Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/04/2021 | Drejtësi |
Zoti kryeministër, sipas njoftimit zyrtar të datës 12.04.2021, në një takim të ngrohtë dhe miqësor keni pritur përfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotin Zahir Tanin. Sipas njoftimit zyrtar, ai ju ka përgëzuar për
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, sipas njoftimit zyrtar të datës 12.04.2021, në një takim të ngrohtë dhe miqësor keni pritur përfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotin Zahir Tanin. Sipas njoftimit zyrtar, ai ju ka përgëzuar për fitoren dhe ka theksuar se prioritete të tij janë ato që reflektojnë kërkesat e qytetarëve. Gjithmonë, sipas njoftimit zyrtar, sipas këtij prioriteti që ka shpalosur kryeministri Kurti, se luftimi i pandemisë, luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë ato që reflektojnë kërkesa dhe shpresat e qytetarëve. Pyetje: Zoti Kryeministër, krahas prioriteteve që i keni prezantuar zotit Zahir Tanin, si përfaqësues i UNMIK-ut, a shtruat çështjen e përgjegjësisë për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit? Nga se keni thënë se e keni gjithmonë prioritet, nëse po, cila ishte gatishmëria dhe përgjigjja e tij? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po |
20/05/2021 | Drejtësi |
: Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Zoti kryeministër, para një viti, më saktësisht më 26 shkurt 2020, si kryeministër i Republikës së Kosovës patët thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media, me të cilën deno
Lexo më shumë
: Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Zoti kryeministër, para një viti, më saktësisht më 26 shkurt 2020, si kryeministër i Republikës së Kosovës patët thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media, me të cilën denoncuat ashpër Marrëveshjen e 19 prillit 2013 në mes të Republikës së Kosovës dhe NATO-s. Konferencë me të cilën shokuat opinionin publik, jo në atë çfarë thatë, por në atë se opinioni publik, përkatësisht qytetarët e Republikës së Kosovës për herë të parë panë një kryeministër te denonconte një marrëveshje me Perëndimin, përkatësisht me Aleancën Veriatlantike. Këtë marrëveshje e kualifikuat si marrëveshje e fshehtë, sekrete, jashtëzakonisht e dëmshme, antikushtetuese. Akuzuat direkt Presidentin Thaçi si nënshkrues të kësaj marrëveshjeje, duke e konsideruar si shkelje të rëndë kushtetuese deri me elementet të tradhtisë kombëtare. Me ç’rast e adresuat zyrtarisht këtë çështje në Prokurorinë e Shtetit dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. 14 Pyetje: zoti kryeministër, tani pas një viti, ju realizuat një takim në Bruksel, përkatësisht me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, zotin Johans Statellberg. A e adresuat shqetësimin tuaj për këtë marrëveshje të ashtuquajtur të fshehtë, të 19 prillit 2019? Dhe, cili është qëndrimi juaj sot për këtë marrëveshje? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po |
20/05/2021 | Drejtësi |
Zoti kryeministër, një marrëveshje që referohet marrëveshje ka dy titullarë, unë nuk thashë që e keni akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm, por Sekretari i Përgjithshëm përfaqëson NATO-n në Kosovë dhe, si e tillë është një marrëveshje zyrtare që është e dat
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, një marrëveshje që referohet marrëveshje ka dy titullarë, unë nuk thashë që e keni akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm, por Sekretari i Përgjithshëm përfaqëson NATO-n në Kosovë dhe, si e tillë është një marrëveshje zyrtare që është e datës 19 prill 2019, e në marrëveshje janë dy titullarë, dy palë përgjegjëse që nënshkruajnë ose bien dakord për një marrëveshje. Kështu që mos i bishtnoni pyetjes. A e përkrahni këtë marrëveshje si Kryeministër i Republikës së Kosovës, apo jo? |
Albin Kurti | Po |
03/06/2021 | Anti-Korrupsion |
Faleminderit, kryesuese! Të nderuar kolegë, Kabinet qeveritar, Zoti kryeministër, Gjatë gjithë kohës sa ishit në opozitë keni denoncuar, kritikuar punësimet me afërsi familjare e politike në institucionet e ndryshme publike. Këtë gjë e shndërruat në kauz
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! Të nderuar kolegë, Kabinet qeveritar, Zoti kryeministër, Gjatë gjithë kohës sa ishit në opozitë keni denoncuar, kritikuar punësimet me afërsi familjare e politike në institucionet e ndryshme publike. Këtë gjë e shndërruat në kauzë politike të cilën e përdoret në fushatë zgjedhore me zotimin se do ta luftoni dhe se me ardhjen në pushtet, nuk do të ndodhin gjëra të tilla më. Ju patët deklaruar se nuk duhet mbushur institucionet me familjarë, e kushërinjtë janë për të shtëpia, e fisi është për dasma e gazmende private. Ndërkohë, që jemi dëshmitarë që punësimet e tilla familjare në institucionet shtetërore e publike, jo që nuk janë ndalur, por përkundrazi ato po shpërfaqen me shpejtësi edhe më të madhe. Këtu mund të përmendim: Rabit Konjufca, axha i kryeparlamentarit Glauk Konjfca. Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i punësuar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë. Gëzim Sveçla, nipi i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sevçla, i punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Sami Uka, vëllai i deputetit Fitim Uka, i punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Drilon Zyba, Shkurte Aliu, motra e deputetit Luan Aliu, 22 Emrush Avdyli, djali i axhës së deputetit Haxhi Avdyli. Alban Krasniqi e të tjerë e të tjerë, që lista vazhdon. Zoti kryeministër, Për një muaj e gjysmë, jo që i keni ndalur punësimet familjare, por përkundrazi ato janë përshpejtuar dhe janë dyfishuar. Prandaj... |
Albin Kurti | Po |
11/06/2021 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, kryetar! Kolegë deputetë, Është në fakt seanca e dytë që zoti Sveçla nuk është i pranishëm, uroj që të paktën Qeveria t’ia di lokacionin, sido që të jetë, meqenëse është procedurë sipas Rregullores, unë do ta shtroj pyetjen dhe s
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Kolegë deputetë, Është në fakt seanca e dytë që zoti Sveçla nuk është i pranishëm, uroj që të paktën Qeveria t’ia di lokacionin, sido që të jetë, meqenëse është procedurë sipas Rregullores, unë do ta shtroj pyetjen dhe shpresoj që në një të ardhme të kemi përgjigje sipas procedurës së Rregullores. Policia e Republikës së Kosovës është institucioni më kredibil dhe i vlerësuar dhe jorrallëherë na ka bërë krenar me performancën profesionale dhe gatishmërinë vetëmohuese në mbrojtje të institucioneve, rendit publik e Kushtetutës dhe garantimit të të drejtave qytetare. Si e tillë, ajo është ballafaquar edhe me protesta dhe dhunë brutale nga eksponentë të partisë, që sot gjendet në pushtet. Të gjithë jemi dëshmitarë, ekzistojnë edhe video-incizime, se shpërfaqjen e kësaj dhune 14 e udhëhiqte edhe zoti Sveçla, sot ministër i MPB-së. Dhunë, nga e cila pësuan dhjetëra policë, jo pak pësuan dëmtime, madje edhe me invaliditet jetësor. Desha të di nga zoti Sveçla, cila është pesha e fajësisë në ndërgjegjen e tij lidhur me këtë çështje dhe a vlerëson se Ministria e Punë e të Brendshme do të duhej të nxirrte masa bonifikuese ndaj kësaj kategorie, e cila ke qenë e ekspozuar ndaj kësaj dhune? Faleminderit! |
Xhelal Sveçla | Jo |
02/08/2021 | Ekonomi |
I gjithë aktiviteti politik i Lëvizjes Vetëvendosje që prej themelimit dhe juve si udhëheqës i saj ka qenë i bazuar në nevojën që për masa reciproke në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Madje, ai ishte zotimi juaj më i përsëritur edhe para zgjedhjev
Lexo më shumë
I gjithë aktiviteti politik i Lëvizjes Vetëvendosje që prej themelimit dhe juve si udhëheqës i saj ka qenë i bazuar në nevojën që për masa reciproke në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Madje, ai ishte zotimi juaj më i përsëritur edhe para zgjedhjeve të fundit parlamentare. Saktësisht, me paraqitjen e juaj të fundit publike gjatë fushatës zgjedhore, pikërisht më 12 shkurt, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ju u zotuat se reciprociteti do të jetë një nga vendimet e para të Qeverisë suaj. Taksativisht deklaruat se “reciprociteti do të jetë çështje ditësh, ose javësh, kurrsesi muajsh. Nuk e di cili do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”. Pyetje: Zoti Kurti, për dijeninë tuaj, kanë kaluar ditë, javë e muaj, më saktësisht jemi në muajin e pestë të qeverisjes suaj dhe nuk keni ndërmarrë asgjë për masa reciproke. Përkundrazi e, për fat të keq, tanimë po shohim edhe heqjen e taksës si masë anti-dopingu ndaj blloqeve të ndërtimit, që vijnë nga Serbia. Çka është kah ndodh, zoti kryeministër? A mund të na tregosh, kah je nisur kështu? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po |