Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
07/04/2022 | Financa |
Çështja është rreth kredisë së Bankës Botërore, e cila vite më parë ishte negociuar dhe ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por pak vjet më vonë kjo kredi rinegociohet dhe ndërrohet komplet. Cila është baza ligjore mbi të cilën kredia
Lexo më shumë
Çështja është rreth kredisë së Bankës Botërore, e cila vite më parë ishte negociuar dhe ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por pak vjet më vonë kjo kredi rinegociohet dhe ndërrohet komplet. Cila është baza ligjore mbi të cilën kredia dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend ridestinohet në nivel ministri. A mund të më thotë ministrja mbi cilën bazë saktësisht ligjore marrëveshja e Bankës Botërore është ridestinuar komplet, fjala është përafërsisht rreth 10 milionë euro, të cilat kanë qenë të parapara për disa institucione edhe të sektorit privat, po veçanërisht po më intereson sot ato mjete të cilat kanë qenë të destinuara për sektorin publik, e që nuk kanë shkuar praktikisht asnjë cent. |
Rozeta Hajdari | Po |
07/04/2022 | Financa |
E nderuar ministre, Unë nuk mora përgjigje mbi bazën ligjore që marrëveshja e ratifikuar në Kuvend me 2/3, marrëveshja është kredi, ku taksapaguesit e vendit paguajnë edhe sot e kësaj dite. Është ndryshuar me një nënshkrim të një ministri. Pra, a do
Lexo më shumë
E nderuar ministre, Unë nuk mora përgjigje mbi bazën ligjore që marrëveshja e ratifikuar në Kuvend me 2/3, marrëveshja është kredi, ku taksapaguesit e vendit paguajnë edhe sot e kësaj dite. Është ndryshuar me një nënshkrim të një ministri. Pra, a do të duhej të vinte marrëveshja, a është respektuar baza ligjore dhe si ka mundësi që marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend të ndryshohen nga ministry? Dhe, pyetja tjetër është në këtë kontekst: Qysh ka mundësi që në bazë të marrëveshjes së parë kredia është marrë për KIESA dhe është marrë për Agjencinë e Metrologjisë dhe të anashkalohen institucionet publike dhe në aneksin e marrëveshjes të favorizohen kompanitë dhe bizneset apo shoqëritë a institucionet e tjera jashtë institucionit publik |
Rozeta Hajdari | Po |
07/04/2022 | Financa |
Saktësisht po vazhdoj, pjesë e kësaj shkelje për mua dhe këtyre anashkalimeve ligjore, pastaj janë anashkaluar dy institucione të shtetit dhe është favorizuar sektori tjetër jashtë institucioneve. Sot po implementohet një pjesë e këtyre projekteve duke a
Lexo më shumë
Saktësisht po vazhdoj, pjesë e kësaj shkelje për mua dhe këtyre anashkalimeve ligjore, pastaj janë anashkaluar dy institucione të shtetit dhe është favorizuar sektori tjetër jashtë institucioneve. Sot po implementohet një pjesë e këtyre projekteve duke aranzhuar agjenda jashtë vendit. Pra, pyetja është: A mund të na thoni saktësisht sa i kushtoi buxhetit të Kosovës nga kjo kredi e marrë në panairin Expo 2020, pra dhe ku kanë shkuar mjetet e kredimarrjes, a kanë dalë jashtë agjendës? Pse mjetet, shteti ynë, Qeveria jonë të hyjë në kredi dhe t’ia japë nja 230 mijë euro një kompanie private të menaxhojë me 8 milionë euro. Si ka mundësi që tërë këtë proces të mos arrijë ta menaxhojnë kapacitetet e brendshme të KIESA-s dhe të institucioneve të tjera të ministrisë, po t’i bartet komplet përgjegjësia një institucioni privat dhe ai institucion privat të marrë përsipër tërë menaxhimin e 8 milionë euro kredi të taksapaguesve tanë, për mua i vjen era keq kësaj dhe po ju them shumë sinqerisht, kjo është pjesë që duhet të zbardhet. Qysh ka mundësi që edhe marrëveshjet që bëhen të mbahen sekret, sot nuk e kemi asnjë përfitues publik të dihen nga këto 8 milionë euro në WEB faqet e Ministrisë, deri sot s’e kemi. Qysh ka mundësi dhe, të lutem, ministre, më trego kush i ka nënshkruar kontratat e përfituesve, a është shërbyes civil i shtetit, a është zyrtar i lartë financiar ai? Pra, kush po nënshkruan për kredinë e butë të Bankës Botërore sot dhe ku ka nënshkruar, emrin, mbiemrin, a është zyrtar i Qeverisë. Pra, ky është një keqpërdorim i madh, të lutem, na jep këto përgjigje? |
Rozeta Hajdari | Po |
07/07/2022 | Kulturë |
Në Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2021 në amendamentin 20 në organizatën buxhetore Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me kod 207 nënprorgamin, mbrojtja e trashëgimisë kulturore me kod 81/500 në kategorinë e shpenzimeve kapitale është miratua
Lexo më shumë
Në Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2021 në amendamentin 20 në organizatën buxhetore Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me kod 207 nënprorgamin, mbrojtja e trashëgimisë kulturore me kod 81/500 në kategorinë e shpenzimeve kapitale është miratuar projekti “Hulumtimi dhe restaurimi i Kalasë së Vuçakut” në fshatin Vuçak, shuma prej 100 mijë euro. Pra, e kemi në kod buxhetor dhe praktikisht tani jemi në muajin korrik dhe implementimi i projektit në restaurimin e kalasë që tash e katër vjet kanë filluar hulumtimet dhe më shumë se 2 vjet janë ndërprerë dhe degradimi është i skajshëm i të gjitha vlerave kulturore-historike dhe arkeologjike, mjetet janë ndarë në kod-buxhet dhe nuk kemi asnjë lëvizje në këtë projekt. Unë për sot, për hir të korrektësisë, mora në e-mail zyrtar edhe përgjigjen me shkrim të ministrit, i cili na thonë më sa vijon: “Parimisht projekti i hulumtimit, është përgjigja e ministrit, për restaurimin e Kalasë së Vuçakut përmes amendamentit 20 është përfshirë në kodin buxhetor të 23 Ministrisë së Kulturës, por në bazë të dispozitave ligjore të përcaktuara me Ligjin e trashëgimisë kulturore dhe Rregullores nr. 06/2017 për përcaktimin e institucioneve vartëse, institucioneve kompetente për zbatimin dhe ndërhyrjen në lokalitet arkeologjike është Instituti Arkeologjik i Kosovës”. Në parim jemi 100% dakord me këtë që Instituti edhe ka vazhduar hulumtimet edhe e ka nën menaxhim edhe e ka nën mbrojtje kalanë dhe do të duhej t’i vazhdonte hulumtimet dhe restaurimin e kalasë.Pra, ministri tash informoj, po i mëshoj shkurt, që ka bërë kërkesë që të ridestinohen mjetet. Diçka që nuk ka ndodhur në të kaluarën. Diçka që do t’i heq mjetet nga trashëgimia kulturore dhe thotë që i kanë bërë kërkesë Ministrisë së Financave që këto fonde të kalojmë në mallra, shërbime dhe subvencione. Pra, investimet kapitale për kalanë duhet të kalojnë në mallra, shërbime dhe subvencione. Është e papranueshme. Dhe, në fund thotë që do të fillojnë punimet në tremujorin e tretë të këtij viti. Fillimet e punimeve në arkeologji në tremujorin e tretë të këtij viti është lojë, hajgare, është turp. Në lartësie mbi detare 1 mijë metra të fillojnë në vjeshtë punimet arkeologjike, kjo s’ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë. Prandaj, ikja nga përgjegjësia dhe realizimi i projekteve të tilla për t’i ridestinuar në mallra dhe shërbime, është shkelje e madhe për të cilën ne nuk mund të pajtohemi. Për më shumë, thotë se një pjesë e këtyre mjeteve do të kalojnë. |
Hajrullah Ceku | Jo |
08/02/2024 | Metalurgji |
Pyetja ka të bëjë në lidhje me proceset që ndërmarrja Trepça po kalon viteve të fundit, e deri te fatkeqësitë që janë me pasoja të rënda edhe për minatorët?
Pyetja ka të bëjë në lidhje me proceset që ndërmarrja Trepça po kalon viteve të fundit, e deri te fatkeqësitë që janë me pasoja të rënda edhe për minatorët? |
Artane Rizvanolli | Po |
08/02/2024 | Energji |
Kërkoj një sqarim për të gjitha ankande solare që tash e shtatë herë janë përsëritur dhe ta dimë kush janë investitorët? Ku po planifikohet ky ankand? Kush janë ata? Sa është shuma e investimeve? Kur do të realizohet? Cilat janë pritjet nga këto
Kërkoj një sqarim për të gjitha ankande solare që tash e shtatë herë janë përsëritur dhe ta dimë kush janë investitorët? Ku po planifikohet ky ankand? Kush janë ata? Sa është shuma e investimeve? Kur do të realizohet? Cilat janë pritjet nga këto |
Artane Rizvanolli | Po |