Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
17/06/2021 | Siguri |
Faleminderit, kryetar! Me sa po shoh, ministri nuk është këtu as sot, nuk ka qenë as javën e kaluar kur unë e kam parashtruar pyetjen, por, megjithatë, pyetjen do ta lexoj sot, sepse i kalon afati dhe do ta rishkruaj përsëri dhe do t’ia dërgoj deri
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Me sa po shoh, ministri nuk është këtu as sot, nuk ka qenë as javën e kaluar kur unë e kam parashtruar pyetjen, por, megjithatë, pyetjen do ta lexoj sot, sepse i kalon afati dhe do ta rishkruaj përsëri dhe do t’ia dërgoj derisa ai të vijë një ditë dhe të përgjigjet. Por, gjithsesi sot do ta lexoj për qytetarët e Republikës së Kosovës. Çështja është, pamjet e bashkëshortit të presidentes me uniformë të FSK-së gjatë ushtrimit Defender Europe 21 të FSK-së. Pyetja ishte për ministrin Meha: I nderuar ministër, çfarë grade ushtarake mban bashkëshorti i Presidentes? Si rezervist që është ai, si është i obliguar të marrë pjesë në trajnime? Kur është ftuar dhe në sa trajnime ka marrë pjesë dhe ku i ka mbajtur ato? A ka pasur ftesë për pjesëmarrje dhe nëse po, nga kush? Nëse nuk ka pasur ftesë për pjesëmarrje, atëherë në çfarë cilësie ka marrë pjesë? Nëse ka qenë si burri i Presidentes, atëherë pse e ka veshur uniformën e FSK-së? Nëse ka marrë pjesë si ushtarak rezervë, atëherë pse është pozicionuar afër gjeneralit të FSK-së, kur këtë nuk ia lejon grada? A është e gjitha kjo shkelje e protokollit ushtarak, shkelje e ligjeve dhe rregullave të aprovuara, shkelje e Kushtetutës nga Presidentja dhe keqpërdorim i pozitave zyrtare për interesa individuale dhe për plotësim të egos personale? Faleminderit! |
Ejup Maqedonci | Jo |
24/06/2021 | Siguri |
Faleminderit shumë kryetar! E kam pritur goxha gjatë ministrin të vijë dhe më vjen mirë që sot është këtu. Ministër, Çështja ka të bëjë me pamjet e bashkëshortit të Presidentes në uniformë të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ushtrimit Defender
Lexo më shumë
Faleminderit shumë kryetar! E kam pritur goxha gjatë ministrin të vijë dhe më vjen mirë që sot është këtu. Ministër, Çështja ka të bëjë me pamjet e bashkëshortit të Presidentes në uniformë të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ushtrimit Defender Europe 21 të të FKS-së. Pyetja konkrete siç e keni marrë edhe me shkrim, por po e lexoj për qytetarët është: Çfarë grade ushtarake mban bashkëshorti i Presidentes? Si rezervist që është, ai është i obliguar të marrë pjesë në trajnime. Kur është ftuar dhe në sa trajnime ka marrë pjesë dhe kur i ka mbajtur ato? A ka pasur ftesë për pjesëmarrje dhe nëse po nga kush është ftuar? Nëse nuk ka pasur ftesë për pjesëmarrje, atëherë në çfarë cilësie ka marrë pjesë? Nëse ka qenë si burrë i Presidentes, atëherë pse e ka veshur uniformën e FSK-së? Nëse ka marrë pjesë si ushtarak rezervë, atëherë pse është pozicionuar afër Gjeneralit të FSK-së, kur këtë nuk ia lejon grada? Për fund, a është e gjitha kjo shkelje e protokollit ushtarak, shkelje e ligjeve dhe e rregullave të aprovuara, shkelje e Kushtetutës nga Presidentja dhe keqpërdorim i pozitave zyrtare për interesa individuale? Faleminderit! |
Ejup Maqedonci | Po |
06/08/2021 | Siguri |
Meqë është hera e dytë që po e ngre si çështje dhe është një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me rendin dhe sigurinë në veri të Mitrovicës, në bazë të informacioneve që i kemi, në veri të Mitrovicës vepron grupi kriminal serb i ashtuquajtur ‘Mje
Lexo më shumë
Meqë është hera e dytë që po e ngre si çështje dhe është një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me rendin dhe sigurinë në veri të Mitrovicës, në bazë të informacioneve që i kemi, në veri të Mitrovicës vepron grupi kriminal serb i ashtuquajtur ‘Mjekroshët’. Ky grup funksionon nën urdhrat e Radojçiqit të cilit i shërbejnë edhe si truprojë e afërt. Në dijeni janë edhe institucionet e Republikës së Kosovës për ekzistencën e këtij grupi. Pyetja ime për ministrin e Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla në këtë rast, ishte se a ka ndërmarrë ndonjë hap për asgjësimin e këtij grupi, shpërndarjen e këtij grupi dhe dëbimin e tyre nga Kosova? Duke pasur parasysh që ata kanë hyrë në Kosovë, dyshohet se kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, mirëpo institucionet janë në dijeni dhe ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Prandaj, i nderuar Kryeministër që jeni sot këtu me neve, keni ditur shumë të bëni opozitë e ashpër dhe të na kritikoni, është mirë që të paktën të tregoni përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. |
Xhelal Sveçla | Jo |
25/11/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar! Unë e falënderoj për pyetjen që ia adresova ministrit, e ai m’u përgjigj tani. Ministër, pse nuk i keni njoftuar zyrtarisht bujqit dhe fermerët që është anuluar aplikimi për grante, i cili ka përfunduar më 1 mars 2021. Dometh
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Unë e falënderoj për pyetjen që ia adresova ministrit, e ai m’u përgjigj tani. Ministër, pse nuk i keni njoftuar zyrtarisht bujqit dhe fermerët që është anuluar aplikimi për grante, i cili ka përfunduar më 1 mars 2021. Domethënë, fermerët dhe bujqit nuk e dinë që ai grantd është anuluar, e para. E dyta, unë nuk thashë që nuk ka kontroll, por shpreha skepticizmin tim se si do të bëhet kontrolli në treg kur tanimë kanë filluar mbjelljet e kulturave bujqësore vjeshtore, gjë që e dimë të gjithë. Dhe tjetra, unë mendoj që për papërgjegjësinë institucionale të zyrtarëve të institucioneve tona nuk guxon në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë të pësojë bujku dhe fermeri i Kosovës. E treta, ju e dini që në fazën e fundit kanë aplikuar 3 559 bujq më pak. Kjo është një dëshmi e qartë që... |
Faton Peci | Po |
13/12/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Më datë 25 nëntor kam adresuar çështjen se çfarë po ndodhë me thirrjen për grante, që është shpallur në janar të vitit 2021 dhe ka përfunduar në mars të këtij viti. Meqë kam marrë shumë informata nga qytetarët o
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Më datë 25 nëntor kam adresuar çështjen se çfarë po ndodhë me thirrjen për grante, që është shpallur në janar të vitit 2021 dhe ka përfunduar në mars të këtij viti. Meqë kam marrë shumë informata nga qytetarët ose kam marrë pyetje prej tyre, se nuk e kanë ditur se çfarë po ndodhë. 36 Në atë seancë, ku për herë të parë jeni deklaruar që ajo shpallje ose ajo thirrje është anuluar. Pyetja konkretet për juve zoti ministër, është: kur, me cilën datë është anuluar ajo thirrje dhe pse nuk është bërë publike? Sepse ju e dini që shpallja ka qenë publike, dhe sipas ligjit edhe anulimi do të duhej të bëhej publik. Prandaj, qytetarët ose fermerët dhe bujqit, të cilët kanë aplikuar në ato grante, e të cilët kanë shpenzuar shuma të mëdha të mjeteve buxhetore për të kompletuar lëndët e tyre, ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare prej jush. Krejt çka ata dinë është nga deklarata e juaj më 25 nëntor, që thatë se ajo është anuluar. Ju e dini që edhe miqësisht ju kam kërkuar informatën që të ma dërgoni përmes e-mailit, por nuk kam marrë asgjë konkrete. Prandaj, kisha dashur të dijë më saktësisht për këtë çështje. |
Faton Peci | Po |
13/12/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar! Ministër, po mundohem që ta thjeshtësoj edhe më shumë se diçka nuk jeni duke më kuptuar se çfarë po pyes. Nuk po i kërkoj arsyet pse është anuluar. Është e drejtë që ju e keni vendosur që ta anuloni. Më intereson ta di shkurt
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Ministër, po mundohem që ta thjeshtësoj edhe më shumë se diçka nuk jeni duke më kuptuar se çfarë po pyes. Nuk po i kërkoj arsyet pse është anuluar. Është e drejtë që ju e keni vendosur që ta anuloni. Më intereson ta di shkurt dhe saktë, me cilën datë është anuluar, është marrë vendimi për anulim, dhe me cilën datë është publiku sipas jush edhe ku është publikuar, sepse fermerët këtë pyetje ma bëjnë vazhdimisht. Do të thotë, kur është anuluar, me cilën datë, në bazë të protokollit ju lutem?! Dhe, ku është publikuar? Me cilën datë është publikuar dhe ku është publikuar, sepse fermerët nuk kanë njohuri për anulimin e kësaj thirrjeje, përveç atë ditë kur jenë deklaruar në seancë. Shumë thjesht dhe shumë shkurtë, pa arsyetime, sepse nuk më interesojnë arsyetimet, pse, më intereson data e saktë se kur është anuluar dhe kur është shpallur. Faleminderit! |
Faton Peci | Po |
24/12/2021 | Infrastrukturë |
Të nderuar kolegë deputetë, Ministra, I nderuar ministër Liburn Aliu, Kam parashtruar një pyetje parlamentare, ka ardhur edhe në seancën e kaluar, por s’keni qenë këtu për të prezantuar. Pyetja ime parlamentare ka të bëjë me prishjen e rrugës në Ma
Lexo më shumë
Të nderuar kolegë deputetë, Ministra, I nderuar ministër Liburn Aliu, Kam parashtruar një pyetje parlamentare, ka ardhur edhe në seancën e kaluar, por s’keni qenë këtu për të prezantuar. Pyetja ime parlamentare ka të bëjë me prishjen e rrugës në Mazgit, në magjistralen PrishtinëMitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit. Ajo prishje është prej janarit dhe tani kemi hyrë në dimër, ose në fund të vitit, dhe ende është në gjendje të mjerueshme dhe çdo vazhdim i kësaj gjendjeje shkakton pasoja edhe më të mëdha. Më intereson të di, si ministër dhe si ministri çka keni ndërmarrë që të riparohet dhe kur do të riparohet ajo rrugë, sepse është bërë pengesë e përditshme e shumë qytetarëve, duke pasur parasysh që frekuentimi në atë segment është i jashtëzakonshëm. Kur do të përfundojë rregullimi i kësaj rruge? |
Liburn Aliu | Po |
24/12/2021 | Infrastrukturë |
Po e bëj një pyetje shtesë. Mbase s’më shtini në ndonjë grup kriminel, se po kërkoj hollësi. Më intereson, vetëm pak sa për qytetarët, sa është afati i ankimimit? Po e kuptoj shumë drejt dhe qartë, ju falënderoj për të gjitha sqarimet që i dhatë! M
Lexo më shumë
Po e bëj një pyetje shtesë. Mbase s’më shtini në ndonjë grup kriminel, se po kërkoj hollësi. Më intereson, vetëm pak sa për qytetarët, sa është afati i ankimimit? Po e kuptoj shumë drejt dhe qartë, ju falënderoj për të gjitha sqarimet që i dhatë! Më intereson të di sa është faza, ose afati i ankimimit dhe kur përfundon, që pak a shumë ta kemi një orientim, se pas ankimimit, fillon puna. Unë e kuptoj plotësisht që reshjet atmosferike janë pengesë e madhe, po megjithatë më intereson vetëm ana ligjore, procesi i ankimimit kur përfundon, që qytetarët ta kenë pak a shumë një vëmendje rreth asaj që ne e diskutojmë sot dhe lehtësimet e qarkullimit në atë pikë. |
Liburn Aliu | Po |
26/05/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! Në vitin 2019 në Kuvendin e Republikës së Kosovës është votuar një amendament buxhetor për rrugën Maxhere-Dedi-Batair-Bistricë-Cerajë. Një projekt i domosdoshëm për qytetarët e veriut të Kosovës, të cilët me çdo kusht po mundohen q
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Në vitin 2019 në Kuvendin e Republikës së Kosovës është votuar një amendament buxhetor për rrugën Maxhere-Dedi-Batair-Bistricë-Cerajë. Një projekt i domosdoshëm për qytetarët e veriut të Kosovës, të cilët me çdo kusht po mundohen që ta mbajnë të populluar atë trevë. Përveç projekt infrastrukturorë, ai projekt ka karakter edhe kombëtar, sepse tendencat e Serbisë për ta zbrazur veriun nga shqiptarët, janë të vazhdueshme dhe investimet serbe në veri lulëzojnë çdo ditë. I nderuar, ministër Aliu, Deri më tani nuk është bërë asnjë hap për ndërtimin e asaj rruge. A ka mundësi të dimë se kur do të fillojë ky projekt, sepse buxheti është bartur nga viti në vit, dhe ende asnjë guri nuk është vendosur ose nuk është hapur as traseja për atë rrugë.] Ky buxhet është ndarë në kohën kur Bedri Hamza ka qenë ministër i Financave, dhe tani Bedri Hamzën e kemi edhe kryetar të komunës, dhe besoj që nuk ka asnjë dilemë dhe asnjë problem për të filluar ky projekt, dhe është mirë që sa më parë ta trajtojmë këtë çështje. E thashë edhe më parë se përveç karakter infrastrukturorë është edhe me karakter kombëtar. |
Liburn Aliu | Po |
22/06/2022 | Qeverisje Lokale |
Po, meqë ministri është këtu, po ia parashtroj edhe pyetjen që e kam parashtruar edhe me shkrim në kohën e rregullt, sipas Rregullores së Kuvendit. Në rajonin e Gjilanit kemi komuna me shumicë serbe që udhëhiqen nga persona që njëkohësisht udhëhiqen edhe
Lexo më shumë
Po, meqë ministri është këtu, po ia parashtroj edhe pyetjen që e kam parashtruar edhe me shkrim në kohën e rregullt, sipas Rregullores së Kuvendit. Në rajonin e Gjilanit kemi komuna me shumicë serbe që udhëhiqen nga persona që njëkohësisht udhëhiqen edhe komunat paralele serbe. Pra, i njëjti person paguhet nga buxheti i Kosovës për ta udhëhequr një komunë, njëkohësisht paguhet edhe nga Serbia për të shkatërruar rendin kushtetues të asaj komune. I nderuar ministër, Lejimi i kandidimit të personave të tillë, e pastaj edhe zgjedhja e tyre si kryetarë komunash, a përbën shkelje kushtetuese dhe a keni ndonjë plan konkret për parandalimin e infiltrimit të këtyre personave në sistemin tonë qeverisës dhe a do të ndërmerrni ju ndonjë hap si ministër për rastin në fjalë? |
Elbert Krasniqi | Po |
07/07/2022 | Shëndetësi |
I nderuar ministër, Në Repartin e Psikiatrisë po trajtohen përdoruesit e substancave narkotike, që nënkupton se personat me sëmundje të varësisë trajtohen në vendin e njëjtë me ata që kanë çrregullime mendore. Duke e parë trendin në rritje të përdoruesve
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Në Repartin e Psikiatrisë po trajtohen përdoruesit e substancave narkotike, që nënkupton se personat me sëmundje të varësisë trajtohen në vendin e njëjtë me ata që kanë çrregullime mendore. Duke e parë trendin në rritje të përdoruesve të narkotikëve dhe duke e marrë parasysh që për trajtim efikas nevojitet një institut i veçantë për trajtimin e personave që janë përdorues të substancave narkotike në Kosovë, a mund të na thoni i nderuar, kur do të ketë Kosova institut për trajtimin e sëmundjeve të varësisë, sepse kjo jo vetëm që është e domosdoshme, por tani në ditët e sotme kur dihet numri i madh i përdoruesve të narkotikëve është bërë edhe emergjente. |
Rifat Latifi | Po |
07/07/2022 | Shëndetësi |
I nderuar ministër, Në Repartin e Psikiatrisë po trajtohen përdoruesit e substancave narkotike, që nënkupton se personat me sëmundje të varësisë trajtohen në vendin e njëjtë me ata që kanë çrregullime mendore. Duke e parë trendin në rritje të përdoruesve
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Në Repartin e Psikiatrisë po trajtohen përdoruesit e substancave narkotike, që nënkupton se personat me sëmundje të varësisë trajtohen në vendin e njëjtë me ata që kanë çrregullime mendore. Duke e parë trendin në rritje të përdoruesve të narkotikëve dhe duke e marrë parasysh që për trajtim efikas nevojitet një institut i veçantë për trajtimin e personave që janë përdorues të substancave narkotike në Kosovë, a mund të na thoni i nderuar, kur do të ketë Kosova institut për trajtimin e sëmundjeve të varësisë, sepse kjo jo vetëm që është e domosdoshme, por tani në ditët e sotme kur dihet numri i madh i përdoruesve të narkotikëve është bërë edhe emergjente. |
Rifat Latifi | Po |
14/07/2022 | Sociale |
Që nga viti i kaluar është paraparë që lehonat t’i marrin nga 170 euro në muaj, një përkrahje të tillë për 3 muaj e marrin ato që janë të punësuara, ndërkaq 6 muaj këto para paguhen për ato që nuk kanë kontratë pune. Në media është raportuar që shp
Lexo më shumë
Që nga viti i kaluar është paraparë që lehonat t’i marrin nga 170 euro në muaj, një përkrahje të tillë për 3 muaj e marrin ato që janë të punësuara, ndërkaq 6 muaj këto para paguhen për ato që nuk kanë kontratë pune. Në media është raportuar që shpesh përfitueseve të këtyre të mjeteve po ju ndodhë që të kenë telashe me Ministrinë e Financave, për çka janë ankuar edhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Një përgjigje se ju e keni kuptuar problemin, na e keni dhënë edhe në seancën paraprake. Prandaj sot, zoti ministër, më intereson ta di se a e keni zgjidhur këtë problem, a e keni trajtuar dhe a keni zgjidhur këtë problem me të cilin po ballafaqohen lehonat? |
Hekuran Murati | Po |
14/07/2022 | Punë të Brendshme |
Duke pasur parasysh që në programin tuaj zgjedhor jeni zotuar se do ta bëni vetingun në polici, duke filluar nga gradat major, nënkolonel dhe kolonel, po bëhen gati dy vjet që ju keni ardhur në pushtet dhe nuk është marrë asnjë hap në këtë drejtim. I nde
Lexo më shumë
Duke pasur parasysh që në programin tuaj zgjedhor jeni zotuar se do ta bëni vetingun në polici, duke filluar nga gradat major, nënkolonel dhe kolonel, po bëhen gati dy vjet që ju keni ardhur në pushtet dhe nuk është marrë asnjë hap në këtë drejtim. I nderuari ministër, a mund të na thoni pse s’ka filluar ky proces deri më tani dhe kur pritet të fillojë procesi i vetingut në polici për gradat e larta? |
Xhelal Sveçla | Po |
14/07/2022 | Punë të Brendshme |
Ministër, kur saktësisht në cilin muaj do ta sillni këtë dokument në Kuvend të Republikës së Kosovës? Kur do të kenë mundësi që deputetët ta trajtojnë këtë çështje? Ndërsa, pjesa tjetër, pyetja për Qeverinë është: para dy javësh kishim 95-vjetorin e vdek
Lexo më shumë
Ministër, kur saktësisht në cilin muaj do ta sillni këtë dokument në Kuvend të Republikës së Kosovës? Kur do të kenë mundësi që deputetët ta trajtojnë këtë çështje? Ndërsa, pjesa tjetër, pyetja për Qeverinë është: para dy javësh kishim 95-vjetorin e vdekjes së Shotë Galicës dhe nuk shënuan asnjë fjalë të vetme Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet shtetërore. Nesër e kemi 98-vjetorin e vdekjes së Azem Galicës. Më intereson të di, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, qoftë nga Kryeministri, qoftë nga ministri i Kulturës të cilët i kemi prezent këtu se a kanë paraparë ndonjë aktivitet për shënimin e këtij përvjetori që ta kujtojmë figurën e lavdishme të Azem Bejtës i cili ka qenë udhërrëfyes dhe motivues për shumë breza për ta arritur lirinë e vendit tonë. |
Xhelal Sveçla | Po |
04/08/2022 | Tregti |
Pse u desh që pikërisht një kompani ndërtimore që të jetë furnizuese e shtetit tonë me grurë, a nuk u gjend asnjë kompani kredibile e cila merret me këtë çështje që të blihet gruri nga ajo kompani?
Pse u desh që pikërisht një kompani ndërtimore që të jetë furnizuese e shtetit tonë me grurë, a nuk u gjend asnjë kompani kredibile e cila merret me këtë çështje që të blihet gruri nga ajo kompani? |
Rozeta Hajdari | Po |
14/10/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Shumë fermerë që i kanë në shfrytëzim tokat e APK-së vazhdojnë të mbeten pezull për shkak se atyre ende nuk u vazhdohen kontratat dhe nuk marrin kurrfarë vendimi apo sqarimi nga institucionet përgjegjëse. Ka fermerë që vazhdojnë të mbesin pa kontrata edh
Lexo më shumë
Shumë fermerë që i kanë në shfrytëzim tokat e APK-së vazhdojnë të mbeten pezull për shkak se atyre ende nuk u vazhdohen kontratat dhe nuk marrin kurrfarë vendimi apo sqarimi nga institucionet përgjegjëse. Ka fermerë që vazhdojnë të mbesin pa kontrata edhe më shumë se dy vjet, edhe pse nuk kanë asnjë pengesë ligjore. Ata thonë se thjesht po neglizhohen nga zyrtarët përgjegjës. A jeni në dijeni për këtë problem që po e hasin fermerët në fjalë? |
Faton Peci | Po |
27/10/2022 | Financa |
Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës kërkoj nga ju të na informoni në detaje se sa bashkatdhetarë kanë bërë pagesën e policës së sigurimit nga periudha 1 qershor 2022 deri më 31 gusht 2022, dhe sa prej tyre kanë aplikuar në sistemin online që
Lexo më shumë
Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës kërkoj nga ju të na informoni në detaje se sa bashkatdhetarë kanë bërë pagesën e policës së sigurimit nga periudha 1 qershor 2022 deri më 31 gusht 2022, dhe sa prej tyre kanë aplikuar në sistemin online që të rimbursohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës? Pra, sa kanë qenë të hyrat nga diaspora dhe sa prej tyre kanë aplikuar që t’i rimbursoni? Vazhdim: Bashkatdhetarët tanë janë maltretuar. Tani, unë i kam marrë jam interesuar edhe kam shkresë edhe nga Byroja e Sigurimeve. Do të thotë, për periudhën e cekur janë lëshuar gjithsej 222 274 polica.bashkatdhetarët tanë janë maltretuar. Tani, unë i kam marrë jam interesuar edhe kam shkresë edhe nga Byroja e Sigurimeve. Do të thotë, për periudhën e cekur janë lëshuar gjithsej 222 274 polica. Të hyrat pa TVSH kanë qenë 3 milionë...A i bie kjo që i keni mashtruar mërgimtarët dhe i keni vjedhur? |
Hekuran Murati | Po |
27/10/2022 | Infrastrukturë |
Unë më 24 maj 2022 e kam adresuar pyetjen parlamentare lidhur me fillimin e projektit të rrugës me karakter infrastrukturor e kombëtar në fshatrat veriore të Mitrovicës: janë Magjerë, Dedi, Batejer, Bistricë, Cerajë.Përgjigjja juaj në seancë ishte, minis
Lexo më shumë
Unë më 24 maj 2022 e kam adresuar pyetjen parlamentare lidhur me fillimin e projektit të rrugës me karakter infrastrukturor e kombëtar në fshatrat veriore të Mitrovicës: janë Magjerë, Dedi, Batejer, Bistricë, Cerajë. Përgjigjja juaj në seancë ishte, ministër, se ky projekt do të fillojë së shpejti. Pas insistimit tim që ju ta përcakton dhe precizoni një afat kohor për fillimin dhe realizimin e këtij projekti, ju u zotuat se ky projekt do të realizohet brenda vitit. Pse nuk e mbajtët zotimin për realizimin e këtij projekti, sepse unë kam qenë javën e kaluar dhe rrugët atje janë tmerr? |
Liburn Aliu | Po |
17/11/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Oda e Veterinarëve të Kosovës është organizatë e pavarur dhe profesionale, e cila mbron, përfaqëson dhe promovon interesat e veterinarëve. Duke pasur parasysh se ata janë direk të lidhur me mbrojtjen e shëndetit publik, duke kontrolluar çdo gjë që hamë d
Lexo më shumë
Oda e Veterinarëve të Kosovës është organizatë e pavarur dhe profesionale, e cila mbron, përfaqëson dhe promovon interesat e veterinarëve. Duke pasur parasysh se ata janë direk të lidhur me mbrojtjen e shëndetit publik, duke kontrolluar çdo gjë që hamë dhe përmes parandalimit të sëmundjeve që barten nga kafshët te njeriu, më intereson të di, zotëri ministër, se a mund të na thoni kur do ta sillni në Kuvend Ligjin për Odën e Veterinarëve të Kosovës? |
Faton Peci | Po |
17/11/2022 | Punë të Brendshme |
Pse nuk po e emëron drejtorin e Policisë?
Pse nuk po e emëron drejtorin e Policisë? |
Xhelal Sveçla | Po |
23/12/2022 | Sociale |
Në programin qeveritar, ndër të tjera, keni thënë se “do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje, këtë synojmë ta arrijmë nëpërmjet programit 120 here 120 dhe 150 here 150, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me k
Lexo më shumë
Në programin qeveritar, ndër të tjera, keni thënë se “do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje, këtë synojmë ta arrijmë nëpërmjet programit 120 here 120 dhe 150 here 150, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 euro, respektivisht 150 euro për një periudhë kohore prej jo më shumë 150 muajve”. A mund të na thoni neve qytetarëve të Republikës së Kosovës se ku jeni me këtë projekt, në cilën fazë? |
Albin Kurti | Po |
23/12/2022 | Administratë |
Duke e ditur rolin e sekretarëve të përgjithshëm në institucionet e Kosovës, me theks të veçantë nëpër ministri, sot shumica e ministrive udhëhiqen nga ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm.
Kryeministër, a mund të na thoni, pse deri më tani i
Lexo më shumë
Duke e ditur rolin e sekretarëve të përgjithshëm në institucionet e Kosovës, me theks të veçantë nëpër ministri, sot shumica e ministrive udhëhiqen nga ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm. Kryeministër, a mund të na thoni, pse deri më tani i nuk keni emëruar sekretarët e përgjithshëm, por mbi dhjetë ministri funksionojnë me ushtrues detyre, ose siç e keni potencuar ju, me zëvendëssekretarë? |
Albin Kurti | Po |
09/02/2023 | Ekonomi |
Në bazë të të dhënave dhe raporteve çdo ditë në Kosovë raportohet përmbyllje të bizneseve dhe tashmë numri i tyre ka kaluar shifrën katërshifrore, që do të thotë se janë mbyllur mijëra biznese në vendin tonë.
Zonja Hajdari, A mund të na thoni sa bizne
Lexo më shumë
Në bazë të të dhënave dhe raporteve çdo ditë në Kosovë raportohet përmbyllje të bizneseve dhe tashmë numri i tyre ka kaluar shifrën katërshifrore, që do të thotë se janë mbyllur mijëra biznese në vendin tonë. Zonja Hajdari, A mund të na thoni sa biznese janë mbyllur në Kosovë nga janari i vitit 2020 deri në dhjetor të vitit 2022? |
Rozeta Hajdari | Po |
16/02/2023 | Punë të Jashtme |
Në muajin nëntor të vitit të kaluar është marrë një vendim që të ndahen 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, e që do të ekzekutoheshin po ashtu gjatë vitit 2022. Sot jemi në vitin 2023, i nderuar kryeministër, pse nga ky 2 milionësh janë ekzekutuar ve
Lexo më shumë
Në muajin nëntor të vitit të kaluar është marrë një vendim që të ndahen 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, e që do të ekzekutoheshin po ashtu gjatë vitit 2022. Sot jemi në vitin 2023, i nderuar kryeministër, pse nga ky 2 milionësh janë ekzekutuar vetëm 1.5 milionë euro nga ky fond për Luginën. |
Albin Kurti | Po |
23/02/2023 | Shëndetësi |
Më 14 shtator, Qeveria e Kosovës e miratoi themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili udhëhiqet nga kryeministri Kurti. Kanë kaluar pothuajse pesë muaj nga themelimi i këtij komisioni, dhe si deputete e Kuvendit, por edhe interesi i të gjit
Lexo më shumë
Më 14 shtator, Qeveria e Kosovës e miratoi themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili udhëhiqet nga kryeministri Kurti. Kanë kaluar pothuajse pesë muaj nga themelimi i këtij komisioni, dhe si deputete e Kuvendit, por edhe interesi i të gjithë qytetarëve është që të na thoni se cilat janë rezultatet e këtij komisioni pas pesë muajsh? |
Albin Kurti | Po |
06/04/2023 | Aviacion |
Përmes pjesëmarrjes në komisione, vizitave në terren, kronikave mediale, jemi në dijeni për situatën jo të mirë në menaxhimin në Autoritetin e Aviacionit Civil, kurse së fundmi kemi parë një situatë mjaft shqetësuese të një incidenti, i cili pothuajse ka
Lexo më shumë
Përmes pjesëmarrjes në komisione, vizitave në terren, kronikave mediale, jemi në dijeni për situatën jo të mirë në menaxhimin në Autoritetin e Aviacionit Civil, kurse së fundmi kemi parë një situatë mjaft shqetësuese të një incidenti, i cili pothuajse ka shkaktuar një katastrofë ajrore në Republikën e Kosovës. Cili është plani i veprimit lidhur me këtë dhe a keni ndërmarrë diçka ju si ministri përgjegjëse në lidhje me situatën e krijuar në këtë institucion? |
Liburn Aliu | Po |
06/04/2023 | Sociale |
Më datë 26 mars ishte një vizitë pune në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, ku përveç presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, ju takuat edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Në këtë takim me ju prezentë u pa edhe e njohura tashmë Dejona
Lexo më shumë
Më datë 26 mars ishte një vizitë pune në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, ku përveç presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, ju takuat edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Në këtë takim me ju prezentë u pa edhe e njohura tashmë Dejona Mihali. A mund të na thoni, cila ishte, për çka ishte ajo, në çfarë cilësie ishte ajo në këtë vizitë dhe cili ishte kontributi i zonjës Mihali në këtë takim? |
Albin Kurti | Po |