Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
27/05/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar! Ministër Murati, a është e vërtetë që në prill të vitit 2020, Qeveria Kurti 1 i pagoi dhjetë milionë euro për rrymën në veri ashtu siç ishte deklaruar edhe zëdhënësi i Qeverisë Kurti 1. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Ministër Murati, a është e vërtetë që në prill të vitit 2020, Qeveria Kurti 1 i pagoi dhjetë milionë euro për rrymën në veri ashtu siç ishte deklaruar edhe zëdhënësi i Qeverisë Kurti 1. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej dhjetë milionë eurosh, shumë e cila është siguruar për furnizimin me energji elektrike të veriut, kishte deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Tani përmes KOST dhe përmes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin për Ekonomi keni marrë vendim që detyron KOST-in të paguajë edhe 11 milionë euro të tjera për rrymën në veri. Për hir të së vërtetës, më tregoni, ju lutem, a i ka paguar Qeveria Kurti në tërësi 21 milionë euro për rrymën e shpenzuar në komunat në veri, edhe për shkaqet që dihet pse shpenzohet ajo rrymë |
Hekuran Murati | Po |
23/12/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Dëmet e shkaktuara nga breshri në Kosovë, a u kompensuan, ministër? Nëse jo, kur do të kompensohen? A u vlerësuan, sa janë këto dëme dhe kur pritet kompensimi i tyre?
Dëmet e shkaktuara nga breshri në Kosovë, a u kompensuan, ministër? Nëse jo, kur do të kompensohen? A u vlerësuan, sa janë këto dëme dhe kur pritet kompensimi i tyre? |
Faton Peci | Po |