Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
28/03/2022 | Kulturë |
I nderuar ministër, Galeria e Kosovës ka mbi një vit e gjysmë që është pa drejtor dhe jo vetëm, është e Teatri i Kosovës dhe institucionet e tjera që tash e sa kohë janë me ushtrues detyre. Më 22 shtator 2021 është shpallur konkursi për drejtorin e Galer
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Galeria e Kosovës ka mbi një vit e gjysmë që është pa drejtor dhe jo vetëm, është e Teatri i Kosovës dhe institucionet e tjera që tash e sa kohë janë me ushtrues detyre. Më 22 shtator 2021 është shpallur konkursi për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, në muajin nëntor janë kryer procedurat e intervistimit dhe vlerësimit nga Këshilli Drejtues i Galerisë, si organi më i lartë i këtij institucioni. Në janar 2022, ju e keni anuluar vendimin e Këshillit për drejtorin e Galerisë Kombëtare, duke u thirrur në konflikt interesi, pa ndonjë sqarim shtesë lidhur me këtë. Andaj, pyetja ime zoti ministër është kjo: A ka mundësi që të na e shtjelloni më shumë se cili është konflikti i interesit mbi të cilin ju keni marrë këtë vendim për anulimin e konkursit, katër muaj pas shpalljes së tij dhe dy muaj pas vendimit të përzgjedhjes për drejtorin nga Këshilli Drejtues i Galerisë Kombëtare të Kosovës? Faleminderit! |
Hajrullah Ceku | Po |