Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/06/2021 | Shërbime Publike |
: Faleminderit, kryetar! Ministri Sveçla nuk qenka këtu, është hera e dytë dhe do ta shtroj pyetjen. Çështja të cilën dua ta ngre në këtë pyetje lidhet me Ligjin e pagave për sektorin publik, i cili është në agjendën legjislative më 29 tetor 2021.
Lexo më shumë
: Faleminderit, kryetar! Ministri Sveçla nuk qenka këtu, është hera e dytë dhe do ta shtroj pyetjen. Çështja të cilën dua ta ngre në këtë pyetje lidhet me Ligjin e pagave për sektorin publik, i cili është në agjendën legjislative më 29 tetor 2021. Duke qenë se në këtë Ligj të pagave kam punuar diku më gjatë se një vit dhe ka qenë detyra ime primare dhe e di sa e rëndësishëm është planifikimi dhe puna më e hershme. Pyetja ime për ministrin është kjo: A e keni rregulluar tabelën, e cila përcakton koeficient dhe paga për zyrtarë publikë, duke përfshirë ngritjen e pagave për të gjithë sektorët që kanë qenë në ligj, duke filluar prej policëve, mjekëve specialistë, infermierëve, zyrtarëve publikë dhe të gjitha kategorive të tjera që kanë qenë në këtë ligj dhe po ashtu zvogëlimi i pagave marramendëse, mbi 4000 e 5000 euro, që kanë qenë për një kategori të njerëzve që kanë marrë këtë lloj të pagave. Ne, qenka këtu edhe ministri i Financave, kur e kemi lëshuar Qeverinë, e kemi lënë buxhetin, pra ky ligj ka qenë i buxhetuar dhe kërkesa ime e dytë është ta di se a ka buxhet për këtë ligj për vitin 2022, është ligj jetik i cili e formëson, e përmbyll reformën shtetërore me tri ligje që janë miratuar dhe një herë e përgjithmonë e ul pabarazinë në sektorin publik të pagave. |
Xhelal Sveçla | Jo |
20/01/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër Aliu, E kam një pyetje lidhur me magjistralen Prishtinë-Podujevë: Më 7 tetor të vitit të kaluar, zëvendësministri Hysen Durmishi ka qenë në punimet e kësaj magjistrale dhe ka premtuar dhe është zotuar që segmenti
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër Aliu, E kam një pyetje lidhur me magjistralen Prishtinë-Podujevë: Më 7 tetor të vitit të kaluar, zëvendësministri Hysen Durmishi ka qenë në punimet e kësaj magjistrale dhe ka premtuar dhe është zotuar që segmenti i dytë do të përfundojë në nëntor të vitit 2021. Ky segment nuk ka përfunduar. Pyetja ime për ju është: Kur do të përfundojë, për shkak se vetëm në tre muajt e fundit, në magjistralen Prishtinë-Podujevë që është shumë e ngarkuar ka pasur aksidente me fatalitete, pra me humbje të jetës së njerëzve. Ka një komunikacion shumë të dendur, është një arterie shumë e rëndësishme. A ka mundësi të na japësh një përgjigje kur do të përfundojë kjo, duke qenë se më 7 tetor kur është bërë zotimi nuk ka ndodhur asnjë përfundim i kësaj pune. Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
20/01/2022 | Administratë |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Në debatin për Ligjin e pagave keni deklaruar që Ligji i pagave do të miratohet në mars të këtij viti. Pyetja ime për ju është: Deri ku keni shkuar me punët në miratimin e këtij ligji, për shkak se nuk ka pasur
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Në debatin për Ligjin e pagave keni deklaruar që Ligji i pagave do të miratohet në mars të këtij viti. Pyetja ime për ju është: Deri ku keni shkuar me punët në miratimin e këtij ligji, për shkak se nuk ka pasur ndonjë informatë publike rreth konsultimeve ndërinstitucionale, rreth konsultimeve me aktorë, të cilët do të preken me këtë temë dhe duke qenë se konsultimi publik për këtë ligj do të jetë, po them “shumë i zjarrtë”, po frikohem që në mars ligji nuk mund të vijë për shkak se konsultimi publik në veçanti në këtë ligj ka marrë shumë kohë edhe pasi ka dalë në platformën online për konsultim publik, ku organizatat buxhetore, organizata të ndryshme kanë dhënë qëndrimet e veta. Andaj, në qoftë se mund të na raportoni ku janë ecuritë dhe a do të miratohet ky ligj në Qeveri në mars, sipas zotimit tuaj që keni dhënë në Kuvend. Faleminderit! |
Xhelal Sveçla | Po |
20/01/2022 | Administratë |
Shumë shkurt, kryetar. Faleminderit, ministër, për përgjigje! Me sa e kuptova, do të thotë momentalisht debati kryesor është rreth kalkulimit të koeficientit të pagës bazë për këtë ligj. Tani, në qoftë se kjo është tema, kjo nënkupton se në qoftë se zvog
Lexo më shumë
Shumë shkurt, kryetar. Faleminderit, ministër, për përgjigje! Me sa e kuptova, do të thotë momentalisht debati kryesor është rreth kalkulimit të koeficientit të pagës bazë për këtë ligj. Tani, në qoftë se kjo është tema, kjo nënkupton se në qoftë se zvogëlohet koeficienti prej 239 euro, sa ka qenë në ligjin e kaluar, nënkupton që do të zvogëlohet edhe paga në projektimin që ka qenë në Ligjin e parë për zyrtarët publikë, duke mos përfshirë ndërmarrjet që kanë hyrë në Kuvend në kuadër të Ligjit të pagave. Ajo që unë mendoj, është që për të ardhur ky ligj për t’u financohet, është obligative që ne ta kryejmë ligjin dhe ta shtimë në financim me rishikimin e buxhetit, përndryshe në qoftë se vjen ligji, kushtimisht po them, në fund të marsit dhe pastaj ne e marrim një kohë këtu në konsultime, dhe kalon, atëherë nuk do të mund ta fusim në buxhetim. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse unë në debatin e vitit të kaluar, pra në dhjetor kam insistuar që te Kodi Buxhetor që përcakton nismat legjislative të vendoset një vijë buxhetore që do të mund të financojë këtë ligj dhe rrogat të vijnë me rritje në rishikim buxhetor. Faleminderit! |
Xhelal Sveçla | Po |
28/03/2022 | Infrastrukturë |
Se sa është serioze Qeveria, atë që e ngriti si çështje ministri Murati, tha Parlamenti nuk është serioz, po shihet sa është Qeveria serioze, po lyp nivel të diskutimit për pagë minimale, e kryeministri ka premtuar më 21 mars që e rrit pagën minimale, në
Lexo më shumë
Se sa është serioze Qeveria, atë që e ngriti si çështje ministri Murati, tha Parlamenti nuk është serioz, po shihet sa është Qeveria serioze, po lyp nivel të diskutimit për pagë minimale, e kryeministri ka premtuar më 21 mars që e rrit pagën minimale, në vend se të raportojë për pagë inimale çka po bëhet, lyp nivel të diskutojë me ne. Nuk është kjo pyetja ime, po meqë ma dhatë fjalën, desha ta them. Pyetja lidhet me atë që e tha deputeti Hyseni. Po unë do të doja të jem pak më i drejtpërdrejtë. Më 11. 8. 2021, zëvendësministri e ministri kanë dalë në fushatë zgjedhore dhe kanë thënë rruga Prishtinë-Podujevë kryhet deri në fund të vitit 2021, tash është muaji i katërt, respektivisht muaji i gjashtë prej kur kanë premtuar në fushatë zgjedhore dhe s’e kanë vendosur asnjë guri e as një baski në atë rrugë. Përderisa kryeministri Kurti vinte rregullisht në Podujevë, bile betohej ‘pasha kuranin’ krejt do ta ndreqim Podujevën. Pyetja ime për ministrin Liburn Aliu është: A ka qenë premtim elektoral për t’i marrë disa vota në Podujevë, apo me të vërtetë po zotoheni që ta përfundoni atë rrugë. Në qoftë se e keni zotim sillni rirregullimin buxhetor në Kuvend, rruga Prishtinë - Podujevë është arteria kryesore, rruga më me trafik, sillni këtu riorganizimin buxhetor, ne jua votojmë, po mos u arsyetoni se s’keni buxhet dhe s’keni mundësi. Faleminderit! |
Liburn Aliu | Jo |
07/04/2022 | Infrastrukturë |
Unë e kam ngritur këtë pyetje në seancën e kaluar, ka të bëjë me rrugën Prishtinë-Podujevë, në qoftë se mund të na tregojë pak më shumë ministri çka është duke ndodhur, në fakt nuk po ndodh asgjë.
Unë e kam ngritur këtë pyetje në seancën e kaluar, ka të bëjë me rrugën Prishtinë-Podujevë, në qoftë se mund të na tregojë pak më shumë ministri çka është duke ndodhur, në fakt nuk po ndodh asgjë. |
Liburn Aliu | Po |
14/10/2022 | Infrastrukturë |
Sot është 14 tetori, njëzet muaj prej 14 shkurtit. Është hera e tretë që bëjë pyetje për ju për rrugën Prishtinë-Podujevë dhe është disa herë që e kam ngritur publikisht. A ka mundësi, për shkak që unë nuk kam pyetje shtesë. E kam vetëm këtë pyetje.
Lexo më shumë
Sot është 14 tetori, njëzet muaj prej 14 shkurtit. Është hera e tretë që bëjë pyetje për ju për rrugën Prishtinë-Podujevë dhe është disa herë që e kam ngritur publikisht. A ka mundësi, për shkak që unë nuk kam pyetje shtesë. E kam vetëm këtë pyetje. A ka mundësi të na japësh një zotim këtu në foltore, në qoftë se nuk mund ta shtrosh rrugën në asfalt, në qoftë se ke probleme, së paku të lutem sinjalizimin e rrugës ta bësh. Sinjalizimi i rrugës është problem shumë i madh.A ka mundësi që ne në qoftë se ke nevojë po e bëjmë një votim këtu, ta bëjmë një kontratë njëburimore, të vendoset sinjalizimi dhe të kryhet punë, në qoftë se nuk është e mundur të kryhet? |
Liburn Aliu | Po |
14/10/2022 | Industri |
Dua ta adresoj një çështje që lidhet me shoqërinë aksionare Kosova Thëngjilli me të cilët kam pasur një takim. Kemi të bëjmë me një kompani që i ka të punësuar 161 punëtorë, të cilët përkundër punës dhe kontributit të madh që e kanë në vazhdimësi, tani k
Lexo më shumë
Dua ta adresoj një çështje që lidhet me shoqërinë aksionare Kosova Thëngjilli me të cilët kam pasur një takim. Kemi të bëjmë me një kompani që i ka të punësuar 161 punëtorë, të cilët përkundër punës dhe kontributit të madh që e kanë në vazhdimësi, tani kanë hyrë në muajin e katërt, pa kontratë të punës, pa paga dhe në mjegull dhe në gjendje të rëndë sociale. Pyetja është: A është ndërprerë kontrata e punës dhe Kosova Thëngjillin, e cila operon si shoqëri aksionare e shtetit të Kosovës që nga v. 2003? |
Artane Rizvanolli | Po |