Rasti i publikimit të hulumtimit nga gazeta Insajder, ku zv.ministri i Zhvillimit Rajonal dëgjohet duke folur për ryshfet dhe manipulim, duke përdorë dhe keqpërdorë pozitën dhe kompetencat zyrtare nuk u përcoll me asnjë reagim dhe vendim nga ana juaj si
Lexo më shumë
Rasti i publikimit të hulumtimit nga gazeta Insajder, ku zv.ministri i Zhvillimit Rajonal dëgjohet duke folur për ryshfet dhe manipulim, duke përdorë dhe keqpërdorë pozitën dhe kompetencat zyrtare nuk u përcoll me asnjë reagim dhe vendim nga ana juaj si Kryeministër i Kosovës. Andaj, cili është qëndrimi juaj mbi këtë aferë korruptive dhe çfarë vendimi do të merrni dhe a mendoni se duhet të shkarkohet ky zv.ministër i Qeverisë suaj?
Show less...
Albin Kurti
Po
02/02/2023
Shërbime Publike
A jeni në dijeni dhe a keni njohur rreth të problemit të deponisë së bërllogut në fshatin Landovicë, pranë autostradës? Çfarë keni në plan për ta zgjidhur këtë çështje, dhe për sa kohë u premtoni qytetarëve të këtij qyteti që kjo do të zgjidhet?
A jeni në dijeni dhe a keni njohur rreth të problemit të deponisë së bërllogut në fshatin Landovicë, pranë autostradës? Çfarë keni në plan për ta zgjidhur këtë çështje, dhe për sa kohë u premtoni qytetarëve të këtij qyteti që kjo do të zgjidhet?
Show less...
Liburn Aliu
Po
07/03/2024
Infrastrukturë
A keni bërë ndonjë studim si ministri për shkaqet e këtyre aksidenteve dhe a i plotësojnë rrugët tona standardet e kërkuara, duke e ditur se në shumë pjesë të vendit kemi mungesë të sinjalistikës rrugore, a keni arritur të bëni diçka në këtë drejtim, në
Lexo më shumë
A keni bërë ndonjë studim si ministri për shkaqet e këtyre aksidenteve dhe a i plotësojnë rrugët tona standardet e kërkuara, duke e ditur se në shumë pjesë të vendit kemi mungesë të sinjalistikës rrugore, a keni arritur të bëni diçka në këtë drejtim, në përmirësim të kushteve, infrastrukturës, për qytetarët e Kosovës?
Show less...
Liburn Aliu
Po
07/04/2022
Financa
Për ministrin e Financave e kam një pyetje. Çështja është te IGK “Ballkani” fabrika e prodhimi të gomës, shiritave transportues dhe e rripave trapez në Suharekë. Ka qenë gjigandi i vetëm në Evropë që mbante diku 1 396 punëtorë. Siç e d
Lexo më shumë
Për ministrin e Financave e kam një pyetje. Çështja është te IGK “Ballkani” fabrika e prodhimi të gomës, shiritave transportues dhe e rripave trapez në Suharekë. Ka qenë gjigandi i vetëm në Evropë që mbante diku 1 396 punëtorë. Siç e dimë, kjo fabrikë është privatizuar në vitin 2004 dhe është shembull më i mirë i dështimit të privatizimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë. Shqetësimi dhe kërkesa e punëtorëve të kompanisë industriale IGK “Ballkani” në Suharekë është mosrealizimi i të drejtës së garantuar nga Gjykata Kushtetuese për kompensimin e kontributit të tyre që e kanë bërë me vite të tëra në këtë fabrikë. Pyetja është: Kur do ta realizoni kompensimin financiar ndaj të gjithë punëtorëve? A keni ide dhe strategji se si do të veproni me punëtorët e “Ballkanit” në Suharekë, me qëllim që ata të vlerësohen për kontributin, duke i marrë pagesat që u takojnë. Faleminderit!
Show less...
Hekuran Murati
Po
07/04/2022
Sociale
Faleminderit! Gjithashtu, edhe një pyetje të rëndësishme për pensionistët kontributdhënës, të cilët vazhdojnë të kërkojnë nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare të drejtën e tyre dhe asgjë ende nuk ka përfunduar në favor të tyre. Kushti prej 15 vjetës
Lexo më shumë
Faleminderit! Gjithashtu, edhe një pyetje të rëndësishme për pensionistët kontributdhënës, të cilët vazhdojnë të kërkojnë nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare të drejtën e tyre dhe asgjë ende nuk ka përfunduar në favor të tyre. Kushti prej 15 vjetësh stazh punë për përfitim të pensioneve kontributdhënës është i papranueshëm prej tyre. Pensionistet kontributdhënës kërkojnë që secilit t’i njihet stazhi i punës dhe secili të paguhet për aq sa kontribut. Andaj, pyetja ime është: Sa keni punuar ju në këtë drejtim dhe a i keni takuar ata për t’i dëgjuar brengat e tyre dhe cili është plani i Qeverisë suaj në lidhje me këtë temë? Faleminderit!