Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
02/04/2021 | Arsim |
E nderuar ministre, Po besoj që jeni njoftuar me problemet e veçanta që janë shkaktuar në Komunën e Dardanës, në emër të reformave në arsim, ku janë mbyllur disa shkolla në këtë komunë. Deri më tani janë mbyllur shkolla “Nuhi Berisha” në fsha
Lexo më shumë
E nderuar ministre, Po besoj që jeni njoftuar me problemet e veçanta që janë shkaktuar në Komunën e Dardanës, në emër të reformave në arsim, ku janë mbyllur disa shkolla në këtë komunë. Deri më tani janë mbyllur shkolla “Nuhi Berisha” në fshatin Tugjec që kishte 30 nxënës, shkolla “7 Shatori” në Krilevë me 35, shkolla Idriz Seferi në fshatin Strezoc me 42 nxënës, shkolla “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë me 104 nxënës. Këto shkolla janë në brezin kufitar me Serbinë. Po besoj që e dini e nderuar ministre, dhe mbyllja e këtyre shkollave në emër të reformave dhe të transferimit të nxënësve i nxënësve në shkollat e qytetit të Kamenicës apo fshatrat e tjera, paraqet problem serioz për shpërngulje të popullatës nga brezi kufitar me Serbinë. Për shkak të kësaj nxënësit e fshatrave të Gollakut po detyrohen që të udhëtojnë deri 25 km në një drejtim dhe ky është problem serioz për nxënësit dhe familjet e tyre. Bazuar në raportin e Avokatit të Popullit, që është nxjerrë për këtë problem, dhe raportin e Ministrisë së Arsimit që e ka përpiluar paraardhësi juaj, është kërkuar nga Drejtoria e Arsimit dhe kryetari i Komunës që duhet ndërmarrë hapa të duhur për hapjen e shkollave të mbyllura, por deri më sot nuk është bërë asnjë veprim dhe vazhdon të jetë ky problem. Konsideroj që Komuna e Dardanës ka qenë e obliguar të respektojë rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe të Ministrisë së Arsimit, në veçanti në këtë kohë pandemie ku paraqet problem edhe transporti dhe vështirësi të tjera. Prandaj, e nderuar ministre, a keni ndonjë plan se si të rifillojë mësimi në shkollat e fshatrave që janë në brezin kufitar me Serbinë në Komunën e Dardanës. A keni ndonjë plan konkret për zhvendosje për të parandaluar zhvendosjen e fshatarëve në këtë pjesë? Cili mendoni se do të jetë hapi juaj për të zgjidhur saktësisht këtë problem, sepse? |
Arbërie Nagavci | Po |
26/04/2021 | Kulturë |
Unë po e lexoj pyetjen. Me propozim-amendamentin tim Kuvendi i Kosovës me Buxhetin e vitit 2019 ka ndarë 200 000 euro për shtatoren në Parkun Fadil Vokrri. Më pas Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vazhduar me procedurat për përzgjedhje dhe puni
Lexo më shumë
Unë po e lexoj pyetjen. Me propozim-amendamentin tim Kuvendi i Kosovës me Buxhetin e vitit 2019 ka ndarë 200 000 euro për shtatoren në Parkun Fadil Vokrri. Më pas Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vazhduar me procedurat për përzgjedhje dhe punim të shtatores së legjendës së futbollit Fadil Vokrri dhe prej muajit tetor 2020 shtatorja e Fadil Vokrrit është përfunduar nga skulptori Agron Blakçori. Por, edhe pse shtatorja është e përfunduar ajo ende nuk është vendosur në lokacionin e përcaktuar, tek stacioni Fadil Vokrri. Në vizitën që kam bërë tek stadioni Fadil Vokrri kam parë se përveç punës në bazament të shtatores nuk ka asnjë fillim të punimeve për Parkun Fadil Vokrri në qendër të të cilit do të duhej të vendosej shtatorja. Më datë 9 qershor 2021 bëhen tri vite nga vdekja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri, andaj pyes a është duke punuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që deri më datë 9 qershor 2021 të përfundojnë punimet në Parkun Fadil Vokrri dhe të bëhet vendosja e shtatores së Fadil Vokrrit, e cila tanimë është e gatshme qe gjashtë muaj. |
Hajrullah Ceku | Po |
26/04/2021 | Kulturë |
Duke njohur edhe infrastrukturën e stadiumit, por edhe hapësirën përreth, pra ideja që të ndërtohet edhe parku afër stadiumit ka qenë mu për shkak të parcelës, e cila është pronë e Komunës përballë dhe mundësia që qytetarët edhe të vijnë e të fotografohe
Lexo më shumë
Duke njohur edhe infrastrukturën e stadiumit, por edhe hapësirën përreth, pra ideja që të ndërtohet edhe parku afër stadiumit ka qenë mu për shkak të parcelës, e cila është pronë e Komunës përballë dhe mundësia që qytetarët edhe të vijnë e të fotografohen tek shtatorja, pra ka qenë një ide e tillë. Arsyeja pse është vendosur që shtatorja lokacioni të vendoset aty unë nuk e di saktë, ndoshta ju si ministër keni ndonjë informacion, por ideja ime fillestare ishte që përveç shtatores së legjendës të jetë edhe parku, ku edhe fëmijët, të cilët e kanë dhe do ta kenë edhe në të ardhmen idol Fadil Vokrrin, të kenë mundësi edhe të qëndrojnë pranë parkut dhe shtatores së tij. |
Hajrullah Ceku | Po |
26/04/2021 | Shëndetësi |
I nderuar ministër, Prej fillimit të Pandemisë COVID-19 profesionistët shëndetësor kanë qenë në vijën e parë të frontit të luftës me Pandeminë. Gjithashtu, në këtë betejë me Pandeminë punë të jashtëzakonshme kanë bërë edhe stafi mbështetës, Inspektorati
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Prej fillimit të Pandemisë COVID-19 profesionistët shëndetësor kanë qenë në vijën e parë të frontit të luftës me Pandeminë. Gjithashtu, në këtë betejë me Pandeminë punë të jashtëzakonshme kanë bërë edhe stafi mbështetës, Inspektorati dhe Policia e Kosovës. Në mandatin e kaluar me dy raste kam propozuar amendamente për të rritur pagat për këto kategori, pra për profesionistët shëndetësor, stafin mbështetës, Inspektoratin dhe Policinë. Por, kjo nuk u mbështet nga partitë që ishin në pushtet. Dy qeveritë e kaluara, Kurti dhe Hoti, vendosën që profesionistëve shëndetësor t’u jepet pagesa shtesë 300 euro, ndërsa stafi mbështetës më vonë përfitoi nga shtesa në pagë vetëm pas protestave në kohë Pandemie. Ndonëse edhe shumë specializantë e profesionistë shëndetësor, punëtorë të sigurimit e pastrimit, nuk u përfshinë në pagesën shtesë, pas miratimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 Qeveria Hoti bëri një kategorizim të pagës shtesë për stafin shëndetësor, stafin mbështetës dhe kategoritë tjera. Në mbledhjen e 8-të të Qeverisë së Kosovës, datë 21.04.2021 përveç zvogëlimit të shtesës për pensionistët u zvogëluan edhe pagesat shtesë edhe për profesionistët shëndetësor, ndërsa nuk u përfshinë stafi mbështetës, Inspektorati e as punëtorët e sigurimit e të pastrimit. Përse keni zvogëluar pagesën shtesë për profesionistët shëndetësor? Pas më shumë se një vit pune të palodhshme do të duhej të rritej stimulimi për njerëzit që po përballen drejtpërdrejtë me Pandeminë e jo të zvogëlohet pagesa shtesë për ta. Përse keni bërë një veprim të tillë? Nuk jeni të kënaqur me punën e mjekëve apo çfarë ka ndodhur, që u janë zvogëluar shtesat profesionistëve shëndetësor? |
Arben Vitia | Po |
20/05/2021 | Shëndetësi |
: Faleminderit, kryetar! Pasi që është hera e dytë që kjo pyetje po vjen në seancë, po e lexoj pyetjen. Unë kërkoj nga ministrat që të jenë më të përgjegjshëm dhe të vijnë në seancë për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve. Pyetja ës
Lexo më shumë
: Faleminderit, kryetar! Pasi që është hera e dytë që kjo pyetje po vjen në seancë, po e lexoj pyetjen. Unë kërkoj nga ministrat që të jenë më të përgjegjshëm dhe të vijnë në seancë për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve. Pyetja është për ministrin e Shëndetësisë, për kohën e pandemisë COVID-19, çmimet e barnave janë rritur dhe të njëjtat po ndryshojnë edhe sot, nga një barnatore në tjetrën, nga një qytet në qytetin tjetër. Çmimi i barnave për produktin e njëjtë shpeshherë në barnatoren e njëjtë shitet me tjetër çmim në mëngjes dhe me tjetër çmim më të lartë në orët e mbrëmjes. 13 Më 27. 5. 2019, Ministria e Shëndetësisë e ka miratuar Udhëzimin Administrativ numër 02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale, me këtë udhëzim përfundimisht përcaktohen dhe rregullohen çmimet e produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara të produkteve medicinale nga lista e barnave esenciale si dhe të produkteve medicinale nga lista e barnave të rimbursueshme nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ky udhëzim ndalon kontraktimin e barnave, produkteve dhe pajisjeve medicinale me çmime abuzive, të cilat bliheshin 300 deri 400% më shtrenjtë e deri në 3000% më shtrenjtë gjatë pandemisë COVID-19. Udhëzimi Administrativ u dërgua në plotësim-ndryshim nga ministri Zemaj, por që sot nuk po shihet fare në zbatim, prandaj blerja e barnave me çmime abuzive është shumëfishë më të shtrenjta se në rajon dhe vendet e BE-së po vazhdon edhe sot dhe atë që e thashë më herët, edhe me insulinën. Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve dhe Oda e Farmacistëve ishin falënderues për Udhëzimin Administrativ që pamundësonte shitjen e produkteve me çmime më të larta për barnat që siguronte ministria dhe ndalonte shitjen e barnave me çmime më të larta në Kosovë se sa vlera reale e tyre në tregjet e rajonit |
Arben Vitia | Jo |
27/05/2021 | Shëndetësi |
I nderuar kryeministër, Në mbledhjen e Qeverisë më 21. 4. 2021, me propozim të ministrit Hekuran Murati, ju keni ndarë mjetet buxhetore për pagesat shtesë për punëtorët shëndetësorë, stafin mbështetës dhe për sektorin e sigurisë. Me këtë vendim, pagesat
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Në mbledhjen e Qeverisë më 21. 4. 2021, me propozim të ministrit Hekuran Murati, ju keni ndarë mjetet buxhetore për pagesat shtesë për punëtorët shëndetësorë, stafin mbështetës dhe për sektorin e sigurisë. Me këtë vendim, pagesat shtesë për punëtorët shëndetësorë, stafin mbështetës për shëndetësinë janë zvogëluar në raport me shtesat që ata kanë marrë që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Gjithashtu një pjesë e punëtorëve shëndetësorë, specializantët, stafi mbështetës, punëtorët e sigurimit, pastrimit në spitale, nuk janë përfshirë në pagesat shtesë të ndara nga Qeveria. Gjithashtu nuk janë përfshirë në këto pagesa shtesë inspektorët, ndërsa te Policia e Kosovës janë larguar nga pagesat shtesë për pandeminë më shumë se 2 000 policë. Për këtë diskriminim ka pasur reagim të sindikatës të Policisë së Kosovës. Sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Qeveria bën kompensimet shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore të angazhuar në betejën kundër pandemisë COVID-19. Kategoritë e përfituesve, lartësia e shumës dhe kohëzgjatja e kompensimit të shtesave të punonjësve të institucioneve shtetërore të angazhuar në betejën kundër pandemisë COVID-19 mund të saktësohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kur në vendim keni ulur pagesat shtesë dhe nuk keni përfshirë të gjithë punonjësit e institucioneve shtetërore të angazhuar në betejën kundër pandemisë Covid-19, ju keni shkelur Ligjin nr. 07/L-016, sepse keni qenë të obliguar të miratoni udhëzimin administrativ për këtë qëllim. Pyetje i nderuar Kryeministër, pra pse keni reduktuar pagesat shtesë për këto kategori dhe pse nuk keni përfshirë të gjithë që janë në betejë të drejtpërdrejtë me pandeminë COVID-19. Pas 15 muaj të pandemisë Covid-19, zvogëlimi i pagesave shtesë nga ana juaj është dekurajues për profesionistët shëndetësorë, stafin mbështetës, inspektorët dhe policinë. Këto kategori pyesin, kur do t’ua bëni kompensimin e pagesës shtesë, ashtu siç e kanë pasur që nga fillimi i pandemisë dhe kur do ta sillni në Kuvend Ligjin për pagat në sektorin publik? |
Albin Kurti | Po |
27/05/2021 | Shëndetësi |
Kryeministër, ju nuk u përgjigjët në pyetjen time. Ju e dhatë një elaborat tuajin për çështjen me pandeminë. Se sa keni bërë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, e dimë të gjithë, prandaj është dashur që të shkohet në Kukës që të vaksinohen. Por, py
Lexo më shumë
Kryeministër, ju nuk u përgjigjët në pyetjen time. Ju e dhatë një elaborat tuajin për çështjen me pandeminë. Se sa keni bërë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, e dimë të gjithë, prandaj është dashur që të shkohet në Kukës që të vaksinohen. Por, pyetja ime shtesë prapë për këtë është: janë 15 muaj që punëtorët shëndetësorë shërbejnë me përkushtim dhe stafi mbështetës, por shtesa kanë marrë vetëm për dhjetë muaj. Pyetja e tyre është: kur do ta bëni kompensimin edhe për këta pesë muaj të tjerë? Pra, është pyetja e punëtorëve shëndetësorë, se gjendjen me pandeminë, edhe gjendjen e vaksinimit e dinë ata më mirë se ti edhe se unë, sepse janë duke u përballur përditë. Kosova është vendi i fundit në botë me zero vaksinim me dozën e dytë të vaksinimit dhe kjo është paaftësia juaj, jo e opozitës. |
Albin Kurti | Po |
27/05/2021 | Shëndetësi |
I nderuar ministër, Bazuar në të dhënat e deritanishme, Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar kontratë për furnizim me vaksinat anti-COVID-19. Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka mundur të nënshkruajë një kontratë për blerjen e vaksin
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Bazuar në të dhënat e deritanishme, Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar kontratë për furnizim me vaksinat anti-COVID-19. Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka mundur të nënshkruajë një kontratë për blerjen e vaksinave. Çdo vaksinë e siguruar deri më tani është donacion nga Bashkimi Evropian, nga mekanizmi Covax, Organizata Botërore e Shëndetësisë ose nga donatorët e tjerë. Qeveria është duke e injoruar situatën dhe po tregohet neglizhente në sigurim të kontratës për vaksina. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka kontratë me asnjë prodhues të vaksinave ose me partnerët e tyre për furnizim me vaksinë. Një muaj më parë keni deklaruar se shumë shpejt do të nënshkruani kontratën për furnizim me vaksinat. Tani kanë kaluar më shumë se një muaj nga deklarata juaj, por kontratë për furnizim me vaksina anti-COVID për qytetarët e Kosovës nuk ka. I nderuar ministër, A mund të na tregoni përse deri më tani nuk keni nënshkruar kontratë për furnizim me vaksinat anti-COVID? Kur do të ketë Ministria e Shëndetësisë vaksinat për të gjithë qytetarët e saj? Kur do të fillojë vaksinimi masiv sipas planit për vaksinim të qytetarëve? Si mendoni të realizoni imunizimin masiv përmes procesit të vaksinimit, kur deri më tani janë vaksinuar vetëm 3,2 për qind e qytetarëve të Kosovës me dozën e parë dhe zero vaksina me dozën e dytë për qytetarët e Republikës së Kosovës? Ne jemi vendi i vetëm në botë që kemi zero vaksinim me dozën e dytë të qytetarëve. Cila është përgjigjja juaj? |
Arben Vitia | Po |
27/05/2021 | Shëndetësi |
I nderuar ministër, Bashkimi Evropian ka iniciuar një padi kundër Astra Zeneca për vonesat në furnizim me vaksinat. Çka të bëjnë qytetarët me ju dhe me Qeverinë e Republikës që ka këto vonesa? A duhet 38 t’ju padisin? Kur jemi te padia, sot
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Bashkimi Evropian ka iniciuar një padi kundër Astra Zeneca për vonesat në furnizim me vaksinat. Çka të bëjnë qytetarët me ju dhe me Qeverinë e Republikës që ka këto vonesa? A duhet 38 t’ju padisin? Kur jemi te padia, sot një javë Komisioni Parlamentar për Shëndetësi ka dorëzuar në Prokurori kontratat abuzive me çmime shumëfish më të shtrenjta që janë blerë dhe që janë nënshkruar nga ana juaj. A jeni intervistuar nga Prokuroria e Kosovës për keqpërdorimet gjatë kohës së pandemisë një vit më parë? |
Arben Vitia | Po |
03/06/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryesuese! I nderuar ministër, Ka disa muaj që në kujdesin parësor shëndetësor ka mungesë të insulinës, për këtë arsye qytetarët dhe qendrat kryesore të mjekësisë familjare janë ankuar se Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë furnizimin me i
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! I nderuar ministër, Ka disa muaj që në kujdesin parësor shëndetësor ka mungesë të insulinës, për këtë arsye qytetarët dhe qendrat kryesore të mjekësisë familjare janë ankuar se Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë furnizimin me insulinë dhe, në mungesë të insulinës, qytetarët janë detyruar ta blejnë vetë atë. Insulina është shumë e rëndësishme për trajtimin e pacientëve, të cilët janë të sëmur nga diabeti. Prandaj, është ilaç në listën esenciale të barnave, të cilën do të duhej ta siguronte Ministria e Shëndetësisë. Mungesa e furnizimit me insulinë është raportuar nga QKMF-të në mbarë vendin dhe Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka arritur të sigurojë kontratë për furnizim me insulinë. Sipas informacioneve nga mediat Ministria e Shëndetësisë është në procedurë të kontraktimit të insulinës, procedurë e cila është duke u zvarritur nga vetë Ministria e Shëndetësisë. Shoqatat e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë kanë kërkuar që në rast se Ministria e Shëndetësisë nuk arrin të sigurojë insulinë për qytetarët, të paktën duhet t’ua kompensojë atyre që janë detyruar ta blejnë. 24 I nderuar ministër, Kur do të furnizoni me insulinë institucionet shëndetësore të kujdesit parësor shëndetësor, kur pritet që pacientët të marrin insulinën në institucione publike shëndetësore, pa pasur nevojë që ta paguajnë vetë. A do t’i kompensoni qytetarët që janë detyruar ta blejnë vetë insulinën, kur dhe si do ta bëni këtë kompensim? |
Arben Vitia | Po |
03/06/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit për përgjigje, ministër, po aty pjesën e dytë nuk më dhatë përgjigje se a do t’i kompensoni qytetarët, të cilët janë detyruar të blejnë vetë insulinën. Dhe çështja tjetër, i nderuar ministër, Ministria që ju udhëhiqni, sapo e thatë që
Lexo më shumë
Faleminderit për përgjigje, ministër, po aty pjesën e dytë nuk më dhatë përgjigje se a do t’i kompensoni qytetarët, të cilët janë detyruar të blejnë vetë insulinën. Dhe çështja tjetër, i nderuar ministër, Ministria që ju udhëhiqni, sapo e thatë që OSHP-ja e ka kthyer lëndën në rivlerësim. Arsyeja pse e ka kthyer lëndën në rivlerësim është sepse ministria që ju e udhëhiqni ka rekomanduar për blerje të insulinës për kontratë kompaninë, e cila ka ofertuar me çmim 400 mijë euro shtrenjtë se kompania e dytë apo kompania më e lirë. Prandaj, për shkak të dallavereve brenda Ministrisë së Shëndetësisë, lënda është bllokuar dhe nuk ka kontratë për furnizim me insulinë dhe qytetarët detyrohen ta blejnë vetë atë. Interesi i qytetarëve është që të ketë kontratë dhe të ketë furnizim, a mund ta siguroni këtë, i nderuar ministër dhe a do t’i kompensoni ata që janë detyruar ta blejnë vetë? |
Arben Vitia | Po |
03/06/2021 | Kulturë |
Faleminderit, kryesuese! I nderuar ministër, Më 14 qershor 2019 është prezantuar projekti i Stadiumit Kombëtar apo Stadiumit Nacional të Kosovës në futboll, ky është një nga projektet më të rëndësishme kapitale sa u përket investimeve në futboll në vendi
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! I nderuar ministër, Më 14 qershor 2019 është prezantuar projekti i Stadiumit Kombëtar apo Stadiumit Nacional të Kosovës në futboll, ky është një nga projektet më të rëndësishme kapitale sa u përket investimeve në futboll në vendin tonë. Deri te përgatitja e këtij projekti ka ardhur pas kërkesave të shumta të qytetarëve, interesimit të madh për të përcjellë ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, sepse kapacitetet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë nuk mund të plotësonin kërkesat e shumta të qytetarëve për të përcjellë kombëtaren e Kosovës. Me Ligjin për buxhetin e vitit 2019 ishte planifikuar buxheti për ndërtimin e Stadiumit Nacional të Kosovës. Për tre vjetët e ardhshme ishin planifikuar më shumë se 25 milionë euro. Ndërsa tani për këtë projekt kapital në total për tre vjetët e ardhshme janë ndarë një milion e 620 240 euro. Deri më tani janë shpenzuar afro 1,5 milion euro për studim të fizibilitetit dhe projektin për Stadiumin Nacional të Kosovës që pritet në ndërtohet në Korreticë, në magjistralen PrishtinëPejë. I nderuar ministër, Pasi që Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka përfunduar studimin e fizibilitetit dhe është përfunduar projekti për Stadiumin Nacional, çdo gjë është gati, përse nuk po fillon procedura për ndërtimin e këtij stadiumi, përse është zvogëluar shuma totale e investimeve nga tre milionë e gjysmë në Qeverinë Kurti 1, ndërsa në Qeverinë Hoti u zvogëlua kjo në një milion e 600. A do filloni realizimin e këtij projekti për ndërtimin e Stadiumit Nacional, kur dhe si? |
Hajrullah Ceku | Po |
24/06/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Bazuar në të dhënat e deritanishme të publikuara në media, Qeveria e Kosovës ka pranuar donacion afër 170 mijë doza të vaksinave dhe ende nuk është furnizuar me vaksinat anti-COVID të kontraktuar Pfizer. Ju keni
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Bazuar në të dhënat e deritanishme të publikuara në media, Qeveria e Kosovës ka pranuar donacion afër 170 mijë doza të vaksinave dhe ende nuk është furnizuar me vaksinat anti-COVID të kontraktuar Pfizer. Ju keni deklaruar se keni nënshkruar kontratë me Pfizer për blerjen e 1.2 milionë vaksinave për qytetarët e Kosovës, por nuk e keni treguar çmimin e blerjes së vaksinave, ndonëse dihen çmimet e vaksinave, por Qeveria ka vendosur që ta mbajë sekret çmimin për blerje të vaksinave. Pse? Gjithashtu, nuk keni treguar se në kontingjente dhe ku furnizohemi me vaksinat e blera nga Phizer. Nga data 15. 6. 2021, Ministria e Shëndetësisë ka proklamuar se do të fillojë me vaksinimin masiv. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një plan të vaksinimit të cilin tani nuk po e respektoni, sepse vaksinimi masiv mbetet vetëm në letër, ngase në realitet në dy ditët e fundit kur është bërë 33 kjo pyetje parlamentare, janë bërë vetëm 518 dhe 965 vaksinime. Kosova mbetet vendi i fundit në Evropë me procesin e vaksinimit. Deri më sot janë vaksinuar 144 mijë e 685 qytetarë me dozën e parë dhe 22 mijë 900 qytetarë me dozën e dytë. Në total janë shpenzuar 167 mijë e 591 vaksina. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se Ministri e Shëndetësisë në stok ka më pak se 12 mijë vaksina në dispozicion. I nderuar ministër, Ju duke pasur shumë pak vaksina në stok, duke mos pranuar asnjë vaksinë nga kontrata me Pfizer, përse keni gënjyer dhe mashtruar qytetarët për vaksinim masiv? Deri më sot, vetëm 1,6% e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e dytë, dhe si planifikoni që të arrihet vaksinimi i 60% i qytetarëve deri në fund të vitit me doza të vaksinave, kur të kontraktuara i keni 1,2 milion vaksina, të cilat nuk mjaftojnë për vaksinimin e 60% të qytetarëve. A e mund të na tregoni, për çdo komunë të Kosovës sa qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë dhe me dozën e dytë? Faleminderit! |
Arben Vitia | Po |
24/06/2021 | Shëndetësi |
Deri më sot veç për të keq më ke bindur, për të mirë kurrgjë. Po e vazhdojmë, i nderuar ministër, me pyetjen e dytë. Sipas Ligjit nr. 07/L-06 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, neni 16 dhe 17, si dhe
Lexo më shumë
Deri më sot veç për të keq më ke bindur, për të mirë kurrgjë. Po e vazhdojmë, i nderuar ministër, me pyetjen e dytë. Sipas Ligjit nr. 07/L-06 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, neni 16 dhe 17, si dhe në bazë të planit të vaksinimit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, është obligativ vaksinimi i të gjithë qytetarëve në të gjitha komunat dhe vendbanimet e Kosovës. Sipas informacioneve të publikuara në media, pasi që Ministria e Shëndetësisë ka filluar të proklamojë vaksinimin masiv, ka dërguar ekipe të vaksinimit, specializantët dhe infermierët tanë në komunat veriore, të cilët janë përzënë nga QKMF-të në veri të vendit. Ekipet e vaksinimit që kanë qenë në veri, personeli shëndetësor i dërguar nga Ministria e Shëndetësisë në veri, në Zveçan dhe Zubin-Potok, janë fyer, poshtëruar dhe përzërë nga komunat në veri të vendit. I nderuar ministër, Përse nuk keni krijuar kushte për vaksinim të qytetarëve dhe siguri për ekipet e vaksinimit në komunat veriore? Përse keni mbajtur të fshehur përzënien e ekipeve të vaksinimit nga veriu dhe dështimin e vaksinimit në komunat veriore të Kosovës? Dhe krejt në fund, i nderuar ministër, po ju njoftoj se unë kam bërë kërkesë zyrtare sipas Ligjit për qasje në dokumente publike që të kemi të drejtën të shikoj kontratën me Pfizer, sepse një gjë të tillë e mundëson ligji. |
Arben Vitia | Po |
24/06/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit! Unë po e lë në ndërgjegjen e ministrit këtë saktësinë e tij për këtë proces. Unë pyes për veri, ky përgjigjet për Shtërpcë, edhe arsyetimin e përzënies së ekipit se demek qenkan vaksinuar të gjithë në pjesën veriore, unë po ju tregoj që jo
Lexo më shumë
Faleminderit! Unë po e lë në ndërgjegjen e ministrit këtë saktësinë e tij për këtë proces. Unë pyes për veri, ky përgjigjet për Shtërpcë, edhe arsyetimin e përzënies së ekipit se demek qenkan vaksinuar të gjithë në pjesën veriore, unë po ju tregoj që jo vetëm serbë, po edhe shqiptarë ka plotë aty që nuk janë vaksinuar. Po ta konfirmoj, një grup që e kanë këta specializantë të ekipeve të vaksinimit, të cilët kanë komunikuar mes vete, dhe po jua lexoj mesazhin e tyre, i nderuar ministër. Pra, po jua lexoj atë 38 që ka ndodhë: “Më kanë përzënë nga QKMF në Zveçan, se nuk e njohin as Republikën e Kosovës, e as Ministrinë e Shëndetësisë”. Cila është e vërteta ministër? A janë vaksinuar, a janë përzënë që s’e njohin Republikën e Kosovës e Ministrinë e Shëndetësisë, kush po rren, ti a unë? |
Arben Vitia | Po |
07/07/2021 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kryeministër, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paditur Malin e Zi, Komunën e Budvës dhe kompaninë Sunraf Beach Properties duke kërkuar kthimin e rreth 4 555 metrave katrorë pronë në shëtitoren Rafailoviq, e cila ka qen
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kryeministër, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paditur Malin e Zi, Komunën e Budvës dhe kompaninë Sunraf Beach Properties duke kërkuar kthimin e rreth 4 555 metrave katrorë pronë në shëtitoren Rafailoviq, e cila ka qenë dikur vendpushim për fëmijët. Në atë padi që u publikua nga shtypi në Kosovë shpjegohet se kjo hapësirë e quajtur dikur Ganimete Tërbeshi ishte blerë gjashtë dekada më parë. Padia është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit, të cilës i është kërkuar të dalë me një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronës deri në zgjidhjen e çështjes në gjykatë. Në padi theksohet se Kosova është pronare dhe si provë i ka bashkëngjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku rezulton se parcela prej 4555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështje Politike dhe Sociale. Kërkesa si kjo e Qeverisë së Kosovës më parë kishte bërë AKP-ja për kthimin e rreth 33 mijë metrave katrorë tokë në regjionin e Kumanovës. ] I nderuar Kryeministër, Pyetja është: në Malin e Zi janë së paku edhe 42 prona të Kosovës. Përse nuk keni bërë padi edhe për pronat e tjera, por vetëm për këtë pronë prej 455 mijë metrave katrorë në Budvë? |
Albin Kurti | Po |
07/07/2021 | Infrastrukturë |
Faleminderit për sqarimin Kryeministër! Vetëm po dua t’jua përkujtoj që ju këtë vend e keni bllokuar me kauzën tuaj të demarkacionit. Qytetarëve ua ke humbur mundësinë e liberalizimit të vizave, duke brohoritur në Kuvend, Qakorri, Zhlebi, Ça
Lexo më shumë
Faleminderit për sqarimin Kryeministër! Vetëm po dua t’jua përkujtoj që ju këtë vend e keni bllokuar me kauzën tuaj të demarkacionit. Qytetarëve ua ke humbur mundësinë e liberalizimit të vizave, duke brohoritur në Kuvend, Qakorri, Zhlebi, Çakori. Derisa po vija këtu në Kuvend një qytetar që ishte në protestë me ju tha po ju pyes: a ke hequr dorë nga Qakorri e Zhlebi për një pushimore në det? Kjo është pyetja e qytetarit, sepse ai tha se kam pritur që do ta padisë Malin e Zi për Çakor e Zhleb, por po duket që Çakorin e Zhlebin ua dha për një pushimore në det. |
Albin Kurti | Po |
07/07/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Bazuar në Ligjin 06/L-081 për qasje në dokumente publike, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, më 23.6.2021 kam kërkuar që të më mundësohet shikimi i kontratë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Bazuar në Ligjin 06/L-081 për qasje në dokumente publike, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, më 23.6.2021 kam kërkuar që të më mundësohet shikimi i kontratës së Qeverisë së Kosovës me kompaninë Pfizer për blerjen e 1 milion e 230 mijë e 290 vaksinave. Më 24.6.2021 kam marrë përgjigje nga Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, zoti Bardiqi, se kjo kontratë, ky dokument është i klasifikuar, si sekret! Sipas Ligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumente publike, neni 17, pika 3, thotë: “Qasja në dokumente publike gjithnjë lejohet nëse dokumenti publik i kërkuar ka të bëjë me shpenzimin e parasë publike”. Përgjigja e zotit Bardiqi është jashtë çështjes që unë kam parashtruar në kërkesë për të shikuar çdo faqe të kontratës me Pfizer. Ministria e Shëndetësisë thotë se në përputhje me ligjin, për 27 personat që kërkojnë qasje në dokumente të klasifikuara si, sekret, duhet t’i plotësojnë kushtet sipas nenit 22, rregulla e përgjithshme mbi qasje në informacione të klasifikuara apo zotit Bardiqi, i referohet Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë, sepse në këtë ligj saktësohet: “Kriteret e klasifikimit të informacioneve, kompetencat për klasifikim dhe në cilat raste ndalohet të klasifikohet informacioni”. Jua rikujtoj nenin 5, ndalimi i klasifikimit. Pra, “ndalohet klasifikimi i informacioneve për të fshehur shkeljet e ligjit, abuzimin e autoritetit, mos-efikasitetin (që këtu kemi të bëmë bashkë me këtë), apo gabimin administrativ”. I nderuar ministër, A mund të na tregoni se cili autoritet e klasifikuar si dokument sekret, kontratën për blerje të vaksinave Pfizer me para nga buxheti i Republikës së Kosovës? Kontrata e blerjes së vaksinave Pfizer, nuk përmbushë asnjë kriter për deklasifikim të informacionit sipas nenit 4 të Ligjit nr.03/L-178 për klasifikimin e informacione dhe verifikimin e sigurisë. Andaj, si keni arritur ta klasifikoni si, dokument sekret, një kontratë për të cilën ju do të... |
Arben Vitia | Po |
22/07/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! Është hera e dytë që ministri i Shëndetësisë nuk po vjen të përgjigjet në seancë. Pyetja ka të bëjë dhe unë po e lexoj për mospërputhjen e madhe me numrin e raportimeve të vaksinimeve dhe pas pyetjes sime parlamentare, që e ka
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Është hera e dytë që ministri i Shëndetësisë nuk po vjen të përgjigjet në seancë. Pyetja ka të bëjë dhe unë po e lexoj për mospërputhjen e madhe me numrin e raportimeve të vaksinimeve dhe pas pyetjes sime parlamentare, që e kam ngrehur këtu javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë ka bërë përpjekje për të ndërhyrë dhe për ta ndryshuar edhe formën e raportimit dhe deri më datë 15 kishim vetëm 3 rubrika të raportimit, ku prezantohej numri i vaksinimeve ditore, të vaksinuarit me dozën e dytë dhe pastaj të gjithë të vaksinuarit në Republikën e Kosovës, e për të cilët Ministria thotë se janë me dozë të parë, kështu e proklamonte. Më 16, Ministria e Shëndetësisë e ndryshon këtë formë të raportimit dhe tani e bën me katër rubrika, duke prezantuar të vaksinuarit brenda 24 orëve, të vaksinuarit me dozën e parë, dozën e dytë dhe të gjitha dozat e administruara dhe llogariteni, më datën 16 korrik, Ministria e Shëndetësisë prezanton 1 228 mijë vaksinime e një ditë më vonë i prezanton 220 mijë, ndërsa ka kryer vetëm 12 mijë vaksinime brenda 24 orëve. Këto mospërputhje të mëdha ministri do të duhej të na i prezantonte se çfarë po ndodh me procesin e vaksinimit? Nuk vaksinohen qytetarët në tastierë, por duke e marrë vaksinën realisht. Nuk ka nevojë të mashtrohen qytetarët në këtë formë. |
Arben Vitia | Jo |
22/07/2021 | Shëndetësi |
E kam thënë edhe në seancën e kaluar, që ministri i Shëndetësisë kur s’ka përgjigje ikën, nuk vjen këtu dhe ikën nga përgjegjësia dhe nga përballja me deputetë. Pra, pyetja ka të bëjë me njëmijë teste, të cilat janë pranuar donacion nga Serbia në Q
Lexo më shumë
E kam thënë edhe në seancën e kaluar, që ministri i Shëndetësisë kur s’ka përgjigje ikën, nuk vjen këtu dhe ikën nga përgjegjësia dhe nga përballja me deputetë. Pra, pyetja ka të bëjë me njëmijë teste, të cilat janë pranuar donacion nga Serbia në Qeverinë Kurti 1, në muajin prill. Këto njëmijë teste janë të papërdorura, nuk janë shfrytëzuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për të testuar qytetarët e Kosovës. Ato kanë mbetur të papërdorura dhe pyetja ime për ministrin e Shëndetësisë është se çfarë do të bëjë me këto njëmijë teste? A do t’ia kthejë Serbisë, apo do të duhej që Kosova të paguajë për asgjësimin e tyre. Pra, ne të paguajmë për asgjësimin e njëmijë testeve, me të cilat Serbia u proklamua si shumë humanitare, që e ka ndihmuar Kosovën në kohën e pandemisë |
Arben Vitia | Jo |
16/07/2021 | Shëndetësi |
Po, i nderuar kryetar, pyetja ka të bëjë me donacionin e pranuar të 1 000 testeve COVID nga Serbia në Qeverinë Kurti 1. Sipas raportimeve të udhëheqësve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, që i kemi konta
Lexo më shumë
Po, i nderuar kryetar, pyetja ka të bëjë me donacionin e pranuar të 1 000 testeve COVID nga Serbia në Qeverinë Kurti 1. Sipas raportimeve të udhëheqësve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, që i kemi kontaktuar ata, rezulton që këto 1 000 teste të pranuara donacion nga Serbia nuk janë përdorur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për testim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pasi që këto teste nuk janë përdorur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ndërsa Serbi u prezantua në mediat më prestigjioze botërore që është shumë humane se po ndihmon Kosovën në betejën për pandeminë, çështja është: a i janë kthyer këto 1 000 teste Serbisë? A janë larguar prej përdorimit tashmë ose a do të paguajmë për t’i shkatërruar e asgjësuar? Cili është veprimi që do të bëjë Ministria e Shëndetësisë për këto 1 000 teste që i pati pranuar në Qeverinë Kurti 1, ato janë tash barrë edhe për Institutin e Shëndetësisë Publike, afati u ka skaduar, nuk janë të përdorura, nuk janë përdorur as atëherë dhe si do të bëhet me asgjësimin e tyre apo do t’i kthehet atij donatori të famshëm që na i ka falur këto 1 000 teste? |
Arben Vitia | Po |
02/08/2021 | Shëndetësi |
Kjo është forma e raportimit më 15 korrik, i nderuar ministër, kjo më 16, dallojnë shumë dhe ka një mospërputhje të madhe. Pastaj me raportimet me datën 17. Pra, ka një ndryshim jashtëzakonisht të madh, një mospërputhje totale në raportimet e Ministrisë
Lexo më shumë
Kjo është forma e raportimit më 15 korrik, i nderuar ministër, kjo më 16, dallojnë shumë dhe ka një mospërputhje të madhe. Pastaj me raportimet me datën 17. Pra, ka një ndryshim jashtëzakonisht të madh, një mospërputhje totale në raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë. A mund të na tregoni çka po ndodh me këto raportime? Si mund të ndodhë të prezantohen vaksinimet ditore 12 mijë, ndërsa dozën e parë të shtohen për 128 mijë pra brenda 24 orëve. Ku është problemi? A s’po mund të dini ta mbani evidencën, apo po tentoni rrejshëm t’i prezantoni shifrat? Çka ka ndodhur, sepse ka mospërputhje shumë të madhe në raportimet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk mund të mblidhen doza e parë dhe e dytë e të prezantohet njëjtë. Nuk ka gjasa që kjo të ndodhë njëherë mirë nga Ministria e Shëndetësisë. |
Arben Vitia | Po |
19/10/2021 | Arsim |
E nderuara ministre, Viti i ri shkollor filloi me vonesë për shkak të situatës së pandemisë COVID-19. Më datë 27 shtator mësimin e filluan të gjithë nxënësit në Kosovë, përveç nxënësve të komunës së Dardanës në brezin kufitar me Serbinë. Për problemet e
Lexo më shumë
E nderuara ministre, Viti i ri shkollor filloi me vonesë për shkak të situatës së pandemisë COVID-19. Më datë 27 shtator mësimin e filluan të gjithë nxënësit në Kosovë, përveç nxënësve të komunës së Dardanës në brezin kufitar me Serbinë. Për problemet e krijuara nga kryetari Qëndron Kastrati tre vjet më parë, e që vazhdon edhe këtë vit, po besoj që jeni njoftuar me problemet e tilla të veçanta që i ka shkaktuar në arsim në komunën e Dardanës, në emër të reformave në arsim dhe ka mbyllur disa nga shkollat në këtë komunë. Mbyllja e shkollave shqipe në brezin kufitar me Serbinë në emër të reformave dhe transferimi i nxënësve në shkolla të qytetit të Kamenicës paraqet problem serioz për shpërngulje të popullatës nga brezi kufitar me Serbinë. Për shkak të kësaj, nxënësit e kësaj komune po detyrohen të udhëtojnë deri në 25 km në një drejtim dhe ky është problem serioz për nxënësit dhe familjet e tyre. Ndërsa, në po ato lokalitete vazhdojnë të funksionojnë shkollat në gjuhën serbe. E nderuara ministre, cila është përgjigjja juaj për nxënësit e komunës së Dardanës, të cilët nuk po mund ta vijojnë mësimin? A keni ndonjë plan konkret, si të rifillojë mësimi në shkollat që janë mbyllur në fshatrat që janë në brezin kufitar të komunës së Dardanës dhe a keni ndonjë plan konkret se si të udhëzohen komunat që kanë probleme të ngjashme? |
Arbërie Nagavci | Po |
20/01/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! Është hera e dytë që kjo pyetje vjen në Kuvend. Është për një çështje shumë të rëndësishme, është për spitalin e fëmijëve që është inauguruar në muajin shtator. Ai spital ende vazhdon të jetë jashtë funksionit. Ministri i
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Është hera e dytë që kjo pyetje vjen në Kuvend. Është për një çështje shumë të rëndësishme, është për spitalin e fëmijëve që është inauguruar në muajin shtator. Ai spital ende vazhdon të jetë jashtë funksionit. Ministri ishte këtu, por iku. Unë edhe online jam duke i dërguar Ministrisë së Shëndetësisë disa pyetje për qasje në dokumente publike, por as online nuk po përgjigjen, as fizikisht jo. Është një terr informativ nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë sa i përket transparencës dhe informimit të deputetëve për çështjet të cilat janë me interes publik. Unë mendoj që spitali i fëmijëve është një prej interesave më të mëdha publike. Kanë kaluar më shumë se katër muaj që Kryeministri, Presidentja, ish-ministri i shëndetësisë, Bordi i SHSKUKsë kanë prerë shiritin për spitalin e fëmijëve në QKUK, por spitali vazhdon të qëndrojë i mbyllur. Nuk ofron shërbime për pacientët. Kjo është papërgjegjësi totale dhe dikush do të duhej të jepte llogari për këtë, prandaj pyetja ishte për këtë qëllim për ministrin e Shëndetësisë |
Rifat Latifi | Po |
20/01/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar ministër! A keni kërkuar përgjigje, llogaridhënie nga Ministria që e udhëhiqni përse është bërë inaugurimi i këtij spitali kur nuk ka qenë teknikisht i pranuar, kur nuk ka qenë i gatshëm për të ofruar shërbime. Është bërë për
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar ministër! A keni kërkuar përgjigje, llogaridhënie nga Ministria që e udhëhiqni përse është bërë inaugurimi i këtij spitali kur nuk ka qenë teknikisht i pranuar, kur nuk ka qenë i gatshëm për të ofruar shërbime. Është bërë për reklamë, ndërsa pacientët vazhdojnë të shkojnë në sektorin privat. Ju jeni i nderuar ministër nga një vend ku demokracia, transparenca dhe llogaridhënia janë shumë të zhvilluara. Të njëjtën praktikë amerikane po e kërkojmë ta zbatoni në llogaridhënie dhe në transparencë në ministrinë që e keni marrë ta udhëhiqni. Pra, tani kanë kaluar katër muaj që ky spital është jashtë përdorimit, mirëpo Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet e as në qasje në dokumente publike, në atë që janë të obliguar me ligj. Pra, ka nga dt. 24 dhjetor që pres përgjigje për shumë çështje nga ministria që ju e udhëhiqni dhe unë nuk i marr |
Rifat Latifi | Po |
22/02/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Ministria e Shëndetësisë në vitin 2020 ka publikuar konkursin për shkollim specialistik dhe më pas ka publikuar dhe nënshkruar kontratat me përfituesit e specializimeve. Specializantët e psikologjisë klinike kan
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Ministria e Shëndetësisë në vitin 2020 ka publikuar konkursin për shkollim specialistik dhe më pas ka publikuar dhe nënshkruar kontratat me përfituesit e specializimeve. Specializantët e psikologjisë klinike kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë më 1 dhjetor 2020 dhe prej atëherë, Komiteti Specialistik, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka caktuar mentorët për të udhëhequr specializantët e psikologjisë klinike dhe për pasojë ata ende nuk kanë filluar me programin e specializimit. Disa nga specializantët e psikologjisë klinike gjatë pandemisë dhe procesit të vaksinimit janë angazhuar me ekspertizën e tyre, por ende nuk ka filluar mësimi praktik, as teorik për këtë kategori. Ka disa shkresa, kërkesa të specializantëve drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për të filluar programin e specializimit në psikologjinë klinike, por ende nuk ka përgjigje nga Komiteti Specialistik. Ka pasur edhe protesta të specializantëve para Ministrisë së Shëndetësisë dhe kërkesat e kësaj kategorie janë që t’u paguhen edhe kujdestaritë, sepse ata as nuk janë të përfshirë në subvencionin nga Ministria e Shëndetësisë. Kërkesat e specializantëve në protesta ishin “Mos na largoni nga Kosova”, “Specializantët që një vit në rrugë”, “Vlerësoni mjekët”, “Derisa të presim të piqen kushtet, na u kalbën dëshirat”, “Ndaleni ikjen e trurit”, ishin disa nga mbishkrimet e specializantëve. I nderuar ministër, Kosova ka nevojë për kuadro profesionistë të fushave të caktuara dhe a do të duhej që ndokush në Ministrinë e Shëndetësisë të japë llogari për këtë neglizhencë të Ministrisë së Shëndetësisë me këto vonesa të krijuara në shkollimin specialistik në psikologjinë klinike. A mund të na tregoni kur pritet që specializantët nga psikologjia klinike të fillojnë shkollimin specialistik? Pse nuk po paguhen kujdestaritë dhe subvencionet për të gjithë specializantët? Kur pritet që Ministria e Shëndetësisë |
Rifat Latifi | Po |
22/02/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! Faleminderit, i nderuar ministër! Unë e kuptoj që e keni marrë detyrën tani e disa muaj, mirëpo detyra e Ministrisë së Shëndetësisë nuk është deskriptive, por është vendimmarrëse. Problemi është i njohur. Vendimmarrja i takon Minis
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Faleminderit, i nderuar ministër! Unë e kuptoj që e keni marrë detyrën tani e disa muaj, mirëpo detyra e Ministrisë së Shëndetësisë nuk është deskriptive, por është vendimmarrëse. Problemi është i njohur. Vendimmarrja i takon Ministrisë së Shëndetësisë, edhe t’i gjejë mentorët, sepse ata e kanë nënshkruar tanimë më shumë se një vit kontratën për shkollim specialistik dhe duhet t’u sigurohen mentorët dhe nëse një anëtar ka dhënë dorëheqje nga Bordi duhet të zëvendësohet me një anëtar tjetër, e kjo është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk do të duhej të liheshin këta profesionistë shëndetësorë tani më shumë se një vit pa e filluar shkollimin specialistik, sepse tani do të duhej të ishin në vitin e dytë, kurse ata ende s’e kanë filluar vitin e parë. Pra, le të ketë një vendimmarrje. Nëse i kemi njëzet specialistë të fushës, pra nuk është problem që të sigurohen nëse dëshirojmë t’u përmbahemi kritereve që.. |
Rifat Latifi | Po |
22/02/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Prej fillimit të procesit të vaksinimit në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë nuk po i publikon të dhënat për vaksinim në komunat veriore të Kosovës, në Zveçan, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin-Potok dhe në kom
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Prej fillimit të procesit të vaksinimit në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë nuk po i publikon të dhënat për vaksinim në komunat veriore të Kosovës, në Zveçan, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin-Potok dhe në komunat tjera me shumicë serbe me kryetarë serbë, si në Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot e Ranillug. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë nuk publikon as rezultatet për numrin e testimeve dhe të rasteve pozitive me COVID në komunat e lartcekura. Në një periudhë kohore pas miratimit të Ligjit nr. 07/L-06 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, komunat veriore dhe komunat me kryetarë serbë në udhëheqje i kanë raportuar rastet në IKSHPK, ngase për këtë i obligon Ligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës. Por, tani një periudhë të gjatë këto komuna nuk i raportojnë rastet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ani pse e kanë detyrim ligjor. 34 I nderuar ministër, cila është arsyeja e mosvaksinimit, mostestimit dhe mosraportimit të rasteve pozitive në komunat veriore dhe komunat tjera me kryetarë nga komuniteti serb? A keni ndonjë raport apo informacion rreth kësaj çështjeje? |
Rifat Latifi | Po |
22/02/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar ministër! Unë ju respektoj si profesionist, po si duket edhe ata që t’i kanë përgatitur raportet të kanë vendosur në lajthitje. Ju thatë, edhe s’është e vërtetë, edhe treguat që komunat veriore nuk e kanë pranuar vaksi
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar ministër! Unë ju respektoj si profesionist, po si duket edhe ata që t’i kanë përgatitur raportet të kanë vendosur në lajthitje. Ju thatë, edhe s’është e vërtetë, edhe treguat që komunat veriore nuk e kanë pranuar vaksinimin. Ndërsa, sa u përket testimeve, i nderuar ministër, është lehtë të hyni në uebfaqen e ministrisë që udhëhiqni dhe e shihni që zero testime, zero raste aktive, zero testime, komunat që i theksova një nga një. Për vaksinim ju e pranuat vetë që në pjesët veriore të Kosovës nuk ka vaksinim dhe fakti shqetësues është se ata kryetarë komunash, të cilët refuzojnë të raportojnë, do të duhej të përgjigjeshin sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin... |
Rifat Latifi | Jo |
07/04/2022 | Shëndetësi |
Përshëndetje për ministrin! Më lejoni që në fillim sot në Ditën Botërore të Shëndetit të shprehe mirënjohjen time për të gjithë profesionistët shëndetësorë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në kujdesin ndaj pacientëve dhe falë tyre, ne e ke
Lexo më shumë
Përshëndetje për ministrin! Më lejoni që në fillim sot në Ditën Botërore të Shëndetit të shprehe mirënjohjen time për të gjithë profesionistët shëndetësorë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në kujdesin ndaj pacientëve dhe falë tyre, ne e kemi përballuar pandeminë COVID-19. Ata janë kujdestarët e shendit tonë, dhe apeloj Qeverinë që të bëjë maksimumin që të përmirësojë kushtet e punës për të gjithë profesionistët shëndetësore dhe të rrittë pagat për ta, të përmirësohet mirëqenia e tyre, sepse duke u kujdesuar për mjekët, ata kujdesën për shëndetin tonë. I nderuar ministër, Pyetja ime është kjo: Dihet se në Kosovë mungon Ligji për transplantimin e organeve, dhe në mungesë të këtij ligji pacientët nga Kosova detyrohen që për nevojat e tyre shëndetësore, për transplantim të organeve operacionin duhet ta kryejnë jashtë Kosovës. Mungesa e Ligjit për transplantimi e organeve shkakton vështirësi të shumta për pacientët dhe ka kosto të lartë për buxhetin e shumë e familjeve. Gjithashtu, mungesa e ligjit ka kosto të lartë edhe për Buxhetin e Kosovës. Në Kuvend ka pasur dy përpjekje që miratohet Ligji për transplantimin e organeve, po për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, çështja është kthyer në pikën zero në vitin 2014 dhe në vitin 2020. Në programin legjislativ të Qeverisë të dorëzuar në Kuvend, nuk figuron fare Projektligji për transplantimin e organeve. Andaj, i nderuar ministër, pyetja ime është: Cila është arsyeja e mosplanifikimit për miratim të Projektligjit për transplantim të organeve, kur një draft i këtij ligji është i gatshëm nga legjislaturat e kaluara. A planifikoni që ta sillni në Kuvend Projektligjin për transplantim të organeve dhe nëse po, kur mund të vijë ai? |
Rifat Latifi | Po |
07/04/2022 | Shëndetësi |
Po vazhdoj me pyetjen tjetër për ministrin Latifi. I nderuar ministër, Prej se është emëruar Bordi i ri i SHSKUK-së dhe menaxhmenti aktual, listat e pritjes së pacienteve po rriten në vazhdimësi. Është e vërtetë që edhe në të kaluarën ka pasur lista
Lexo më shumë
Po vazhdoj me pyetjen tjetër për ministrin Latifi. I nderuar ministër, Prej se është emëruar Bordi i ri i SHSKUK-së dhe menaxhmenti aktual, listat e pritjes së pacienteve po rriten në vazhdimësi. Është e vërtetë që edhe në të kaluarën ka pasur lista të pritjes dhe kishte përpjekje për reduktim të listave të pritjes, por në vitin e fundit, lista e pritjes së pacientëve është rritur shumë. Shqetësimi i madh i qytetarëve është rritja e listave të pritjes për procedurat diagnostifikuese, siç është rasti për koronografi. Dy vite më parë, lista e pritjes për koronografi ishte reduktuar nga zero ditë deri në 7 ditë, ndërsa me këtë bord dhe me këtë udhëheqje aktuale të SHSKUK-së, lista e pritjes për koronografi është rritur në një vit për shkak të pandemisë COVID-19. Mbase edhe mund të arsyetohej një rritje e vogël e listave të pritjes për operacione, por nuk justifikohet lista e pritjes për procedura diagnostifikuese. Bordi i SHSKUK-së gjatë kohës së fundit ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në çështje tjera, por jo edhe duke u marrë me problemin esencial, që është problemi i listave të pritjes. Ka dhjetëra raportime për keqpërdorime financiare, blerja të barnave me çmime abuzive, deri te vjedhjet në nivele të ndryshme siç është rasti i kontratës me ONOPS, ku ka ankesa të mëdha. Një kontratë kjo e nënshkruar vite më parë, vitin e kaluar dhe që është abuzive. Andaj, i nderuar ministër, Ju lutem, cilat janë masat që keni në plan të ndërmerrni në lidhje me raportimet për dështimet e Bordit të SHSKUK-së dhe për zvogëlimin e listave të pritjes për pacientët, në veçanti të listave të pritjes për procedurat diagnostifikuese? |
Rifat Latifi | Po |
26/05/2022 | Shëndetësi |
: Faleminderit, kryetar! Ndiej keqardhje që s’bënte mikrofoni. I nderuar ministër, Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka rënë ndjeshëm, janë vetëm 157 raste aktive dhe numri i hospitaliziemve është njëshifror. Në kohën kur kemi pasur valë me numë
Lexo më shumë
: Faleminderit, kryetar! Ndiej keqardhje që s’bënte mikrofoni. I nderuar ministër, Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka rënë ndjeshëm, janë vetëm 157 raste aktive dhe numri i hospitaliziemve është njëshifror. Në kohën kur kemi pasur valë me numër të madh të rasteve pozitive dhe të hospitalizimeve, në mungesë të hapësirave për pranimin e pacientëve, objekti i ri i sapondërtuar i mjekësisë sportive dhe Klinikës së Terapisë fizikale për rehabilitim, është shfrytëzuar për pacientët me COVID. Ka disa muaj që ky objekt modern me dy salla të operacionit të gatshme dhe aparaturë moderne për trajtim dhe rehabilitim të pacientëve qëndron i pashfrytëzuar dhe për pasojë kemi lista të pritjes që rriten dhe pacientë që për trajtimin e tyre duhet të kërkojnë në klinikat private me çmime të larta. Ka edhe shumë sportistë dhe të rinj që bëjnë një operacion, presin në listat e pritjes deri në tri vite. Duke qenë se janë dy salla moderne në këtë klinikë, a mund të fillojë puna që për sportistët të bëhet një listë e veçantë dhe që për operimet e një ligamenti të mos presin tre vjet, e pastaj gjashtë-shtatë muaj për rikuperim dhe karriera e tyre mund të përfundojë. I nderuar ministër, Kur do të inaugurohet dhe do të kthehet në destinimin e tij për çka është investuar objekti i Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Terapisë Fizikale me Rehabilitim? |
Rifat Latifi | Po |
26/05/2022 | Shëndetësi |
Po faleminderit ministër për përgjigjen! I nderuar ministër, Në media është raportuar se paraardhësi juaj, ish-ministri Arben Vitia e ka filluar punën në kompaninë Oliv. Në foton e publikuar në media ai shihet me stafin e kësaj kompanie. Në aplikacionin
Lexo më shumë
Po faleminderit ministër për përgjigjen! I nderuar ministër, Në media është raportuar se paraardhësi juaj, ish-ministri Arben Vitia e ka filluar punën në kompaninë Oliv. Në foton e publikuar në media ai shihet me stafin e kësaj kompanie. Në aplikacionin për licencim të spitalit Olive në Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia figuron staf i kësaj kompanie. Sipas raportimeve, paga e ish-ministrit pritet të jetë e majme mbi pesë mijë euro. A jeni në dijeni se ky veprim i Arben Vitisë si ish-ministër i Shëndetësisë është konflikt i interesit, pasi që Olive është licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për testin PCR. Sipas Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, neni 18: zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet ose të emërohet për një periudhë deri dy vjet pas përfundimit të funksionit publik në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre, të cilat kanë marrëdhënie... |
Rifat Latifi | Po |
26/05/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, sa për sqarim edhe mosveprimi përbën konflikt interesi pastaj për juve. I nderuar ministër,Listat e pritjes për operacione dhe procedura diagnostikuese po rriten çdo ditë. Për koronagrafi, lista e pritjes ka qen
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, sa për sqarim edhe mosveprimi përbën konflikt interesi pastaj për juve. I nderuar ministër,Listat e pritjes për operacione dhe procedura diagnostikuese po rriten çdo ditë. Për koronagrafi, lista e pritjes ka qenë nga zero deri në shtatë ditë, ndërsa sot është 1.5 vite dhe janë më shumë se 1500 pacientë në listë të pritjes për koronagrafi. Lista e pritjes për stendim dhe operacion në zemër është nga gjashtë muaj deri në një vit. Spitali i fëmijëve, investim 22 milionë euro, i inauguruar në kohë fushate pa pasur pranim teknik dhe leje për përdorim. Bordi dhe menaxhmenti i SHSKUK-së iu nevojitet më shumë se gjashtë muaj për të filluar punën në një spital të gatshëm dhe për më keq, ky spital ende nuk është plotësisht funksional me të gjitha repartet dhe nga katër sallat e operimit, vetëm dy janë funksionale. Nuk ka laborator për përpunimin e analizave dhe për pasojë pacientët dërgohen për analiza laboratorike në objektin e vjetër, në bodrum ose duhet t’i bëjnë në laboratorët privatë. Bordi i SHSKUK-së interferon drejtpërdrejt në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave dhe spitaleve dhe lejon 600 mjekë që në mënyrë të organizuar të shkojnë në Shqipëri, derisa pacientët mbeten pa marrë shërbimet shëndetësore. I nderuar ministër, Edhe çka duhet tjetër të bëjë ky bord dhe ka menaxhment për të pasur shkarkime për shkak të dështimit? |
Rifat Latifi | Po |
22/06/2022 | Kulturë |
Më falni, s’po bën mikrofoni, kryetar! Ndoshta merret dikush dhe e rregullon këtë, po edhe votimin elektronik. I nderuar ministër, Më 31 maj ministria që ju udhëhiqni ka publikuar Udhëzimin administrativ nr. 01/2022 për kushtet, kriteret dhe proced
Lexo më shumë
Më falni, s’po bën mikrofoni, kryetar! Ndoshta merret dikush dhe e rregullon këtë, po edhe votimin elektronik. I nderuar ministër, Më 31 maj ministria që ju udhëhiqni ka publikuar Udhëzimin administrativ nr. 01/2022 për kushtet, kriteret dhe procedurat e themelimit, e të licencimit dhe rivlerësimit të federatave dhe organizatave sportive. Me këtë Udhëzim administrativ do të duhej të rregulloheshin procedurat e veçanta të rivlerësimit dhe licencimit, pezullimit apo revokimit të parakohshëm të licencave të federatave përkatëse.Përkundur përpjekjes së zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe Sportit që punuan në draftin e këtij udhëzimi, e që u publikua edhe në media, ishte shumë i avancuar sa i përket kodit etik dhe qeverisjes së mirë, që ishte edhe në harmoni edhe me kriteret e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe federatave ndërkombëtare. Ju keni nënshkruar një Udhëzim administrativ që legjitimon kriminelët e dënuar për vepra penale nga më të ndryshme që të jenë pjesë e federatave sportive. Sipas nenit 11 të këtij Udhëzimi administrativ, ju keni thënë: “Asnjë federatë nuk mund të licencohet në rastet kur në organet drejtuese të tyre përgjegjësitë i ushtrojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë në ndonjë nga veprat penale të përcaktuara në kapitullin 33 të Kodit Penal, të cilat ndërlidhen me korrupsionin zyrtar dhe vepra penale”. Pra, ju keni amnistuar të gjithë kriminelët e dënuar nga kapitujt e tjerë të Kodit Penal, përfshirë këtu të gjithë ata që kanë kryer vepra terroriste, të gjithë ata që kanë kryer kontrabandë me njerëz, trafikim me narkotikë, vrasje të rëndë, kanosje, rrëmbim, torturë. Pra, të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë në familje dhe janë dënuar për këtë, narkotikë, kontrabandë me njerëz, grupe të organizuara kriminale, pastaj ata që kanë qenë të dënuar për vjedhje të rëndë ose për grabitje të bankave, nesër mund t’i kemi kryetarë të federatave sportive, sepse i keni legjitimuar me Udhëzim administrativ. Ose, nesër një hajdut...Pra, të gjithë ata që janë të dënuar për kryerje të veprave penale, mund të jenë udhëheqës të federatave sportive. I nderuar ministër, Pyetja ime është: a jeni të vetëdijshëm se çfarë dëmi i keni bërë sportit me këtë Udhëzim administrativ? A e dini që e keni hapur rrugën për lloj-lloj kriminelësh që të jenë pjesë e federatave sportive dhe me këtë keni dëmtuar rënd imazhin e federatave sportive, duke ua hapur rrugën kriminelëve që të jenë pjesë e federatave. I largoni njerëzit e ndershëm dhe biznesmenët që janë të interesuar të investojnë. Prandaj, i nderuar ministër, Cila ka qenë arsyeja dhe motivi që e ndërruar draft-udhëzimin administrativ dhe ua hapët rrugët kriminelëve që të jenë pjesë të federatave? |
Hajrullah Ceku | Po |
29/09/2022 | Shëndetësi |
Tani pas një viti e gjysmë të punës suaj, cilat janë veprimet që keni ndërmarrë për të ndaluar ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga sektori publik në atë privat?
Tani pas një viti e gjysmë të punës suaj, cilat janë veprimet që keni ndërmarrë për të ndaluar ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga sektori publik në atë privat? |
Rifat Latifi | Po |
29/09/2022 | Shëndetësi |
Pas raportit skandaloz të auditorit,që po bëhet në kurriz të pacientëve, cilat janë veprimet tuaja për këto keqpërdorime të evidentuara nga auditori?
Pas raportit skandaloz të auditorit, që po bëhet në kurriz të pacientëve, cilat janë veprimet tuaja për këto keqpërdorime të evidentuara nga auditori? |
Rifat Latifi | Po |
27/10/2022 | Infrastrukturë |
Kur pritet të fillojë realizimi i këtij projekti, ndërtimi i mbikalimit në Klinë të Epërme në lagjen Mecinaj, pasi që është edhe buxheti i ndarë?
Pyetje ne vazhdim: Nëse ka kushtuar mbikalimi, këtu në një hyrje të Prishtinës 160 mijë euro, pse po u da
Lexo më shumë
Kur pritet të fillojë realizimi i këtij projekti, ndërtimi i mbikalimit në Klinë të Epërme në lagjen Mecinaj, pasi që është edhe buxheti i ndarë? Pyetje ne vazhdim: Nëse ka kushtuar mbikalimi, këtu në një hyrje të Prishtinës 160 mijë euro, pse po u dashka të kushtojë 300 mijë euro në Klinë të Epërme? |
Liburn Aliu | Po |
09/12/2022 | Sport |
Përse keni ndërprerë realizimin e projektit për ndërtimin e stadiumit nacional? Për realizim të projektit do të duhej të fillonin punët, ndërsa tani nuk ka asnjë përgjigje, ndonëse janë shpenzuar mbi 1.5 milionë euro për studim të fizibilitetit dhe për p
Lexo më shumë
Përse keni ndërprerë realizimin e projektit për ndërtimin e stadiumit nacional? Për realizim të projektit do të duhej të fillonin punët, ndërsa tani nuk ka asnjë përgjigje, ndonëse janë shpenzuar mbi 1.5 milionë euro për studim të fizibilitetit dhe për projektin detaj. A mund të na tregoni kur do të fillojnë punimet në stadiumin nacional? |
Hajrullah Ceku | Po |
09/03/2023 | Shëndetësi |
Pyetja ime për ministrin e Shëndetësisë: a është ende funksional Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi? Nëse Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi është funksional a ka realizuar ndonjërën nga përgjegjësitë që janë prezantuar pas takimit të parë të këtij komis
Lexo më shumë
Pyetja ime për ministrin e Shëndetësisë: a është ende funksional Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi? Nëse Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi është funksional a ka realizuar ndonjërën nga përgjegjësitë që janë prezantuar pas takimit të parë të këtij komisioni? |
Arben Vitia | Po |
09/03/2023 | Shëndetësi |
A do t’u përmbaheni deklarimeve të Komisionit Ekzekutiv me ato 5-6 pikat apo do t’i përmbaheni plani të Qeverisë për sektorin e shëndetësisë? A do të thotë kjo që keni hequr dorë nga plani i Qeverisë dhe tani i keni ndryshuar objektivat me kë
Lexo më shumë
A do t’u përmbaheni deklarimeve të Komisionit Ekzekutiv me ato 5-6 pikat apo do t’i përmbaheni plani të Qeverisë për sektorin e shëndetësisë? A do të thotë kjo që keni hequr dorë nga plani i Qeverisë dhe tani i keni ndryshuar objektivat me këtë Komision Ekzekutiv për të justifikuar dështimin tuaj? |
Arben Vitia | Po |
06/04/2023 | Shëndetësi |
Unë disa herë kam ngritur shqetësime për këto keqpërdorime dhe pasi keni marrë tash detyrën sërish si ministër dhe Bordit të SHSKUK-së tanimë i ka skaduar mandati me datë 28, a do të kërkoni llogari për këto keqpërdorime, të cilat kanë ndodhur nën udhëhe
Lexo më shumë
Unë disa herë kam ngritur shqetësime për këto keqpërdorime dhe pasi keni marrë tash detyrën sërish si ministër dhe Bordit të SHSKUK-së tanimë i ka skaduar mandati me datë 28, a do të kërkoni llogari për këto keqpërdorime, të cilat kanë ndodhur nën udhëheqjen e këtij bordi. A do të dërgohen këto në prokurori dhe a do vazhdoni mandatin e këtij bordi dhe a keni propozuar në Qeveri dhe kur pritet të jetë Bordi i ri i SHSKUK-së? |
Arben Vitia | Po |
06/04/2023 | Shëndetësi |
Përse keni anashkaluar në këtë rast në Udhëzim administrativ specializimet në fushën e fizioterapisë dhe infermierisë, kur ato ekzistojnë para 42 vjetëve në Amerikë?
Përse keni anashkaluar në këtë rast në Udhëzim administrativ specializimet në fushën e fizioterapisë dhe infermierisë, kur ato ekzistojnë para 42 vjetëve në Amerikë? |
Arben Vitia | Po |
08/02/2024 | Sociale |
Pyetja ime e parashtruar ka të bëjë, a ka themeluar Qeveria ende ndonjë grup punues për Projektligjin për referendumin? Nëse po, a mund të na ofrohet një vendim i tillë, dhe kush janë anëtarët e këtij grupi punues? Pse nuk është në agjendë legjislative L
Lexo më shumë
Pyetja ime e parashtruar ka të bëjë, a ka themeluar Qeveria ende ndonjë grup punues për Projektligjin për referendumin? Nëse po, a mund të na ofrohet një vendim i tillë, dhe kush janë anëtarët e këtij grupi punues? Pse nuk është në agjendë legjislative Ligji për referendumin edhe për vitin 2023? |
Albin Kurti | Jo |
08/02/2024 | Arsim |
Pasi keni premtuar arsim cilësor dhe të digjitalizuar, kur do ta digjitalizoni provimin e maturës shtetërore? Kur do të fillojë zbatimi i ligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës?
Pasi keni premtuar arsim cilësor dhe të digjitalizuar, kur do ta digjitalizoni provimin e maturës shtetërore? Kur do të fillojë zbatimi i ligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës? |
Arbërie Nagavci | Jo |
06/10/2023 | Punë të Jashtme |
Në qershor të vitit 2017 para më shumë se gjashtë vite, Albin Kurti deklaron që nëse bëhem kryeministër do të kërkojë referendum në Kosovë për bashkim me Shqipërinë dhe ka paralajmëruar një politikë ndryshe me Shqipërinë. Ne politikën ndryshe me Shqipëri
Lexo më shumë
Në qershor të vitit 2017 para më shumë se gjashtë vite, Albin Kurti deklaron që nëse bëhem kryeministër do të kërkojë referendum në Kosovë për bashkim me Shqipërinë dhe ka paralajmëruar një politikë ndryshe me Shqipërinë. Ne politikën ndryshe me Shqipërinë po e shohim, por nuk po e shohim politikën me bashkim kombëtar me Shqipërinë, por po e shohim izolimin edhe largimin nga Shqipëria. |
Albin Kurti | Jo |