Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
19/10/2021 | Ekonomi |
Faleminderit, zonja nënkryetare! Në fakt, po kam pak frikë ta bëj pyetjen, sepse është çështja e njëjtë, të cilën e diskutoi edhe deputeti Selmanaj, sidoqoftë, pyetja lidhet me çështjen e energjisë. Natyrisht që çështja e energjisë është çështje edhe e s
Lexo më shumë
Faleminderit, zonja nënkryetare! Në fakt, po kam pak frikë ta bëj pyetjen, sepse është çështja e njëjtë, të cilën e diskutoi edhe deputeti Selmanaj, sidoqoftë, pyetja lidhet me çështjen e energjisë. Natyrisht që çështja e energjisë është çështje edhe e sigurisë, përveçse ekonomisë, njëkohësisht është edhe çështje e orientimit tonë properëndimor. Dua të them se në vitin 2019 Kroacia, Bullgaria, Greqia, Serbia, sipas Gazpromit janë së bashku, kanë blerë rreth 10 miliardë metër kub gaz rus. Shtrirja e ndikimit energjetik ekonomik patjetër që shndërrohet edhe në ndikim politik, kjo u tha edhe më herët, ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar edhe një interpelancë lidhur me këtë çështje dhe, po ashtu, është shtruar disa herë në seancë parlamentare. I nderuari kryeministër, pse ka aq shumë paqartësi kur bëhet fjalë për projekte, të cilat lidhen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Pse çdoherë vihet në pikëpyetje diskutimi dhe relacioni jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? A do të duhej që t’i informoni më saktë qytetarët për qëndrimin e Kosovës rreth projektit TAP? Ju keni thënë disa herë, edhe në seancën tonë plenare, por konsideroj që duhet dhënë përgjigje, që do të duhej ta marrin qytetarët dhe ne si deputetë. |
Albin Kurti | Po |
19/10/2021 | Ekonomi |
Në fakt, po flasim për një projekt, për të cilin tashmë është kryer studimi i fizibilitetit dhe këtë e kemi të qartë të gjithë. Nëse nuk ka një bashkëpunim, natyrisht nuk ka një marrëveshje, ose ujdi, ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovë
Lexo më shumë
Në fakt, po flasim për një projekt, për të cilin tashmë është kryer studimi i fizibilitetit dhe këtë e kemi të qartë të gjithë. Nëse nuk ka një bashkëpunim, natyrisht nuk ka një marrëveshje, ose ujdi, ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, cila është alternativa që e ka Qeveria? Sepse, ju pafundësisht, zoti kryeministër, po thoni se jeni në diskutime me ekspertë, por asgjë konkrete nuk ka në këtë drejtim. A do të ketë qartësi dhe cila do të jetë qartësia juaj, nëse nuk janë alternativë SHBA-të, cili do të jetë orientimi i Kosovës lidhur me këtë çështje? |
Albin Kurti | Po |
13/12/2021 | Ekonomi |
Faleminderit, z. Konjufca! E para, meqë nuk m’u dha e drejta e fjalës dhe kryeministri u largua, iku si përherë nga kjo sallë, unë do të them që sot u vërtetua kush ka qenë makineria manipuluese, sepse e saktësoi qartë 33 kryeministri me manipulime
Lexo më shumë
Faleminderit, z. Konjufca! E para, meqë nuk m’u dha e drejta e fjalës dhe kryeministri u largua, iku si përherë nga kjo sallë, unë do të them që sot u vërtetua kush ka qenë makineria manipuluese, sepse e saktësoi qartë 33 kryeministri me manipulimet që armata e udhëhequr prej tij i ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Kështu që, unë konsideroj që këto argumente nuk duhet assesi të vijnë me këtë manipulim që e bëri ai e që sot e lëshoi sallën pa e marrë përgjigjen nga unë. Të mos vij e të mos manipuloj, sepse po i ndërsen ata që i ka prapa që të veprojnë ashtu qysh kanë vepruar përherë. Pyetja ime është për z. Hekuran Murati. Zoti ministër, tash e sa vite punëtorët e administratës të larguar dhunshëm në vitet e ‘90-ta vazhdojnë që të përballen me mosnjohjen e punës dhe të marrin vetëm pensionin e pleqërisë. Unë kam pasur rast edhe në të kaluarën edhe tash që t’i takoj disa prej tyre dhe të marr po them përgjigjet ose kërkesat që ata i kanë për t’i adresuar në Parlament si shqetësim. Pyetja ime sot është: A ka ndonjë plan Qeveria e Kosovës që të bëjë procedimin e Ligjit për njohjen e përvojës së punës për punëtorët e administratës të larguar nga puna prej masave të dhunshme të Serbisë në vitet e ‘90-ta? Natyrisht që rregullimi i kësaj çështjeje është shumë i rëndësishëm për qindra punëtorë, të cilët janë të dëbuar dhunshëm dhe do të doja të di nëse Qeveria ka ndonjë plan për këtë problematikë? |
Hekuran Murati | Po |
20/01/2022 | Shëndetësi |
Në fakt prita që ministri do të qëndrojë këtu, për faktin që krahas problemeve me energjinë, natyrisht që edhe problemet me pandeminë janë shumë të theksuara. Vetëm dje i kemi pasur mbi dy mijë raste pozitive. Sidoqoftë, besoj se në seancat e tjera, mini
Lexo më shumë
Në fakt prita që ministri do të qëndrojë këtu, për faktin që krahas problemeve me energjinë, natyrisht që edhe problemet me pandeminë janë shumë të theksuara. Vetëm dje i kemi pasur mbi dy mijë raste pozitive. Sidoqoftë, besoj se në seancat e tjera, ministri i Shëndetësisë do të jetë këtu për të diskutuar. Unë po e parashtroj një pyetje, sepse nuk do të arrijë që ta pyes më ministrin. Fjala është për unifikimin e çmimit të barnave. Është një problem i kamotshëm i komunitetit farmaceutik. Në të kaluarën, ish-ministri Uran Ismaili ka nënshkruar një udhëzim administrativ përmes së cilit është rregulluar çmimi i barnave në nivel vendi. Natyrisht është mirëpritur prej komunitetit farmaceutik. Mirëpo ky udhëzim i njëjti ndërkohë është shfuqizuar.Unë doja ta pyesja ministrin nëse Ministria e Shëndetësisë ka ndonjë plan që të ketë në fuqi një udhëzim të tillë administrativ, sepse komuniteti farmaceutik ka shprehur brengën dhe shqetësimin se ka shumë humbje, jo vetëm të qytetarëve të cilët paguajnë barna të shtrenjta, por edhe humbje të vetë komunitetit, të cilët bien pre, për shkak të po e them, qasjes ilegale që në mungesë të këtij udhëzimi administrativ, disa kompani farmaceutik abuzojnë dhe kam dashur që sot ta diskutoj bashkë me ministrin. Sidoqoftë, shpresoj të marr përgjigje në seancat e radhës. Faleminderit! |
Rifat Latifi | Po |
16/02/2023 | Sociale |
Zoti kryeministër, e dini që të dhënat zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë të frikshme për sa i përket ikjes së qytetarëve, trendit të rëndë të valës së qytetarëve të cilët nga të gjitha profesionet po e lëshojnë Kosovën, mjekët, arsimta
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, e dini që të dhënat zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë të frikshme për sa i përket ikjes së qytetarëve, trendit të rëndë të valës së qytetarëve të cilët nga të gjitha profesionet po e lëshojnë Kosovën, mjekët, arsimtarët, profesionistët, profilet e rëndësishme. Të rinjtë dhe të rejat sot e shohin perspektivën e tyre jashtë shtetit të tyre. Çfarë po bën Qeveria e udhëhequr nga ju zoti Albin Kurti, për të parandaluar këtë dukuri? |
Albin Kurti | Po |
07/03/2024 | Financa |
A mund të na thoni cila është vlera e mjeteve të tërhequra, të shpenzuara nga kreditë dhe grantet e ratifikuara në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2022?
A mund të na thoni cila është vlera e mjeteve të tërhequra, të shpenzuara nga kreditë dhe grantet e ratifikuara në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2022? |
Hekuran Murati | Jo |