Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
02/08/2021 | Infrastrukturë |
I nderuar ministër, Rruga nga Prishtina për Podujevë është ndër rrugët më të ngarkuara në vend. Mijëra vetura e bëjnë këtë rrugë çdo ditë dhe ky numër rritet gjatë sezonës së verës, kur bashkatdhetarët tanë kalojnë nga pika kufitare në Merdar. Zgjerimi i
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Rruga nga Prishtina për Podujevë është ndër rrugët më të ngarkuara në vend. Mijëra vetura e bëjnë këtë rrugë çdo ditë dhe ky numër rritet gjatë sezonës së verës, kur bashkatdhetarët tanë kalojnë nga pika kufitare në Merdar. Zgjerimi i rrugës ka nisur para më shumë se gjashtë vjtetësh, por punimet janë zhvilluar ngadalë e pa mbështetje të nevojshme financiare. Përveç që punimet po zvarriten nga viti në vit, segmentet e para që kinse kanë përfunduar kanë probleme shumë serioze. Fshatra të caktuara nuk kanë mundësi të kyçjes në rrugë dhe kjo po u shkakton vetëm probleme në qarkullim. Problem serioz kanë edhe autobusët, për shkak se nuk ka vend, por stacione dhe shoferët detyrohen të ndalen në rrugë për të zbritur udhëtarët, duke e rrezikuar kështu direkt jetën e tyre. Rruga nuk ka shirit ndihmës, mungon sinjalizimi, mungon ndriçimi, mungojnë vendkalimet. Rruga është shndërruar në një katrahurë të vërtetë, sidomos për qytetarët që udhëtojnë për punë çdo ditë në këtë rrugë, sepse ballafaqohen me stresin dhe vonesat që u shkaktohen nga punimet që nuk u përfunduan kurrë. Gjithashtu, atyre u shkaktohen edhe shumë shpenzime nga dëmet që po u bëhen automjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë. Këtë rrugë e keni obligim ta përfundoni edhe për mijëra bashkatdhetarë tanë nga mërgata, të cilët e bëjnë këtë rrugë për të ardhur në Kosovë dhe në vend të një shisheje ujë për ta, që ka bërë bashkpartiaku juaj, apo kryetari i Podujevës, është mirë t’i siguroni kushtet për rrugën e tyre. Apo, është kjo mirëseardhja që ua bëni? Nuk duhet që mërgatën ta shikojmë vetëm si votë. Pyetja ime, ministër, është: Cilat janë veprimet që do të ndërmerrni në këtë drejtim, që punimet në rrugën Podujevë - Prishtinë të përfundojnë sa më parë? Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
02/08/2021 | Infrastrukturë |
Çka do të bëni ju për shpronësimet dhe për sa kohë planifikoni që kjo rrugë të përfundojë në tërësi, sepse me dinamikën që po zhvillohen punimet kjo rrugë do të zgjasë edhe dhjetë vjet dhe nuk do të ndërtohet. Faleminderit!
Çka do të bëni ju për shpronësimet dhe për sa kohë planifikoni që kjo rrugë të përfundojë në tërësi, sepse me dinamikën që po zhvillohen punimet kjo rrugë do të zgjasë edhe dhjetë vjet dhe nuk do të ndërtohet. Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
02/08/2021 | Infrastrukturë |
Banorët e Podujevës ballafaqohen çdo ditë me mungesë të ujit të pijes. Ujin po e sigurojnë nga burime natyrore, puse që i hapin vetë, ose duke e blerë atë. Madje, në shumë pjesë të Podujevës banorët janë detyruar edhe të bartin ujë prej largësisë. Shumë
Lexo më shumë
Banorët e Podujevës ballafaqohen çdo ditë me mungesë të ujit të pijes. Ujin po e sigurojnë nga burime natyrore, puse që i hapin vetë, ose duke e blerë atë. Madje, në shumë pjesë të Podujevës banorët janë detyruar edhe të bartin ujë prej largësisë. Shumë fshatra nuk e kanë fare rrjetin e ujësjellësit, e në shumë të tjera nuk kemi ujësjellës funksional dhe arsyet nuk i dimë. Rreth 30% e fshatrave dhe lagjeve furnizohen me ujë nga puset apo sistemet e vogla lokale, të cilat nuk menaxhohen nga ujësjellësi, përfshirë këtu edhe një numër të madh i institucioneve arsimore. Javët e fundit temperaturat e larta e kanë rritur mungesën e ujit dhe ky paraqet problem shumë të madh për të gjithë llapjanët, sidomos për banorët e qytetit, të cilët nuk mund të bëjnë zgjidhje alternative. Ata detyrohen të bartin ujë, thuajse jetojnë në Mesjetë. Pyetja ime, zoti ministër, është: Cilat janë veprimet konkrete që do të ndërmerrni për të siguruar qëndrueshmëri në furnizim me ujë për banorët e Podujevës. A keni plan konkret në këtë drejtim që në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ujësjellësin të gjeni një zgjidhje sa më shpejt? Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
30/06/2022 | Komunikacion |
Pyetja ime ka të bëjë me mbylljen e Terminalit Doganor në Podujevë dhe diskriminimin e vazhdueshëm që po i bëhet prej kësaj Qeveria asaj treve. Partia juaj udhëheq jo vetëm në nivel qendror, po edhe nivel lokal atje dhe besimi i madh që ju kanë dhënë qyt
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me mbylljen e Terminalit Doganor në Podujevë dhe diskriminimin e vazhdueshëm që po i bëhet prej kësaj Qeveria asaj treve. Partia juaj udhëheq jo vetëm në nivel qendror, po edhe nivel lokal atje dhe besimi i madh që ju kanë dhënë qytetarët e Llapit po shihet se si është përkthyer, ky qenka ndryshimi që u keni premtuar atyre qytetarëve, kjo qenka dita që ata e kanë pritur. Megjithatë, ato qindra biznese që sot detyrohen t’ia mësyjnë Prishtinës për t’i kryer procedurat e doganimit, edhe ata 60 punëtorë që kanë mbetur pa punë sot, rrugëve, kanë nevojë për një zgjidhje dhe kanë nevojë për një përgjigje konkrete prej ministrit. Prandaj, pyetjen time do ta lë në një nga seancat e ardhshme kur ministri të jetë prezent. Faleminderit. |
Liburn Aliu | Po |
14/07/2022 | Financa |
I nderuar ministër, Me një vendim të datës 17 qershor 2022, Qeveria e Kosovës ka vendosur të mbyllë Terminalin Doganor në Podujevë. Mbyllja e këtij terminali në njërën nga pikat kufitare më të rëndësishme 28 për bizneset anembanë Kosovës, e sidomos ato q
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Me një vendim të datës 17 qershor 2022, Qeveria e Kosovës ka vendosur të mbyllë Terminalin Doganor në Podujevë. Mbyllja e këtij terminali në njërën nga pikat kufitare më të rëndësishme 28 për bizneset anembanë Kosovës, e sidomos ato që operojnë në territorin e Llapit, ka shkaktuar probleme të mëdha në afarizmin e tyre. 60 punëtorë të këtij terminali sot kanë mbetur rrugëve, e qindra biznese sot detyrohet të drejtohen në Prishtinë për të kryer procedurat e doganimit. Kjo jo vetë që ka kosto më të lartë për ta, por edhe humbje kohe. Pyetja ime, zoti ministër, është pse është mbyllur ky terminal dhe kur do të hapet përsëri? Pse kjo mbyllje është bërë pa garantuar zgjidhje për bizneset llapjanë dhe mbarë operatorët ekonomikë që mallrat e tyre i qarkullojnë përmes pikës kufitare në Merdar? Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
16/02/2023 | Ekonomi |
Pasi qendra ICK varet nga donatorët për qëndrueshmërinë e saj, edhe pse krijon vende pune, krijon biznese e ofron trajnime të shumta dhe i përgatit të rinjtë e Kosovës për tregun global të punës dhe ata po na bëjnë krenarë çdo ditë me arritjet e tyre nëp
Lexo më shumë
Pasi qendra ICK varet nga donatorët për qëndrueshmërinë e saj, edhe pse krijon vende pune, krijon biznese e ofron trajnime të shumta dhe i përgatit të rinjtë e Kosovës për tregun global të punës dhe ata po na bëjnë krenarë çdo ditë me arritjet e tyre nëpër botë, kur ju si Qeveri, përkatësisht ju si Ministri e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë do të ndihmoni financiarisht një institucion siç është ICKja? |
Rozeta Hajdari | Po |