Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/06/2021 | Financa |
E nderuar nënkryetare! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Pyetja ime ka të bëjë me kategoritë e dala nga lufta, siç janë invalidët, familjet e dëshmorëve si dhe viktimat civile, të cilët nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga skemat p
Lexo më shumë
E nderuar nënkryetare! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Pyetja ime ka të bëjë me kategoritë e dala nga lufta, siç janë invalidët, familjet e dëshmorëve si dhe viktimat civile, të cilët nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga skemat pensionale kontributdhënëse. Të kemi parasysh që Avokati i Popullit, Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut si dhe institucionet e tjera relevante kanë tërhequr në vazhdimësi vërejtjen se kushtëzimi i pensioneve kontributdhënëse është shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe në kundërshtim të plotë me standardet ndërkombëtare të punës, të përcaktuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës. Pyetja ime për ministrin Hekuran, është: çfarë veprimesh jeni duke ndërmarrë ju si Qeveri në lidhje me këtë çështje. |
Hekuran Murati | Po |
24/06/2021 | Administratë |
Faleminderit, kryetar! Pyetja ime ka të bëjë me ndërtimin e Universitetit në pjesën veriore të Mitrovicës që është i financuar nga Serbia, andaj e pres Kryeministrin që të vijë dhe ët përgjigjet. Faleminderit!
Faleminderit, kryetar! Pyetja ime ka të bëjë me ndërtimin e Universitetit në pjesën veriore të Mitrovicës që është i financuar nga Serbia, andaj e pres Kryeministrin që të vijë dhe ët përgjigjet. Faleminderit! |
Albin Kurti | Jo |
07/07/2021 | Infrastrukturë |
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar Kryeministër, Para disa javësh është raportuar në media se në një sipërfaqe prej 10 500 metra katrorë, në pjesën veriore të Mitrovicës ka filluar ndërtimi i Universitetit me degë
Lexo më shumë
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar Kryeministër, Para disa javësh është raportuar në media se në një sipërfaqe prej 10 500 metra katrorë, në pjesën veriore të Mitrovicës ka filluar ndërtimi i Universitetit me degë të Fakultetit të Matematikës, Ekonomisë, Drejtësisë, Shkencave të Natyrës dhe rektorat, të gjitha të financuara nga Serbia. Drejtori i zyrës së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, në qeverinë serbe, përmes një njoftimi ka publikuar edhe fotot e nisjes së këtij projekti, dhe detajet për ndërtimin e tij, duke deklaruar se ky është një tregues se shteti i Serbisë brengoset për popullin e vet. I nderuar Kryeministër, A jeni në dijeni për ndërtimin e këtij objekti dhe për këtë projekt në veriun e Mitrovicës? |
Albin Kurti | Po |
22/07/2021 | Punë të Jashtme |
I nderuar kryetar, I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, I nderuar kryeministër, Kryetar, këtë pyetje e kam bërë pasi Donika, ose Zonja Gërvalla, nuk vjen asnjëherë në seancë dhe si rrjedhojë është edhe kryeministri ai që mund të përgjigjet, seps
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, I nderuar kryeministër, Kryetar, këtë pyetje e kam bërë pasi Donika, ose Zonja Gërvalla, nuk vjen asnjëherë në seancë dhe si rrjedhojë është edhe kryeministri ai që mund të përgjigjet, sepse është si shef direkt i saj. Pyetja ima ka të bëjë me emërimin e ambasadorëve të rinj. E dini që janë bërë më shumë se dy muaj nga shkarkimi i ambasadorëve që kanë qenë të emëruar me çelës politik dhe si rrjedhojë ne kemi qendrat kryesore evropiane që janë pa ambasadorë. E dini që kjo e shkakton një krizë diplomatike për vendin tonë, andaj mua më intereson të di se deri ku kanë arritur me procedura në emërimin e ambasadorëve të rinj dhe a do të jenë të emëruar politikë apo të karrierës? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po |
18/11/2021 | Punë të Jashtme |
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Zoti kryeministër, është për keqardhje që e kemi një ministre e cila nuk e ka as guximin, as përgatitjen që të vijë dhe të raportojë në këtë Kuvend, që të përgjigjet në pyetjet e deputetëv
Lexo më shumë
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Zoti kryeministër, është për keqardhje që e kemi një ministre e cila nuk e ka as guximin, as përgatitjen që të vijë dhe të raportojë në këtë Kuvend, që të përgjigjet në pyetjet e deputetëve, andaj unë nga sot, sepse ka shtatë seanca që i bëj pyetjet në vazhdimësi dhe nuk gjej përgjigje, unë nga sot pyetjet që lidhen me politikën e jashtme, do t’i adresoj te ju Kryeministër, me shpresën që do të gjej përgjigje. Faleminderit! |
Albin Kurti | Jo |
25/11/2021 | Punë të Jashtme |
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, I nderuar kryeministër, 19 Republika e Kosovës i ka plot 32 misione përfaqësuese. Dhe, nga këto përfaqësi diplomatike, 22 janë më të ngarkuar me punë dhe e dini, janë q
Lexo më shumë
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, I nderuar kryeministër, 19 Republika e Kosovës i ka plot 32 misione përfaqësuese. Dhe, nga këto përfaqësi diplomatike, 22 janë më të ngarkuar me punë dhe e dini, janë qendrat kryesore ku merren vendimet e politikës botërore. Deri më tani në Komision për Politikë të Jashtme kemi vetëm gjashtë ambasadorë politikë, të cilët kanë kaluar dhe, sipas informatave jozyrtare, disa të tjerë janë propozuar në disa vende që janë ambasadorë karriere. Bazuar në Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, ambasadorët e propozuar duhet që të pranojnë agremanin, me anë të së cilit shteti pranon anëtarin e propozuar në misionin diplomatik në atë vend. Pyetja ime është: sa nga ambasadorët politikë dhe të karrierës të propozuar kanë pranuar agremanin? Në cilat shtete keni propozuar ambasadorë karriere? Dhe, a kemi ndonjë refuzim nga këto propozime? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po |
25/11/2021 | Punë të Jashtme |
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, I nderuar kryeministër, 19 Republika e Kosovës i ka plot 32 misione përfaqësuese. Dhe, nga këto përfaqësi diplomatike, 22 janë më të ngarkuar me punë dhe e dini, janë q
Lexo më shumë
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, I nderuar kryeministër, 19 Republika e Kosovës i ka plot 32 misione përfaqësuese. Dhe, nga këto përfaqësi diplomatike, 22 janë më të ngarkuar me punë dhe e dini, janë qendrat kryesore ku merren vendimet e politikës botërore. Deri më tani në Komision për Politikë të Jashtme kemi vetëm gjashtë ambasadorë politikë, të cilët kanë kaluar dhe, sipas informatave jozyrtare, disa të tjerë janë propozuar në disa vende që janë ambasadorë karriere. Bazuar në Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, ambasadorët e propozuar duhet që të pranojnë agremanin, me anë të së cilit shteti pranon anëtarin e propozuar në misionin diplomatik në atë vend. Pyetja ime është: sa nga ambasadorët politikë dhe të karrierës të propozuar kanë pranuar agremanin? Në cilat shtete keni propozuar ambasadorë karriere? Dhe, a kemi ndonjë refuzim nga këto propozime? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po |
24/12/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Zoti kryetar, Pyetjen që doja ta adresoja ka të bëjë me mosnjohjen e certifikatës së vaksinimit për qytetarët tanë në shtetet e BE-së, si në Zvicër, Greqi, Gjermani dhe mendoj që është
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Zoti kryetar, Pyetjen që doja ta adresoja ka të bëjë me mosnjohjen e certifikatës së vaksinimit për qytetarët tanë në shtetet e BE-së, si në Zvicër, Greqi, Gjermani dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që ministri të jetë këtu dhe të japë përgjigje për qytetarët tanë që i kanë këto probleme. Faleminderit! |
Rifat Latifi | Jo |
20/01/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Pyetja ime ka të bëjë me mosnjohjen e certifikatës së vaksinimit. Pra bazuar në shumë ankesa që kam pranuar nga qytetarët tanë, të cilët po udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian që janë anëtare, po hasin në
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Pyetja ime ka të bëjë me mosnjohjen e certifikatës së vaksinimit. Pra bazuar në shumë ankesa që kam pranuar nga qytetarët tanë, të cilët po udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian që janë anëtare, po hasin në probleme me njohjen e certifikatës së vaksinimit të lëshuar nga institucionet e Kosovës, të cilëve nuk u është lejuar në qendra tregtare, në restorante dhe në hapësira të tjera publike. Pyetja ime është se: pse ne si qytetarë të Republikës së Kosovës e kemi këtë problem si dhe kur do të evitohet? |
Rifat Latifi | Po |
20/01/2022 | Shëndetësi |
Ministër, faleminderit për shpjegimin e dhënë. Qytetarëve u intereson konkretisht se çka duhet të bëjnë ata që të mos e kenë këtë problem. Pra, a keni hapa konkretë se çka duhet të bëjnë që të mos hasin në këtë problem në shtetet e Bashkimit Evropian.
Ministër, faleminderit për shpjegimin e dhënë. Qytetarëve u intereson konkretisht se çka duhet të bëjnë ata që të mos e kenë këtë problem. Pra, a keni hapa konkretë se çka duhet të bëjnë që të mos hasin në këtë problem në shtetet e Bashkimit Evropian. |
Rifat Latifi | Po |
26/05/2022 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Pasi është hera e dytë që edhe unë e parashtroj këtë pyetje për zëvendësministren Gërvalla dhe as që kam ndonjë shpresë që do të vijë, unë propozoj Administratës
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Pasi është hera e dytë që edhe unë e parashtroj këtë pyetje për zëvendësministren Gërvalla dhe as që kam ndonjë shpresë që do të vijë, unë propozoj Administratës që këtë pyetje ta kem me shkrim, pra ta adresojnë te ministrja dhe ta kem përgjigjen me shkrim për seancën e radhës.Çështja të cilën e kam ngritur ka të bëjë me skandalin e ambasadorit Berishaj, pasi që ky lajm e ka dëmtuar rëndë imazhin e diplomacisë së Republikës së Kosovës. |
Donika Gërvalla | Jo |
17/11/2022 | Punë të Jashtme |
Kur do të raportosh në Kuvend lidhur me procesin e dialogut Kosovë - Serbi? Çka do të ndodhë pas dt. 21 nëntor, pra pas të hënës, përveç se do të vijë e marta, çka do të kemi nga kjo Qeveri lidhur me vendimin e targave? Kur do të raportoni lidhur
Lexo më shumë
Kur do të raportosh në Kuvend lidhur me procesin e dialogut Kosovë - Serbi? Çka do të ndodhë pas dt. 21 nëntor, pra pas të hënës, përveç se do të vijë e marta, çka do të kemi nga kjo Qeveri lidhur me vendimin e targave? Kur do të raportoni lidhur me planin franko-gjeman? Cili është qëndrimi i kësaj Qeverie lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe apo Zajednicës siç e keni quajtur në vazhdimësi? |
Albin Kurti | Po |
17/11/2022 | Punë të Brendshme |
Zoti ministër, kur do të bëhet furnizimi me materialet bazë në mënyrë që qytetarët tanë të pajisen me letërnjoftime, me pasaporta me patentë shoferë?
Zoti ministër, kur do të bëhet furnizimi me materialet bazë në mënyrë që qytetarët tanë të pajisen me letërnjoftime, me pasaporta me patentë shoferë? |
Xhelal Sveçla | Po |
24/11/2022 | Punë të Jashtme |
Si grup punues nga Komisioni për Punë të Jashtme për mbikëqyrje të Ligjit për shërbim të jashtëm nga Zyra e sekretarit të përgjithshëm kemi pranuar një e-mail, i cili konfirmon që Rregullorja me numër 01/2022 për organizim të brendshëm dhe sistematizim t
Lexo më shumë
Si grup punues nga Komisioni për Punë të Jashtme për mbikëqyrje të Ligjit për shërbim të jashtëm nga Zyra e sekretarit të përgjithshëm kemi pranuar një e-mail, i cili konfirmon që Rregullorja me numër 01/2022 për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme është në funksion. A mund të na tregosh se a përbën shkelje të Ligjit për shërbim të jashtëm, jemi duke folur konkretisht për nenin 5 të këtij ligji, vënia në funksion të kësaj rregulloreje? |
Donika Gërvalla | Po |
16/02/2023 | Dialog |
Si erdhëm që nga njohja e ndërsjellë, nga kërkesa për njohje të ndërsjellë të mos kemi njohje të ndërsjellë në qendër?
Si erdhëm që nga njohja e ndërsjellë, nga kërkesa për njohje të ndërsjellë të mos kemi njohje të ndërsjellë në qendër? |
Albin Kurti | Po |
23/02/2023 | Dialog |
Në mungesë të njohjes së përmbajtjes së propozimit franko-gjerman, nga ajo çfarë u deklarua në seancën e këtij Kuvendi të datës 13 shkurt, statusi i Kishës Ortodokse është pikë e veçantë në këtë propozim. A mund të na tregosh zoti kryeministër, pse Kisha
Lexo më shumë
Në mungesë të njohjes së përmbajtjes së propozimit franko-gjerman, nga ajo çfarë u deklarua në seancën e këtij Kuvendi të datës 13 shkurt, statusi i Kishës Ortodokse është pikë e veçantë në këtë propozim. A mund të na tregosh zoti kryeministër, pse Kisha Ortodokse u bë temë e veçantë e këtij diskutimi dhe çfarë konkretisht keni negociuar? |
Albin Kurti | Po |
23/02/2023 | Dialog |
Cilat janë temat që do t’i negocioni të hënën me Vuçiqin dhe pse nuk e ke dorëzuar në Kuvend deri më tani propozimin frakogjerman?
Cilat janë temat që do t’i negocioni të hënën me Vuçiqin dhe pse nuk e ke dorëzuar në Kuvend deri më tani propozimin frakogjerman? |
Albin Kurti | Po |
23/02/2023 | Arsim |
A mund të na tregoni se cila është zgjidhja juaj për problemin e peshës së rëndë të çantave të fëmijëve?
A mund të na tregoni se cila është zgjidhja juaj për problemin e peshës së rëndë të çantave të fëmijëve? |
Arbërie Nagavci | Po |
23/02/2023 | Arsim |
Më intereson të di se a keni ndarë ndonjë buxhet sa i përket digjitalizimit të librave, sepse e dimë që është një hap mjaft i kushtueshëm
Më intereson të di se a keni ndarë ndonjë buxhet sa i përket digjitalizimit të librave, sepse e dimë që është një hap mjaft i kushtueshëm |
Arbërie Nagavci | Po |
06/04/2023 | Dialog |
Cili është qëndrimi juaj sot për Asociacionin?
Cili është qëndrimi juaj sot për Asociacionin? |
Besnik Bislimi | Po |
06/04/2023 | Sociale |
Bazuar në rrethanat aktuale, pra, a mundësohen zgjedhjet e lira dhe të drejta në veri, të cilat do të mbahen shumë shpejt?
Bazuar në rrethanat aktuale, pra, a mundësohen zgjedhjet e lira dhe të drejta në veri, të cilat do të mbahen shumë shpejt? |
Albin Kurti | Po |
06/10/2023 | Sociale |
Pyetja ka të bëjë me skemat pensionale, ku kemi pensionistë të cilët pensionin bazë e kanë 100 euro. Me këto 100 euro nuk arrijnë t’i blejnë as barnat e tyre.
Pyetja ka të bëjë me skemat pensionale, ku kemi pensionistë të cilët pensionin bazë e kanë 100 euro. Me këto 100 euro nuk arrijnë t’i blejnë as barnat e tyre. |
Albin Kurti | Jo |
06/10/2023 | Punë të Brendshme |
Pyetja ka qenë e adresuar në lidhje me Policinë e Kosovës. Se çfarë mendon kryeministri ynë për Policinë e Kosovës dhe si i vlerëson?
Pyetja ka qenë e adresuar në lidhje me Policinë e Kosovës. Se çfarë mendon kryeministri ynë për Policinë e Kosovës dhe si i vlerëson? |
Albin Kurti | Jo |