është cekur shuma që vjen nga institucionet e Kosovës, po kemi vetëm një burim që është grant, MSS 200 milionë dollarë, rreth 100 milionë kredi, e ju thatë një termocentral, me sa kuptoj unë... |
Albin Kurti | Po |
04/10/2021 | Ekonomi |
Pyetja është kjo: Çfarë masash ka marrë apo do të marrë Qeveria për mbrojtjen e prodhuesve vendorë, duke e ditur që importi nga Serbia është kërcënim për prodhuesit vendorë. Pse po i hiqni barrierat për këto produkte që stimulojnë importin nga Ser
Lexo më shumë
Pyetja është kjo: Çfarë masash ka marrë apo do të marrë Qeveria për mbrojtjen e prodhuesve vendorë, duke e ditur që importi nga Serbia është kërcënim për prodhuesit vendorë. Pse po i hiqni barrierat për këto produkte që stimulojnë importin nga Serbia, si rasti i bllokave dhe po lejoni që shtëpitë tona të ndërtohen me dhe të Serbisë dhe po e mundësoni dëmtimin e prodhuesve kosovarë. Pyetja i drejtohet kryeministrit. |
Albin Kurti | Po |
19/10/2021 | Ekonomi |
Kabinet qeveritar, Sapo kryeministri tha se ka vendosur që fondet e MCC-së do t’i orientojë në aspekte të tjera të energjisë. Imagjinojeni sa lajm i keq për Kosovën. Pas tre vjet pune intensive e dakordimit që në nëntor të ndodhë investimi i gazsje
Lexo më shumë
Kabinet qeveritar, Sapo kryeministri tha se ka vendosur që fondet e MCC-së do t’i orientojë në aspekte të tjera të energjisë. Imagjinojeni sa lajm i keq për Kosovën. Pas tre vjet pune intensive e dakordimit që në nëntor të ndodhë investimi i gazsjellësit amerikan, kryeministri na njoftoi që ky ka vendosur, pra në emër të Kosovës, në këtë rast, në emrin e juaj e të taksapaguesve të Kosovës, ky ka vendosur t’i devijojë ato fonde për aspekte të tjera energjetike. “Do t’i shfrytëzojmë...” Ende s’i ka marrë ato para, Kosova ka pasur t’i marrë ato tash në nëntor, ky zotëria ka vendosur t’i çojë në drejtime të tjera të energjisë? Nëse për këtë dhe Kabinetin e tij, pra pyetja, kryeministër, meqë ju keni vendosur që tash ka ndryshuar gjendja, ju e konfirmuat që ju keni vendosur t’i çoni në drejtime të tjera të energjisë, a mund të na tregoni kur do të sillni gaz në Kosovë më lirë se sa me 200 milionë para falas të Amerikës, se ju për kosto e paskeni fjalën, 100 milionë kredi, prej të cilave 20 milionë grant, pra 20 milionë falas. Kur keni për të mbërri që t’ia jepni Kosovës këtë shans, ta sillni gazin në Kosovë më lirë se tash? A doni ju me Buxhet të Kosovës ndonjëherë, apo e keni alternativën diku tjetër? Duhet t’ia jepni këto shpjegime Kosovës. Pse zëvendëskryeministri i Kosovës e ka quajtur këtë projekt “gaz rus”? Na tregoni, ju lutem, pse i merrni këto vendime? |
Albin Kurti | Po |
22/06/2022 | Financa |
Pyetja është si vijon: A do ta rishikoni buxhetin, kjo pyetje është shtruar para rishikimit të buxhetit dhe me këtë rishikim a do të merrni parasysh dhe të përfshini koston e Ligjit të pagave me rritjen e kostos së pagës minimale, pyetja e parë ose nënpy
Lexo më shumë
Pyetja është si vijon: A do ta rishikoni buxhetin, kjo pyetje është shtruar para rishikimit të buxhetit dhe me këtë rishikim a do të merrni parasysh dhe të përfshini koston e Ligjit të pagave me rritjen e kostos së pagës minimale, pyetja e parë ose nënpyetje e kësaj pyetjeje. Pjesë tjetër e kësaj pyetje është rritja e kostos, pra të përfshihet kosto ose sa kushtojnë të gjitha pensionet bazë të pagës minimale, përfshirë këtu edhe pensionet e të gjitha kategorive të lirisë. A do të mund t’i ndani buxhet shtesë Ushtrisë së Kosovës, pra në këtë rishikim dhe a do të mund të ndani buxhet ose të merrni hua apo kredi të buta për gazsjellësi Shkup-Prishtinë, pra a do të keni ndonjë mënyrë të re të financimit të këtij gazsjellësi? Pyetja veç për saktësi është bërë më 19 maj 2022, pra është një pyetje e 19 majit para ardhjes deri te diskutimi ose rishqyrtimi i buxhetit. Megjithatë kërkoj përgjigje prej kryeministrit për këto çështje të cekura, pra kostoja e Ligjit të pagave është e paraparë në pjesën që po vjen, a do të vijë njëherë ai ligj? Kosto e pensioneve bazë dhe e kategorive të lirisë, buxhet shtesë për Ushtrinë e Kosovës a do të mund të ndahen ndonjë buxhet shtesë. Edhe së fundi, a ka ndonjë mënyrë të re të financimit të gazsjellësit ShkupPrishtinë? |
Albin Kurti | Po |
22/06/2022 | Financa |
Lidhur me buxhetin për ushtrinë i kam dy nënpyetje. Së pari, kryeministër, a ka pengesa që vendimin që është legjitim për Fondin për Siguri ta ngreni në nivel të një ligji, të na e sillni në nivel të një ligji këtu në Parlament, a ju pengon diçka, është
Lexo më shumë
Lidhur me buxhetin për ushtrinë i kam dy nënpyetje. Së pari, kryeministër, a ka pengesa që vendimin që është legjitim për Fondin për Siguri ta ngreni në nivel të një ligji, të na e sillni në nivel të një ligji këtu në Parlament, a ju pengon diçka, është problem të bëhet, ju premtoj votën tonë të Aleancës në këtë rast nëse e sillni të njëjtin, pa asnjë ndryshim. Dhe, e dyta, a jeni në dijeni që keni vonesa me implementim të buxhetit. Pra, Ministria e Mbrojtjes nuk po arrin të investojë buxhetin, ne po kërkojmë prapë të jepet më shumë, se e dimë që është urgjente gjendja, mirëpo a jeni në dijeni që ka ngecje në implementim të buxhetit? |
Albin Kurti | Po |