Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/06/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Kosova tash e njëzet vite nga përfundimi i luftës dhe kaq vite pas pavarësisë, ende nuk ka arritur të ndërtojë sistem të mirëfilltë pensional. Ne e dimë që janë mbi njëzet skema pensio
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Kosova tash e njëzet vite nga përfundimi i luftës dhe kaq vite pas pavarësisë, ende nuk ka arritur të ndërtojë sistem të mirëfilltë pensional. Ne e dimë që janë mbi njëzet skema pensionale që financohen nga shteti si dhe Trusti Pensional. Siç dihet, të gjitha këtof skema janë të rregulluara me disa ligje të ndryshme e që nga praktika kemi parë që në shumë raste bien ndesh mes vete, ndërkaq në vend ende nuk e kemi të instaluar sistemin e sigurimeve sociale, i cili do të rregullonte në mënyrë më të mirë çështjet pensionale. Pensionistët tanë tash e njëzet vite ballafaqohen me shumë probleme e në disa raste edhe me padrejtësi të cilat ua bëjnë edhe më të vështirë mirëqenien sociale të tyre. Problemi i pensionistëve kontributpagues, respektivisht kushtet dhe kriteret për njohjen të drejtës në pension për këtë kategori të qytetarëve, të paraparë me Ligjin 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, i miratuar nga ky Kuvend në v. 2014 janë tejet diskriminuese. Këto kritere të përcaktuara me këtë ligj kanë privuar nga e drejta për pension në kontribut shumë pensionistë a në veçanti punonjësit e larguar me dhunë nga puna në vitet ‘90-’99. Por nuk është vetëm kjo. 31 Është edhe mosnjohja e kualifikimeve, shkollave, diplomave pas v. 1991 dhe shumë probleme të tjera të cilat lidhen me të drejtat e pensionistëve tanë. Në programin legjislativ të qeverive të kaluara, krahas ndryshimi të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, nga ana e tyre ka qenë e paraparë edhe reforma pensionale. I nderuar ministër Murati, Dëshiroj të informohem nga ju, përse në programin legjislativ të Ministrisë që ju e drejtoni, për këtë vit nuk është paraparë reforma pensionale. Apo ndoshta çështjet e cekura më lart dhe problemet e tjera të pensionistëve nuk i konsideroni prioritet për vendin dhe qytetarët tanë. Çështja e dytë që dua të informohem nga ju është në programin legjislativ ju keni paraparë plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Meqenëse nuk e kemi të qartë se çfarë keni planifikuar të bëni me këtë plotësim-ndryshim, shqetësimi im por edhe i qytetarëve, respektivisht pensionistëve, është koha kur ju e keni planifikuar ta sillni në Kuvend. |
Hekuran Murati | Po |