Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
27/05/2021 | Industri |
: Faleminderit, kryetar! Qytetarë të nderuar, Kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Zoti kryeministër, Çështja ka të bëjë me projektin Lepenci, ndërsa pyetja është: kur do të jetësohet projekti IbërLepenci si tërësi? Zoti Kryeministër, Hidrosistemi
Lexo më shumë
: Faleminderit, kryetar! Qytetarë të nderuar, Kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Zoti kryeministër, Çështja ka të bëjë me projektin Lepenci, ndërsa pyetja është: kur do të jetësohet projekti IbërLepenci si tërësi? Zoti Kryeministër, Hidrosistemi Ibër - Lepenci është projekt i një rëndësie të veçantë dhe me vlerë strategjike për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. Ky është një projekt i viteve të ‘70-ta, i cili nuk është realizuar në tërësi ende, pasi që është realizuar vetëm projekti i Ibrit, ndërsa i Lepencit ende nuk është realizuar. Ka vite që projekti Lepenci që gjendet në sirtarët e ndërmarrjes hidroekonomike Ibër - Lepenci, projekt ky që garanton furnizim me ujë dhe që është ideuar edhe për furnizim me ujë të termocentraleve, një kanal rezervë për Liqenin e Badovcit dhe janë paraparë dy hidrocentrale. Bazuar në studimet e fizibilitetit të Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për jetësimin e këtij projekti nevojiten disa qindra milionë euro, në mënyrë që përmes tij të zgjidhet problemi me ujë të pijshëm në aspektin afatgjatë, por edhe çështja e ujit të nevojshëm industrial, si dhe ujit për ujitje për Kosovën qendrore, veçanërisht për komunat Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë dhe Viti. Zoti Kryeministër, për shkak të rëndësisë që ka ky projekt, jam i interesuar të njoftohem nga ju se cilat janë veprimet që ju si Qeveri i keni ndërmarrë apo do t’i ndërmerrni për jetësimin e këtij projekti? |
Albin Kurti | Po |
27/05/2021 | Shëndetësi |
Kolegë deputetë, Zoti ministër, Kam një pyetje që ka të bëjë me Spitalin Regjional të Ferizajt. Në cilën fazë të ndërtimit të Spitalit Regjional të Ferizajt jeni? Zoti ministër, e drejta për trajtim të dinjitetshëm mjekësor, është e drejtë themelore e nj
Lexo më shumë
Kolegë deputetë, Zoti ministër, Kam një pyetje që ka të bëjë me Spitalin Regjional të Ferizajt. Në cilën fazë të ndërtimit të Spitalit Regjional të Ferizajt jeni? Zoti ministër, e drejta për trajtim të dinjitetshëm mjekësor, është e drejtë themelore e njeriut. Për një trajtim të tillë, përveç personelit mjekësor është e domosdoshme edhe hapësira e mjaftueshme fizike dhe infrastrukturore. Në këtë drejtim, ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt ishte dhe vazhdon të jetë nevojë e kamotshme e mbi 108 mijë banorëve të Ferizajt dhe gati rreth 150 mijë qytetarëve të qyteteve përreth, duke përfshirë Kaçanikun, Shtimen, Hanin e Elezin, Shtërpcën dhe Vitinë. Pra, bëhet fjalë për një spital që do të ofrojë shërbime mbi një çerek milioni qytetarë. Për këtë arsye, pas disa vite vonesash, më në fund në mandatin qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës, me partnerë kuptohet, dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, të drejtuar nga ish-ministri Uran Ismaili, në vitin 2018 u nënshkrua kontrata për ndërtimin e tij dhe filluan punimet. Siç e dini, ky projekt është duke u ndërtuar në një hapësirë prej 2,7 hektarë. Objekti është shtatëkatësh me 22 mijë metra katrorë dhe do të ketë 220 shtretër dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet që përmbushin standardet e një spitali modern. Ky projekt është i planifikuar të jetë i gatshëm dhe funksional. Ishte planifikuar të jetë brenda tri viteve. Përkatësisht që të lëshohej në punë më 15 qershor 2021, kur është edhe Dita e Spitalit. Por, edhe pse kanë filluar, kanë kaluar afër tri vite, ende nuk është përfunduar ky objekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e regjionit të Ferizajt dhe për tërë Kosovën, veçanërisht në kohën e pandemisë me COVID-19. Prandaj, zoti ministër, a mund të na njoftoni se cili është plani juaj për përfundimin e punimeve dhe funksionalizimin e këtij spitali shumë të rëndësishëm në të cilin do të ofrohen shërbimet mjekësore të nivelit sekondar. Faleminderit, kryetar! |
Arben Vitia | Po |
07/07/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje, të nderuar kolegë, Qytetarë të nderuar, Zoti kryeministër, Çështja ka të bëjë me një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bas
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje, të nderuar kolegë, Qytetarë të nderuar, Zoti kryeministër, Çështja ka të bëjë me një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar. Pyetja është: Pse marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar nuk vjen për ratifikim në Kuvend? Më datë 14. 12. 2016 është nënshkruar marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar. Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Republikës së Hungarisë do të financojë projekte në Kosovë në vlerë prej 62 milionë eurosh dhe atë me kamatë zero. Po në bazë të kësaj marrëveshjeje, neni 3, projekte të veçanta do të realizohen në bazë të marrëveshjeve të veçanta, që bëhen ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve hungareze. Marrëveshja e lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar është ratifikuar përmes Ligjit nr. 05/L-153 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar, datë 28. 3. 2017. Por, në atë kohë kjo marrëveshje i është nënshtruar edhe një ndryshimi nga autoritetet hungareze dhe tani kjo marrëveshje është në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Për rrjedhojë, më 22. 7. 2020 përmes vendimit nr. 06/15 të Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar propozimi i Ministrisë së Financave për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës 18 dhënien e autorizimit ministres së Financave për nënshkrimin e amendamentit nr. 1 në mes të Republikës së Kosovës |
Albin Kurti | Po |
22/07/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar! Qytetarë të nderuar, Kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, I nderuar zoti ministër Murati, Çështja për të cilën unë jam i interesuar të marr një përgjigje nga ju ka të bëjë me realizimin e të drejtës së pensioneve të qytetarëv
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Qytetarë të nderuar, Kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, I nderuar zoti ministër Murati, Çështja për të cilën unë jam i interesuar të marr një përgjigje nga ju ka të bëjë me realizimin e të drejtës së pensioneve të qytetarëve të Republikës së Kosovës jashtë vendit. Zoti ministër, dihet botërisht që e drejta për pension është e drejtë themelore e njeriut dhe e të drejtave të tij dhe si e tillë duhet trajtuar. Realizimi i kësaj të drejte për qytetarët tanë në Kosovë është rregulluar sipas sistemit tonë juridik pozitiv dhe pavarësisht se ka shumëçka duhet ndryshuar dhe plotësuar, megjithatë e ka një të drejtë elementare. Por, problem është thënë të paraqesë realizimi i së drejtës në pension të qytetarëve të Kosovës jashtë shtetit. Bëhet fjalë për një numër të madh të qytetarëve, që me djersën dhe mundin e tyre kanë kontribuar në vendet ku ata kanë punuar dhe jetuar, por që tani nuk mund t’i marrin pensionet e tyre për shkak të pengesave ligjore që shteti do të duhej t’i evitonte. Në këtë drejtim, roli i Qeverisë në zgjidhjen e kësaj çështjeje është primar dhe shumë i rëndësishëm. Qytetarët e Kosovës që kanë punuar jashtë shtetit dhe të cilët nuk po mund ta realizojnë të drejtën e tyre për pension presin me të drejtë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve rregullimin e këtij problemi. 24 Gjithashtu e rëndësishme është edhe arritja e marrëveshjes bilaterale me shtetet respektive për sigurimet pensionale nga Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me shtetet përkatëse. Zoti ministër, dua të ju pyes, a është funksional Divizioni për pensione të jashtme në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve? Në kuadër të kësaj, sa është numri i qytetarëve që kanë realizuar pensionet e jashtme përmes këtij divizioni për vitin 2020 dhe për periudhën kohore janar - qershor të vitit 2021? Edhe Qeveria është duke zhvilluar negociata me shtetet tjera për marrëveshje të sigurimeve sociale dhe pensionale. Me cilat shtete janë duke u zhvilluar negociatat, deri ku kanë arritur negociatat dhe kur pritet të kemi marrëveshje për sigurimet pensionale me këto shtete? Faleminderit, kryetar! |
Hekuran Murati | Po |
22/07/2021 | Financa |
Më të shkurtër se të pyetjes fillestare. Faleminderit, kryetar! Ka pasur informacione që nuk ka funksionuar posta për t’i dërguar dhe komunikuar me vendet përkatëse. Dëshiroj të di, se ndërkohë prej se është bërë pyetja kam vërejtur që janë bërë di
Lexo më shumë
Më të shkurtër se të pyetjes fillestare. Faleminderit, kryetar! Ka pasur informacione që nuk ka funksionuar posta për t’i dërguar dhe komunikuar me vendet përkatëse. Dëshiroj të di, se ndërkohë prej se është bërë pyetja kam vërejtur që janë bërë disa veprime dhe ju përgëzoj për këtë. Dhe, është zgjedhur drejtori, meqë ka ndërruar jetë drejtori i paraprak, dhe ka pasur disa gjëra që nuk... njerëzit e kanë pasur problem edhe ta gjejnë, pastaj janë vendosur disa shigjeta që tregojnë se ku është ai departament. Dhe, desha të di sa i përket postës, a është rregulluar kjo çështje, meqë ka pasur shqetësime për këtë çështje. Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
26/05/2022 | Financa |
Faleminderit, kryetar! Pyetja ka të bëjë me çështjen e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar. Pyetja: në cilën fazë të implementi
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Pyetja ka të bëjë me çështjen e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar. Pyetja: në cilën fazë të implementimit është marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Hungarisë për themelimin e programit për nismë për bashkëpunim financiar. Zoti ministër, marrëveshja ndërmjet Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar është nënshkruar më 14. 12. 2016. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është financimi i projekteve në Kosovë nga Qeveria e Republikë së Hungarisë në vlerë prej 62 milionë euro. Ky financim ka karakter preferencial, duke qenë se interesi për shfrytëzimin e tij është te zero sa i përket kamatave. Me qëllim të përbrendësimit të saj ligjor, më 28. 8. 2017 në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes Ligjit nr. 05/L-153 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar është ratifikuar e njëjta. Në ndërkohë kjo marrëveshje ka pësuar një ndryshim, i cili është bërë nga autoritetet hungareze dhe për rrjedhojë më 22. 7. 2020 përmes vendimit nr. 06/15 të Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar propozimi i Ministrisë së Financave për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së financave për nënshkrimin e amendamentit nr. 1 në mes Republikës së Kosovës e përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Hungarisë lidhur me programin kornizë për bashkëpunim financiar. Ministria e Financave e Republikës së Kosovës dhe zëvendësambasadori i Hungarisë në Kosovë, më 27. 8. 2020 ka nënshkruar marrëveshjen e amendamentimit të marrëveshjes kornizë me Qeverinë hungareze për bashkëpunim financiar...Prandaj, zoti ministër, meqë Ministria që ju e drejtoni është përgjegjëse për implementimin e kësaj marrëveshjeje, dorëzimin e projekteve për aprovim dhe arritjen e marrëveshjeve të veçanta të financimit me autoritetet hungareze, a mund të tregoni se në cilën fazë të implementimit është marrëveshja e amendamentuar ndërmjet dy qeverive, të Kosovës dhe të Hungarisë. E njëjta është ratifikuar vitin e kaluar dhe kam insistuar edhe atëherë që të vijë sa më shpejt për ratifikim për shkak se ka të bëjë me çështje që janë në interes të qytetarëve, mbrojtja e ambientit, furnizimi me ujë e çështje të tjera. |
Hekuran Murati | Po |
26/05/2022 | Financa |
Nëse mundet ministri të më tregojë saktësisht, para 22 prillit, kur i ka dërguar shkresë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeverisë hungareze? Dhe, nëse mund ta kem një kopjes të saj. Dhe së dyti, ju e dini dhe opinioni e di që kompan
Lexo më shumë
Nëse mundet ministri të më tregojë saktësisht, para 22 prillit, kur i ka dërguar shkresë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeverisë hungareze? Dhe, nëse mund ta kem një kopjes të saj. Dhe së dyti, ju e dini dhe opinioni e di që kompanitë regjionale tash menaxhohen nga Qeveria qendrore, nëse ka humbur ky projekt si tërësi, dhe unë po flas, po fokusohem te projekti për trajtimin e ujërave të zeza, se kryesisht ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit, trajtimin e ujërave të zeza, edhe për infrastrukturë, por njëkohësisht edhe për ujë të pijshëm. Andaj, nëse për shkak të neglizhencës dhe për shkak të papërgjegjësisë tuajën personale, zoti ministër, dhe të kompanisë që e menaxhon kjo Qeveri, nuk është arritur marrëveshja, ne e dimë që ka ndryshuar shumëçka, por për këto arsye janë negocimet dhe janë të parapara në marrëveshje, edhe..Dhe nëse për këtë arsye, për shkak të neglizhencës dhe për shkak të papërgjegjësisë projekti është humbur, dhe ju e dini janë shumë projekte të tjera jashtë regjionit të Ferizajt, por trajtimi i ujërave të zeza, impianti për atë trajtim, regjioni i Ferizajt nuk e ka asnjë, ndërsa regjionet e tjera e kanë, dhe realisht janë investime ose donacione ose kredi të buta. Prandaj, do të kërkoja me saktësi për hir të sqarimit të opinionit edhe për hir të asaj që duhet të dihet saktësisht se kush është përgjegjës për këtë dështim. S’po dua të flas tash për raportet mes shtetit të Hungarisë dhe Kosovës, dhe ju e dini shumë mirë. Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
07/07/2022 | Shëndetësi |
Të nderuar deputetë, Qytetarë të respektuar, I nderuar ministër i Shëndetësisë, zoti Latifi, Shpresoj që jeni mirë tash me shëndet dhe i keni tejkaluar ato shqetësimet që i keni pasur. Pyetja ime ka të bëjë pikërisht me këtë çështje, pra, bëhet fjalë për
Lexo më shumë
Të nderuar deputetë, Qytetarë të respektuar, I nderuar ministër i Shëndetësisë, zoti Latifi, Shpresoj që jeni mirë tash me shëndet dhe i keni tejkaluar ato shqetësimet që i keni pasur. Pyetja ime ka të bëjë pikërisht me këtë çështje, pra, bëhet fjalë për shqetësimin e 250 mijë qytetarëve të regjionit të Ferizajt dhe me gjerë për spitalin e tyre që është bllokuar dhe nuk është duke ecur përpara. Çështja ka të bëjë me Spitalin Regjional të Ferizajt dhe pyetja është kjo: çka është duke ndodhur me Spitalin Regjional të Ferizajt? Zoti ministër, Ndërtimi i objektit të ri të Spitalit Regjional të Ferizajt është i domosdoshëm për shkak se aktualisht objekti i vjetër i spitalit nuk i plotëson as për afërsisht kushtet për të ofruar shërbime në trajtimin mjekësor të mbi 108 mijë banorëve të Komunës së Ferizajt dhe rreth 150 mijë banorëve të qyteteve përreth, si: Kaçanikut, Shtimes, Hanit të Elezit, Shtërpcës dhe Vitisë, bile 20 një pjesë e mjekëve thonë që edhe pjesa jugore e Lipjanit, fshatrave, trajtohen në Spitalin Regjional të Ferizajt. Ky spital është i një rëndësie të veçantë dhe dihet se për çka shërben spitali, për t’i trajtuar qytetarët që kanë nevojë për trajtim në aspektin shëndetësor. Si i tillë, ndërtimi i këtij spitali sipas dinamikës së paraparë është dashur të përfundojë më 15 qershor të vitit të kaluar, kur është edhe Dita e spitalit. Prandaj, duke e pasur parasysh rëndësinë që ka ky spital për qytetarët e Ferizajt dhe jo vetëm të Ferizajt, por edhe neglizhencën e Qeverisë Kurti ndaj këtij projekti, në cilësinë deputetit e kam ngritur vazhdimisht këtë çështje në publik, por edhe këtu në Kuvendin e Kosovës. Kësisoj, më 27 maj të vitit të kaluar kam parashtruar pyetje parlamentare në lidhje me ngecjen e ndërtimit të Spitalit Regjional të Ferizajt, duke kërkuar njëkohësisht zhbllokimin e kësaj çështjeje. Kam kërkuar edhe në rishikim buxhetor edhe në buxhetin e ri rritjen e sasisë monetare për këtë spital, dhe pyetja ka të bëjë dhe është shumë direkte: Zoti ministër, cilat veprime i keni ndërmarrë që të zhbllokohet kjo gjendje dhe a mund të më thoni nëse ka plan kohor se kur do të përfundojë ndërtimi i këtij spitali, dhe kur qytetarët e Ferizajt do të mund të marrin shërbime në këtë spital. Faleminderit! |
Rifat Latifi | Po |
07/07/2022 | Ekonomi |
Pyetja ka të bëjë me procedurat e vendosjes së paneleve solare. E kam thënë edhe para kësaj here, ka kërkesa të shumta, mirëpo s’ka procedura. E kam marrë shembull një fshat që vërtet e ka ndryshuar rrënjësisht jetën e qytetarëve atje dhe ka bërë v
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me procedurat e vendosjes së paneleve solare. E kam thënë edhe para kësaj here, ka kërkesa të shumta, mirëpo s’ka procedura. E kam marrë shembull një fshat që vërtet e ka ndryshuar rrënjësisht jetën e qytetarëve atje dhe ka bërë veprime dhe ka bërë investime të jashtëzakonshme, çdo gjë. Tash, këta kanë nevojë dhe janë në proces, u ndihmon edhe një kompani zvicerane që është një bashkëfshatare e tyre si pronare dhe që merret me energji solare, dhe unë domosdo duhet ta shtroj këtë pyetje kur të jetë ministrja këtu. Faleminderit! |
Artane Rizvanolli | Jo |
14/07/2022 | Kulturë |
Kolegë të nderuar, Qytetarë të respektuar, Kabinet qeveritar, Zoti ministër Çeku, Çështja ka të bëjë me shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj. Pyetja është: çfarë vlere të trashëgimisë kulturore, respek
Lexo më shumë
Kolegë të nderuar, Qytetarë të respektuar, Kabinet qeveritar, Zoti ministër Çeku, Çështja ka të bëjë me shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj. Pyetja është: çfarë vlere të trashëgimisë kulturore, respektivisht arkitekturore ka kjo shkollë? Zoti ministër, Në bazë të vendimit nr. 122/2021 të datës 18. 10. 2021, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj është futur në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme, kategoria e trashëgimisë arkitekturore nënkategoria monument ansambël. Përkitazi me këtë shtrohet pyetja e vlerave që lidhen me këtë trashëgimi kulturore të kësaj shkolle, përveç se bazës ligjore për kategorizimin e cilësisë së kësaj shkolle si trashëgimi arkitekturore, respektivisht monument. Pra, kategorizimi dhe përzgjedhja e aseteve të trashëgimisë kulturore, respektivisht asaj arkitekturore bëhet përmes qendrave respektive rajonale të trashëgimisë kulturore, ashtu është në ligj. Prandaj, zoti ministër, a mund të më thoni se çfarë vlere të trashëgimisë kulturore, respektivisht arkitekturore ka kjo shkollë dhe cili institucion e ka bërë propozimin që shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Gjon Serreçi” të renditet në kategorinë e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme në bazë të vendimit tuaj? Faleminderit! |
Hajrullah Ceku | Po |
17/11/2022 | Punë të Brendshme |
Pse Ministria e Punëve të Brendshme është duke prodhuar sasi të limituar të pasaportave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mërgatën tonë?
Pse Ministria e Punëve të Brendshme është duke prodhuar sasi të limituar të pasaportave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mërgatën tonë? |
Xhelal Sveçla | Po |
09/12/2022 | Kulturë |
Pse janë duke ndodhur vonesa në restaurimin e Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj?
Pse janë duke ndodhur vonesa në restaurimin e Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj? |
Hajrullah Ceku | Po |
09/12/2022 | Kulturë |
Pse janë duke ndodhur vonesa në restaurimin e Xhamisë së Madhe në Ferizaj?
Pse janë duke ndodhur vonesa në restaurimin e Xhamisë së Madhe në Ferizaj? |
Hajrullah Ceku | Po |
23/12/2022 | Arsim |
Pse janë duke ndodhur vonesat në renovimin e shkollës "Gjon Serreçi"në Ferizaj?
Pse janë duke ndodhur vonesat në renovimin e shkollës "Gjon Serreçi" në Ferizaj? |
Arbërie Nagavci | Po |
09/03/2023 | Tregti |
Çështja ka të bëjë me rezervat shtetërore të mallrave. A janë përfillur procedurat ligjore dhe a është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës gjatë kontraktimit apo blerjes së rezervave shtetërore të mallrave nga ana e Ministrisë së Industrisë, N
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë me rezervat shtetërore të mallrave. A janë përfillur procedurat ligjore dhe a është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës gjatë kontraktimit apo blerjes së rezervave shtetërore të mallrave nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë? |
Rozeta Hajdari | Po |
06/04/2023 | Sociale |
Realisht, pyetja ka qenë në lidhje me Zyrën e Trashëgimisë së TMK-së. Besoj që është një zyre shumë e veçantë dhe do të duhej që ministri i Mbrojtjes ta ketë parasysh këtë.
Realisht, pyetja ka qenë në lidhje me Zyrën e Trashëgimisë së TMK-së. Besoj që është një zyre shumë e veçantë dhe do të duhej që ministri i Mbrojtjes ta ketë parasysh këtë. |
Ejup Maqedonci | Jo |