Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/06/2021 | Energji |
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Deputetë të nderuar, Qytetarë të dashur, E nderuara ministre Rizvanolli, Qytetarët serbë vazhdojnë të mos i paguajnë faturat e energjisë elektrike të shpenzuara në komunat e veriut. As KOSTT-i as KESCO
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Deputetë të nderuar, Qytetarë të dashur, E nderuara ministre Rizvanolli, Qytetarët serbë vazhdojnë të mos i paguajnë faturat e energjisë elektrike të shpenzuara në komunat e veriut. As KOSTT-i as KESCO nuk kanë qasje as faturim, e as në mbledhje të borxhit. Dihet që para ca kohësh, Kuvendi vendosi që t’i paguaj faturat për rrymë elektrike të shpenzuara në veri, fatura këto që nuk janë paguar asnjëherë nga qytetarët e veriut. Pyetja është kjo: A mund të dimë se cilat janë pikat e marrëveshjes për energji që ende nuk janë zbatuar dhe cila është pala përgjegjëse për moszbatimin e tyre? A operojnë autoritetet energjetike të Kosovës në Veri dhe a kanë ato kontroll në nënstacionin e Vallaqit dhe në stacionin e ashtuquajtur “Elektrokosmet”. A ka përfunduar ende procesi i licencimit të kompanisë “Elektroserver” në ZRRE, sipas marrëveshjes për energji dhe pse janë rritur shpenzimet e energjisë elektrike në veri? |
Artane Rizvanolli | Po |
24/06/2021 | Energji |
Faleminderit, ministre, për këto përgjigje! Sa i përket nënstacionit në Vallaq, ne kemi informacione nga KOSTT-i, e thatë që në bazë të planifikimeve të KOSTT-it që ata nuk lejohen për mirëmbajtje dhe kjo rrezikon mirëmbajtjen e energjisë apo furnizimin
Lexo më shumë
Faleminderit, ministre, për këto përgjigje! Sa i përket nënstacionit në Vallaq, ne kemi informacione nga KOSTT-i, e thatë që në bazë të planifikimeve të KOSTT-it që ata nuk lejohen për mirëmbajtje dhe kjo rrezikon mirëmbajtjen e energjisë apo furnizimin me energji elektrike. Këtë para një viti a dy e kemi pasur në raport KOSTT-in, ku kështu na është deklaruar. Dhe, sa i përket shlyerjes së borxheve për qytetarët që nuk e paguajnë, ky Kuvend ka marrë një vendim që për 6 muaj të shlyejë borxhet pa të drejtë, sepse po bëjmë diskriminim me qytetarët e tjerë. A mund t’u thoni qytetarëve që ky zotim juaj pas 6 muajve do të implementohet dhe më nuk do të paguhen... |
Artane Rizvanolli | Po |
20/01/2022 | Infrastrukturë |
I nderuar ministër zoti Aliu, Pyetja është sa i përket gjendjes së sigurisë në komunikacion, që nuk është e dëshirueshme dhe pyetja qëndron këtu: Cilat veprime i keni marrë që ne t’u largohemi aksidenteve të shumta me fatalitet, kur dihet që në dy
Lexo më shumë
I nderuar ministër zoti Aliu, Pyetja është sa i përket gjendjes së sigurisë në komunikacion, që nuk është e dëshirueshme dhe pyetja qëndron këtu: Cilat veprime i keni marrë që ne t’u largohemi aksidenteve të shumta me fatalitet, kur dihet që në dy vjetët e fundit diku 300 qytetarë tanë e kanë humbur jetën. Prandaj, edhe sot kur flasim gjendja e rrugëve nuk është ashtu me standarde që kërkohet, mungojnë shumë shenja të komunikacionit, qoftë horizontale, qoftë vertikale dhe pothuajse edhe kur të vihen, ato edhe grabiten, vidhen, në shumicën e rasteve nuk e ki kush i bën këto dhe kam dëshirë që të njoftohen për së afërmi nga ana juaj. |
Liburn Aliu | Po |
14/10/2022 | Financa |
Qeveria e Kosovës, saktësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është zotuar në muajin qershor për subvencionimin e policave kufitare për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në 34 Republikën e Kosovës gjatë vitit 2022. Realiteti dhe e vërteta ë
Lexo më shumë
Qeveria e Kosovës, saktësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është zotuar në muajin qershor për subvencionimin e policave kufitare për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në 34 Republikën e Kosovës gjatë vitit 2022. Realiteti dhe e vërteta është ndryshe, pasi që qytetarët po ankohen në vazhdimësi për mos-kompensimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave. Pra, ata janë mashtruar me pretekstin se do të rimbursohen, gjë që nuk ka ndodhur tash e dy muaj. Pyetja ime është kjo: çfarë do të ndodhë me këta qytetarë, të cilët ende nuk kanë marrë rimbursimin e policave kufitare? A keni një afat kohor kur këta qytetarë do të rimbursohen? |
Hekuran Murati | Jo |
07/03/2024 | Financa |
Pse nuk keni arritur t’i realizoni këto premtime? Çka të presin qytetarët e Kosovës nga ky zotim elektoral i Qeverisë Kurti? Dhe, a vlerësoni që është dështim qeveritar në mos realizimin e këtij premtimi, i cili duhet të përcillet me kërkimf
Lexo më shumë
Pse nuk keni arritur t’i realizoni këto premtime? Çka të presin qytetarët e Kosovës nga ky zotim elektoral i Qeverisë Kurti? Dhe, a vlerësoni që është dështim qeveritar në mos realizimin e këtij premtimi, i cili duhet të përcillet me kërkimfalje ndaj të gjitha familjeve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës? |
Hekuran Murati | Po |
07/03/2024 | Infrastrukturë |
Cili është veprimi që ju do ta bëni për zgjerimin e rrugës në Dollc-Gjakovë, dhe a do të përfundojë këtë vit, apo kur do të përfundojë?
Cili është veprimi që ju do ta bëni për zgjerimin e rrugës në Dollc-Gjakovë, dhe a do të përfundojë këtë vit, apo kur do të përfundojë? |
Liburn Aliu | Po |